Posts

Showing posts from February, 2014

Banorët dalin për kafe

Image
 Banorët kanë inskenuar një lokal jashtë në oborr. Në tavolinë janë ulur Arditi, Violeta, Jona dhe Rigelsi. Eraldi është në rolin e pronarit, i cili herë pas here afrohet në tavolinë për t’i pyetur nëse kanë gjithçka që u duhet. Ata bisedojnë të ndarë në çifte, përgjithësisht duke u bërë komplimente vajzave se sa bukur duken. Vajzat ndihen të përkedhelura dhe kërkojnë për të pirë. Në rolin e kamerierit është Meridiani, i cili shfaqet me shumë vonesë për të marrë porosinë. Kjo vonesë e tij, u jep mundësinë atyre për ta komentuar dhe për të shkëmbyer batuta mes tyre. Meridiani, i cili ka hyrë në rol tashmë, merr porositë, duke i qëndruar stoik rolit që kishte marrë përsipër dhe largohet pavarësisht ngacmimeve që po i bënin Arditi dhe Rigelsi. Mbas kësaj, të dy djemtë mundohen të hyjnë në tema më serioze, por duket se vajzat nuk e pëlqejnë këtë gjë, duke vazhduar të qeshin. Djemeve nuk u ngelet gjë tjetër veçse ta kalojnë me të qeshur edhe ata, duke i bërë komplimenta të shpeshta. Më pas

Juliana: Arditi do të jetë i dashuri im jashtë

Image
 Juliana ka vendosur të ngacmojë Arditin në lidhje me Violetën, duke i drejtuar atij pyetje direkte në lidhje me marrëdhënien që ka krijuar aty brënda me të. Sipas saj, ajo mund të jetë duke luajtur dhe po e përdor atë. Arditi i përgjigjet se nuk i pëlqen të flasë për të tjerët në mungesë të tyrë dhe se është në gjëndje të kuptojë, nëse dikush po e përdor apo nëqoftëse një femër është e djallëzuar ose jo. Juliana e pyet nëse ai është i sigurtë për këtë, por Arditi duket se e ka idenë shumë të qartë në kokë. Ata zhvendosen në oborr, ku nisin të flasin për debatet që kanë ndodhur gjatë javës. Juliana i tregon për debatin që pati me Meridianin lidhur me Esidën, se si ajo i kishte dalë në mbrojtje asaj, por e kishte bërë këtë vetëm për faktin se edhe ajo është femër por jo se e ka shoqe. Arditi e ndërpret , duke i thënë se i është neveritur ajo si femër, kjo për shkakun se nuk ndan dot lojën nga realiteti. Ata vazhdojnë të flasin edhe për banorë të tjerë, mirëpo biseda ndërpritet kur Ardij

Vajzat e shqetësuara. Esida: Eraldi nuk më flet më

Image
 Tre “beqaret” e shtëpisë janë duke biseduar për shqetësimet e tyre. Një nga shqetësimet kryesore të Esidës është fakti se Eraldi nuk i flet më. Faktin që ai është tërhequr, përveçse është kthyer në një shqetësim për të, ajo e quan edhe një marrëdhënie të përfunduar. Shkak për këtë, është fakti se banorët mendojnë se ato janë të infiltruara për të ndarë çiftet brënda shtëpisë. Sipas tyre, kjo ka sjellë edhe debatet e shpeshta mes tyre dhe rrjedhimisht edhe ftohje të marrëdhënieve me pjesën tjetër të banorëve.

Ja si e feston Rihanna ditëlindjen

Image
Rihanna festoi ditëlindjen e saj të 26 në Aspen dhe nga fotot duket se është kënaqur jashtë mase.  Këngëtarja e famshme e nisi festën me tortë, biskota dhe shampanjë para se ta mbyllte me një teke marijuanë. Fotot e ditëlindjes Rihanna i postoi të gjitha në Instagram.

Christina Aguilera pret fëmijën e dytë

Image
Duket se Christina Aguilera po përgatit planet për një martesë dhe një fëmijë të dytë.  Një javë pasi këngëtari Matt Rutler dhe trajnerja e “The Voice”, zbuluan se ata ishin fejuar së bashku, raporte të ndryshme sugjerojnë se ata presin gjithashtu edhe fëmijën e parë të tyrin. Aguilera, 33 vjeç, dhe Rutler, 29 vjeç, janë lidhur prej vitit 2010, kur Aguilera u nda nga ish-bashkëshorti i saj, Jordan Bratman. Ylli i muzikës solli në jetë djalin e saj, tashmë 6-vjeçar, Max, në vitin 2008, nga martesa me ish-bashkëshortin Bratman. Ndonëse Aguilera duket se mezi priste ta bënte publik lajmin për fejesën e saj; ajo publikoi një foto me unazë në gisht, në Tëitter, më 14 Shkurt; ajo ende nuk ka pasur asnjë reagim ndaj raportimeve të shtatzanisë. Duket se dikush pranë superstarit ka folur prapa krahëve të saj. Revista “People” citon një burim të brendshëm, i cili njofton se Aguilera dhe Rutler janë “tepër të dashuruar dhe shumë të lumtur për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm”.

Tërheqja e Andias, përjashon Ervinin nga BB7

Image
Arbana u komunikon banorëve vendimin e Vëllait të Madh. Në studio vjen zarfi i parë për këtë vit. Me të banorët informohen se fati banorëve që janë çift, varet drejtpërdrejt nga njëri-tjetri. Si rezultat i dorëheqjes së Andias, Vëllai i Madh ka vendosur që edhe Ervini të përjashtohet nga loja dhe në shtëpi është një çift më pak. Ndërkohë Ervini ndodhet në studio, por nuk është në dijeni të fatit të tij. Ai komenton vendimin e Andias duke thënë “do ta mirëkuptoja, por do të dëshiroja që vendimin ta kishte konsultuar me mua meqënëse ishim në çift bashkë”. Arbana i bën me dije edhe atij, vendimin e Vëllait të Madh. Duke shprehur keqardhjen e saj ajo i thotë “ më vjen keq, por Big Brother ka vendosur që t’i të përjashtohesh automatikisht nga loja, sepse fati jot varej drejtpërdrejt nga vendimi i Andias”. Edhe pse i mërzitur, pasi ishte hera e katërt që aplikonte për t’u bërë pjesë e BB, Ervini thotë “do ta mirëkuptoja”. Opinionisti e vlerëson shumë duke i thënë “kjo që

Rigelsi: “Do të falem edhe në Big Brother”; Esida: “Jam në merak për prindërit”

Image
Të ndarë në grupe, banorët bisedojnë me njëri-tjetrin duke hapur tema diskutimi nga më të ndryshmet. Ajo që duket se i ka bërë përshtypje të gjithëve është predikimi i fesë myslimane nga Rigelsi. Ata e pyesin se si mund t’i predikojë ai ritet e fesë së tij brenda ambienteve të shtëpisë. Rigelsi sqaron se kjo është diçka shumë e rëndësishme për të dhe se do të falet edhe brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother. Më pas Rigelsi tregon për veten dhe për faktin që është martuar në moshë shumë te re. Ai thotë se ka tre vjet pa e parë të birin. Ai tregon se ka qenë i martuar për një periudhë prej katër vitesh e gjysmë. Ndërsa Esida tregon se nuk i ka vënë në dijeni familjarët për hyrjen e saj në Big Brother. Ajo thotë se e ka pasur ëndërr hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme në shtëpi dhe se pengesa e vetme ka qenë familja, pasi nuk e di se si do ta përjetojnë këtë fakt. Ajo hapet me banorët e tjerë dhe thotë se është shumë në merak nga ky fakt dhe nuk e di se si po ndih

“Fantazma në shtëpi”;- Prova e parë javore

Image
Vëllai i Madh ka vendosur që provën e parë javore ta fusë në shtëpi që ditën e parë të qëndrimi të banorëve. Kështu Valeri dhe Nevila janë çifti përzgjedhur për t’u lexuar banorëve zarfin e provës së parë javore. Këtë javë prova ka të bëjë me një “fantazmë” që qarkullon nëpër shtëpi në çdo kohë. Ajo mund të futet në çdo kohë në shtëpi dhe të lërë një objekt në mes të shtëpisë. Banorët nuk duhet që ta lejojnë që kjo të ndodhë, duke e ruajtur “Fantazmën” ditën edhe natën, pasi ajo do të vijë me paralajmërim. Nëse do të vërejnë zhurmë të pazakontë, banorët duhet të dalin në oborr, ku ndodhet një çangë dhe duhet t’i bien çangës pasi kjo do të largojë fantazmë për dy orë. Prova do të vazhdojë edhe gjatë natës, ku banorët do të bëjnë roje nëpër shtëpi, të ndarë sipas çifteve përkatëse. Prova duhet të zbatohet me seriozitet nga të gjithë sepse prej saj do të varet drejtpërdrejt buxheti i javës së ardhshme. Në rast se humbasin, ushqimi do t’u përgjysmohet si dhe do të vuajnë mun