Posts

Showing posts from November, 2013

Shtëpia e mallkuar në Bosnjë- Hercegovinë!

Image
Qyteti i vjetër Todorovo, në veriperëndim të Bosnjë e Hercegovinës është i njohur me “shtëpinë e vet të mallkuar”. Banorë e tij thonë se gjatë natës nga “shtëpia e mallkuar” dëgjohen zëra të frikshëm, krisma dhe klithje të tmerrshme. Afër kësaj shtëpie, gjoja, prishen pajisjet teknike, telefonat etj. Të gjitha dyert dhe dritaret e kësaj shtëpie janë të mbyllura me dërrasa Legjenda thotë se në atë vend gjenden varret. Në fund të shekullit 19 –të imamët myslimanë planifikuan që aty të ngrinin një shkollë. Hoxhallarët vendosën tendat, qëndruan disa net dhe pastaj përnjëherë e heshtas u larguan nga Todorovo përgjithmonë Shtëpia e parë në “themelet e mallkuara” është ndërtuar në fillimin e shekullit të shkuar. Ajo u shkatërrua gjatë Luftës së Parë Botërore e u dogj tërësisht gjat LDB-së, thotë 81 vjeçari Kadir Ibriçiq. Trollin e shtëpisë e kishte blerë Husein Bashiq Vëllai i Huseinit, Hasani vendosi të ndërtojë sërish edhe pse familja e kundërshtonte. Gjatë luftës

Expertise: Last Moments of Sokol Olldashi

Image
Nicoletta smith - Expertise fatal accident that claimed the life Sokol Olldashi Wednesday evening , has provided preliminary conclusions . Place of accident , Krraba returned yesterday to the attention of experts who queue for hours to get the signs are and the dynamics of the event . experts Sokol Olldashi , died from multiple injuries received in the head . This conclusion has been drawn from medical and legal experts . They have determined precisely due to the deadly clash head on the car windscreen , the moments that the vehicle has started to whirl roadside . Forensic information are put in the help of technical experts and investigators in the case , who worked at the site since the first time he was put on notice. Reliable reference data coming from prosecution , be warned that yesterday was made possible coordination of different expertise , although still not reached a final conclusion . Expertise scene With little data that are made available to inves

Humb jetën Sokol Olldashi

Image
Një aksident rrugor ka ndodhur sonte rreth orës 21:20, në aksin Elbasan Tiranë. Automjeti me të cilin po udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë të dy personat që ndodheshin në të janë plagosur plagosur rëndë. Mendohet se një nga të plagosurit është deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga informacionet e fundit, ende të pakonfirmuara, dyshohet se deputeti Olldashi ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si "Lapidari i Krrabës". Në vendngjarje ka mbërritur dhe ministri i Brendshëm ,Saimir Tahiri. Sipas policisë, ka dyshime të mëdha që ish-ministri i Transportit të ketë humbur jetën.

Sulltanesha Hurem ndërron pelena për 547 mijë euro

Image
7 November, 2013 No Comment ? Aktorja turke Meryem Uzerlie cila është bërë e njohur me rolin e Sulltaneshës Hurem, megjithëse shtatzënë për të xhiruar një reklamë për pelena mori saktësisht 547 mijë euro. Reklama është realizuar në Gjermani, ndërsa në të shfaqet aktorja duke mbajtur një vajzë në krahë dhe shprehet se është e lumtur pasi edhe ajo pritet të lind një vajzë. Ajo ka thënë se reklama ishte e dobishme për të, sepse ka mësuar për të ndërruar pelenat.

Blendi Nallbani: U martova i ri se më thonin: Merre o tatë, se ngele thatë

Image
TIRANE -  Blendi Nallbani është një nga ato personazhe që shpesh ekrani ia ndjen nevojën. Batutat e tij kënaqin këdo, dhe të gjithë ata që e njohin nga afër e dinin se në “Dancing With The Stars”, humori natyral që ka do e bënte edhe më të suksesshëm. E mbushur me batuta ishte dhe kjo bisedë për “Bluetooth”, ku ai rrëfen detaje nga jeta e tij dhe nga eksperiencat e shumta, që nisin me muzikën, vazhdojnë me sportin dhe lulëzojnë në politikë. Së fundmi, portieri Nallbani po merr pjesë në “Dancing With The Stars”, një format që më shumë sesa për vete, e dashuron për të tjerët. Me seriozitet na rrëfen se kënaqet shumë kur shikon që në Shqipëri bëhen spektakle që ua largojnë njerëzve mendjen nga “hallet”. Në fund po ju themi se kjo që do të lexoni është një intervistë mjaft interesante, por shumë më e bukur do të ishte nëse do të shkruhej ashtu siç “Tata” flet, si një ‘tirons i vjetër’. Si ishin ditët e para në “Dancing”? Si të dukeshin provat? Dy javët e para nuk shkova në p

Stresi në Lazarat, pozon mes stoqeve të hashashit! (foto)

Image
Muzika e tij është mjaft e preferuar nga adoleshëntët, dhe njihet për të folurën e tij pa doreza në publik. Arkimed Lushaj (Stresi), i cili ka patur mjaft sukses me klipet “Lambo” dhe “Love Story” nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë e tij për kanabisin. Mjafton të hedhësh një sy në profilin e tij në Instagram dhe e kupton fare mirë. Së fundi, ai duket se ka vizituar fshatin më të famshëm shqiptar, Lazaratin, aty ku kanabisi kultivohet masivisht. Në fotografitë që Stresi ka postuar në Instagram duken parcelat me kanabis, si dhe stoqet e mëdha në një dhomë ku droga është në përpunim e sipër, për të dalë më pas në treg. Së shpejti, Stresi pritet të vijë me një këngë, një bashkëpunim me Fjolla Morinën që mban titullin, “Tym, Tym”

Rihanna dorëlëshuar në një klub striptizmi

Image
S’është hera e parë që Rihanna dhe rreperi Drake vizitojnë një klub striptizmi…dhe kjo me siguri s’do të jetë hera e fundit. Revista gossip Radar në versionin online të saj shkruan se të dy këngëtarët janë fotografuar së bashku në një lokal striptizmi të mërkurën…klientë dorëlëshuar. Sipas kësaj faqeje, cifti i këngëtarëve ka shpenzuar afërsisht 97 mijë dollarë “dorovitje” për striptistët, ndërkohë që revista E! e redukton këtë shifër në 17 mijë dollarë. Kërcimtarja, Jhonny Blaze, e cila pretendon se kërceu për më shumë se 3 orë për Rihanna-n dhe Drake, thotë se “ata dukeshin më shumë se një çift i këndshëm”. Ajo madje pretendon se në pushimin e këngëve ka biseduar me Rihanna-n mbi modelin e njëjtë të prerjes së flokëve, ndërsa Drake “ishte i zënë duke hedhur para”. Striptistja thotë se ishte kërkuar nga Rihanna në një nga dhomat private të striptizmit ku sapo kishte hyrë, këngëtarja e kishte pritur me një tufë parash dh

Lady Gaga kopjon Miley Cyrus

Image
Ishte këngëtarja që shokonte më tepër publikun me veshjet e saj, por Lady Gaga tashmë ka një kundërshtare të denjë dhe bëhet fjalë për 21-vjeçaren Miley Cyrus, aktualisht femra më e përfolur e “showbiz”-it. Për këtë arsye, Lady Gaga ka vendosur të mos qëndrojë pas të resë dhe ka bërë një xhiro në rrugët e Nju Jorkut me të brendshme dhe me dy bishtaleca në kokë.

Kim Kardashian një nënë e pagjume

Image
Të gjithë nënat e dinë se sa netë pa gjumë të imponon një foshnje e porsalindur dhe ky është një rregull nga i cili as VIP-at nuk mund të bëjnë përjashtim. Kim Kardashian, personazhi më i njohur i "reality-show" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u fotografua ditën e enjte me sytë e nxirë dhe të fryrë në dukje nga pagjumësia. 33-vjeçarja, një nënë e re, është duke provuar në kurrizin e saj vështësitë e rritjes së një fëmije, veçanërisht kur koha e lirë për të pushuar, me të gjithë axhendën e ngjeshur që ka është shumë e pakët.

Levine, në sfilatë për Prinslo apo prenë e radhës?

Image
Behati Prinsloo është modelja e radhës, në listën prestigjioze të këngëtarit Adam Levine. 24-vjeçarja dhe këngëtari i famshëm u fotografuan të premten ndërsa shëtisnin të qetë në Nju Jork, një ditë pas sfilatës së famshme të "Victoria's Secret". Lideri i grupit "Maroon 5" është bërë i famshëm në të shkuarën për lidhjen e pasura me supermodelet Nina Agdal apo Ana Vyalitsyna dhe si gjithmonë, ai ishte sërish në radhën e parë të të ftuarve në sfilatë, për të admiruar nga pranë hiret e 24-vjeçares me të cilën ndan shtratin gjatë së enjtes. E megjithatë, me kaq shumë precedentë në jetën e tij, Prinsloo duhet të dyshojë nëse i dashuri i saj erdhi në paradë vetëm për të admiruar atë apo edhe për të piketuar prenë e radhës.

Akuza për Robert Downey Jr.

Image
Terrence Howard dhe Robert Downey Jr. në filmin Iron Man Aktori i famshëm Robert Downey Jr. është akuzuar nga kolegu i tij Terrence Howard se ka qenë shkaktari kryesor që u përjashtua nga saga ‘Iron Man’. 44-vjeçari, i cili nga filmi i parë fitoi 4.5 milionë dollarë ndërsa nga i dyti do të merrte 8 milionë dollarë, tha: “Downey mori paratë që duhej të merrja unë dhe më përjashtoi nga filmi.” Kjo akuzë erdhi kur Howard u pyet nga publiku i një emisioni televiziv amerikan se pse nuk interpretoi sërish tek filmi ‘Iron Man’. “Do të them të vërtetën edhe pse e di që do futem në telashe për këtë. Na doli që personi të cilin e ndihmova për të fituar rolin kryesor, mori paratë që ishin për mua dhe më hoqi nga filmi i dytë”, tha Terrence Howard, i cili në filmin e parë të shfaqur në vitin 2008 ishte një nga aktorët më të paguar të kastit. “Kishim bërë një marrëveshje për tre filmat, por kur do të nisnin xhirimet e filmit të dytë, më morën në telefon

Lindsay Lohan provon të rikthehet

Image
Lindsay Lohan kërkon të rikthehet. Aktorja, modelja, këngëtarja e 1001 skandaleve provon të normalizojë jetën dhe karrierën e saj kinematografike me filmin e radhës, “The Canyons”. “Vajza e praptë e Hollywood-it”, sic shumë e thërrasin tashmë prej vitesh, thotë se nuk ka qenë asnjëherë synimi i saj që të vendoset në qendër të mediave me skandalet e njëpasnjëshme. “Më kapën me kokainë në moshën 20-vjeçare dhe që prej asaj kohe mediat më përshkruajnë si një konsumatore e rregullt e kokainës, ndërkohë që në të vërtetë mund të ketë ndodhur 4 ose maksimumi 5 herë që unë kam provuar drogën”, thotë aktorja. 27-vjeçarja në një intervistë për "Daily Mail" rrëfen se po përpiqet në maksimum që të vendosë gjërat në vijë, madje për këtë po shmang edhe daljet e shpeshta para kamerave, dhe njëra nga këto ishte edhe zgjedhja për të mos marrë pjesë në premierën e filmit të saj të fundit në Venezia. “Zgjodha më mirë të qënd

Matt Damon, 3 milionë $ për 20 sekonda

Image
Matt Damon ka futur në xhep plot 3 milionë dollarë për një reklamë kafeje që zgjat vetëm 20 sekonda. E thënë ndryshe, aktori i famshëm hollivudian ka fituar 150 mijë dollarë për sekondë nga reklama ku shfaqet edhe George Clooney. Damon dhe Clooney do të shfaqen sërish bashkë për publikun në filmin ‘The Monuments Men’, që do të shfaqet për herë të parë në shkurt të vitit 2014.

Lawrence mahnit në Paris

Image
Pasi “la për të dëshiruar” me veshjet e saj në daljet e fundit në tapetin e kuq, Jennifer Lawrence u sigurua që gjatë premierës së filmit të saj të fundit “The Hunger Games” në Paris, të ishte në qendër të vëmendjes. Me flokët e prerë shkurt, aktorja 23-vjeçare kishte zgjedhur një fustan të zi stil gotik të “Christian Dior”, duke treguar ndoshta më shumë nga ç'jemi mëuar të shohim prej saj, gjatë kalimit në tapetin e kuq në premierën franceze të filmit. Në këtë event, protagonistja e filmit shoqërohej nga bashkë-aktorët e tjerë të filmit si Josh Hutcherson, Liam Hemsworth dhe Elizabeth Banks.  

Edhe Miranda Kerr ka nevojë për fotoshop( foto)

Image
Miranda Kerr mori një mësim me vlerë së fundmi; të mos besojë gjithcka që sheh në internet….dhe të njëjtin leksion morën edhe 2.6 milion fansat në rrjetin social Instagram. Gjithcka ndodhi kur syri i mprehtë i fansave zbuloi se një foto e hedhur prej saj, e shkrepur pas një sfilate të “Victoria’s Secret” në Australi një vit më parë ishte modifikuar. Në foton origjinale modelja shfaqet më e trashë në bel, ndërsa në versionin e hedhur në Instagram, duke qartë që është vënë dorë mbi foton, duke holluar belin. Pas shumë pyetjeve të ngritura nga fansat dhe shumë kritikave të marrë prej tyre, Kerr pranoi që fotoja është përpunuar në fotoshop, por mohoi të kishte dijeni për këtë deri në momentin kur vetë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram e zbuluan. “As që e kisha idenë që kjo foto ishte përpunuar në fotoshop”, shkruajti ajo. Fotoja është shkrepur në prapaskenat e njërës prej sfilatave të “Vic

Te rinjte perzene Lulzim Bashen Dhe Sali Berishen IK ik IK

How Couples Makeout, LOVE Picture Quotes

Image

Holmes, ylli i Hollivudit të viteve 1930-40

Image
Katie Holmes është një yll kinemaje për veten e saj, por një fushatë e re mode e shndërroi në një nga ikonat klasike të Hollivudit të viteve 1930-40. Aktorja pozoi për linjën e Bobbi Brown me një tualet dhe stil të ngjashëm të dy Katherine Hepburn e Rita Hayworth, dy aktoreve më të famshme të atyre viteve. Mbresëlënëse si gjithmonë, 34-vjeçarja shfaqi një elegancë dhe freski për t'u admiruar, mbi të gjitha duke pasur parasysh mundimin e të qënit një nënë e vetme e 6-vjeçares Suri, frytit të martesës së mbyllur me aktorin Tom Cruise.

Bieber e përzënë nga hoteli

Image
Justin Bieber përfundoi i përzënë nga një hotel në të cilin po qëndronte në Buenos Aires, pasi qëndrimi i tij i krijoi probleme të shumta të tjerëve që pushonin në këtë hotel. Në përfundim të turit të tij në Brazil, ku 19-vjeçari u pa duke dalë natën nga një shtëpi publike, Bieber udhëtoi për në Argjentinë, ku sapo u mësua emri i hotelit që do të qëndronte, një turmë prej qindra personash u mblodh përpara godinës duke kërkuar Justin. Nga kati i fundit i hotelit, Bieber doli për të përshëndetur fansat dhe në një përpjekje për t’i kënaqur ata në dy të natës, i këndoi një këngë me megafon. Sipas “TMZ”, revistës së specializuar rozë, pas trazirave që shkaktoi me prezencën e tij, hotel “Faena” vendosi që t’i kërkonte të largohej nga ambientet e tij, duke shtrënguar këngëtarin që në fshehtësi, së bashku me 25 anëtarët e stafit që e shoqëronin të gjente një vendstrehim tjetër për atë natë.

Reese ul çmimin e shtëpisë me 4 milionë $

Image
Reese Witherspoon uli me katër milionë dollarë pretendimet e saj, deri në shitjen e supervilës që zotëronte në Ojai, Kaliforni. Aktorja 37-vjeçare vendosi çmimin e 10 milionë dollarëve për këtë pronësi, e cila shtrihet në një truall të gjerë, ku në mes qëndron një vilë dykatëshe e punuar me gurë të latuar në mënyrë artizanale, rrethuar nga një pishinë e një oborr me gjelbërim. Vila, një orë me makinë nga Los Anxhelosi, në përfundim u shit për vetëm 5,9 milionë dollarë, pasi çmimi u ul në mënyrë të vazhdueshme deri në paraqitjen e një oferte. Pavarësisht këtij reduktimi drastik të çmimit, Witherspoon ka fituar gjithsesi 100 mijë dollarë, pasi e bleu vilën për 5,8 milionë në vitin 2008. Kjo banesë u bë e njohur për martesën private që mbajti Reese me bashkëshortin e saj Jim Toth në të gjatë 2011-s. Një vit më vonë, në të njëjtën vilë, Reese priti aktorin Robert Pattinson, duke i qëndruar pranë në ditët e par

“Ujku” i Wall Street: Jam një tjetër njeri

Image
Në moshë të re, Jordan Belfort ishte një mashtrues i tmerrshëm, që arriti fitime marramendëse në bursën e Wall Street, përmes një skeme pastrimi parash që vinin nga droga, prostitucioni dhe krime të tjera. Bëhet fjalë për një histori që ka frymëzuar regjisorin Martin Scorsese, i cili do ta sjellë atë së shpejti në kinema nën interpretimin e Leonaro De Caprio, natyrisht në rolin e protagonistit. Sot Belfort është një këshilltar financiar dhe thotë se nuk do të thoshte kurrë një gënjeshtër dhe që nuk e vret mendjen për zërat se po shmang një detyrim prej 110 milionë dollarësh, duke fshehur fitimet e tij prapa marrëveshjeve për librin dhe filmin mbi jetën e tij. “Është shumë e çuditshme të akuzohesh për diçka që nuk do ta kisha bërë në miliona vjet. Mendja nuk më punon për gjëra të tilla”, ka thënë 51-vjeçari Belfort. Në fillim të tetorit, prokurorët i kërkuan gjykatës federale në Brooklyn që të shpallte Belfort fajtor

Fotoja e parë e “Pele’”

Image
Është publikuar në internet fotoja e parë e “Pele’”, filmi i vëllezërve Michael dhe Jeff Zimbalist, që tregon adoleshencën dhe afirmimin e yllit më të madh të futbollit të të gjitha kohërave. Filmi do të tregojë karrierën e Edson Arantes do Nascimento, që do të kulmojë me suksesin e Kupës së Botës së vitit 1958 në Suedi. “Më ka ndodhur shpesh të kem lidhje me kinemanë dhe kujtimet më të bukura janë ato të filmit “Arratisje për Fitore”, me një John Huston të shkëlqyer dhe një Sylvester Stallone shumë argëtues, por që s’e kishte haberin se çfarë ishte topi”, tregon ish-numri 6 i kombëtares braziliane. “Por është hera e parë që një aktor do paraqesë imazhin tim dhe do të shprehë ndjenjat e mia. Jam kurioz”, thotë ai. / Top Channel

Jennifer Lawrence kritikon Cyrus-in

Image
Të dyja janë vajza të reja në qendër të vëmendjes, por kanë një sjellje krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. Një ditë pasi Miley Cyrus shkaktoi sërish polemika me veshjen e saj në MTV Europe Awards , Jennifer Lawrence foli për neverinë që i shkakton kultura e të parit të femrave të reja si objekte seksi në industrinë e spektaklit. Aktorja 23-vjeçare, e cila të hënën ishte e pranishme në premierën e filmit ‘Hunger Games: Catching Fire’, tha se është bërë e zakonshme seksualizimi i femrës në “showbiz”. Kur u pyet nga BBC për shembullin që jep Miley Cyrus, fituesja e çmimit Oscar tha: “Seksi shet në këtë industri dhe për një arsye që nuk e kuptoj dhe që më neverit, seksualizimi i moshave të njoma shet edhe më shumë.” Lawrence nuk përmendi emrin e Cyrus, por shtoi: “Disa njerëz ndihen shumë mirë me këtë gjë. Unë personalisht mendohem mirë në pamjen që shfaq në filmat e mi pasi dua t’i jap shembull të mirë vajzave të reja që m

DJ shqiptar që u vlerësua në Kanada

Image
Viktor Kraja është DJ i parë shqiptar që mori pjesë në Kampionatin Botëror të DJ, kompeticion i zhvilluar këtë vit në Kanada.  “Ishin DJ nga 21 vende të Botës dhe emocion i jashtëzakonshëm ishte kur luajta himnin shqiptar në performancën time”, theksoi DJ Vicky. Në studion e “Pasdite në Top Channel” ai theksoi se është shumë i kënaqur me profesionin e tij: “Doja një jetë sa më kreative dhe larg stresit. Kërkesat për DJ janë të mëdha pasi jeta e natës është një biznes i fuqishëm dhe që nuk shteron. Punoj të premten dhe të shtunën. Jam i kënaqur me fitimet.” Por, zgjedhja e tij nuk është pritur mirë fillimisht nga familjarët: “Babai im është doktor dhe nuk donte që djali të bëhej DJ, por ja që ndodhi.” “Të jesh DJ duhet të njohësh muzikën, të dish si funksionojnë gjërat dhe të jesh psikolog. Duhe të dish çfarë duan njerëzit në momente të caktuara, t’i bësh të shpërthejnë…”