Posts

Showing posts from October, 2013

1258, kur vera nuk erdhi kurrë

Image
Nga dokumentet dhe dëshmitë e kohës, viti 1258 përshkruhet nga historianët si viti “ku stina e verës nuk erdhi kurrë”. I ftohti dhe reshjet e shumta të shiut në atë vit shkatërruan të mbjellat në gjithë Europën duke shkaktuar vdekjen nga uria të mijëra personave në mbarë “Kontinentin e Vjetër”. Mjafton të përmenden dokumentet që mbërrijnë nga Londra, ku thuhet se një e treta e popullsisë ndërrroi jetë brenda pak muajve. Që prej shekullit të 18-të, studiuesit janë mundur të kuptojnë shkakun “e vitit pa stinën e verës”. Me kalimin e viteve dhe me thellimin e njohurive u zbulua se shkak për këtë ishte shpërthimi i një vullkani, sipas tyre më i fuqishmi në 7 mijë vitet e fundit në Tokë. Dyshimet binin mbi vullkanin “El Chichon” në Meksikë, mbi “Quilotoa” në Ekuador, mbi “Okataina” në Zelandën e Re. Por deri më tani askush nuk ishte në gjendje të drejtonte gishtin me siguri mbi njërin prej tyre…deri më tani. Një grup studiu

Madonna, 18 vjeçe dhe nudo

Image
Në 1977, Madona ishte vetëm 18 vjeçe dhe studionte në Universitetin e Michigan. Për të rënë në sy, pozoi nudo, për vetëm 10 dollarë në orë, për fotografin Herman Kulkens, i cili e përjetësoi ashtu siç e ka bërë nëna. Imazhet u blenë nga themeluesi i “Penthouse”, Bob Guccione, i cili ndërroi jetë në vitin 2010, ndërkohë që ishin publikuar në një revistë gjatë vitit 1987. Më pas, arriti t’i merrte në zotërim financieri Jeremy Frommer, i cili do t’i nxjerrë në ankand më 9 nëntor.

Hoteli me dhoma si flluska sapuni

Image
Në Francë gjendet një hotel krejt ndryshe nga të tjerët. Dhomat e tij ngjajnë me flluska sapuni të mëdha dhe këto “dhoma” janë në zemër të një pylli disa kilometra larg Marsejës. Hoteli Atrap’Rjves në komunën Allauch është posaçërisht për tipat aventurierë, të cilëve u pëlqen të kalojnë natën duke parë yjet. Një natë nëpër “flluska” kushton rreth 100 euro dhe në to gjendet edhe një teleskop. Që nga hapja e tij në vitin 2010, ky hotel i çuditshëm ka pasur shumë sukses. Pronarja Murielle Giovansili thotë: “Personat që vijnë këtu mbeten shumë të kënaqur nga eksperienca. Dhoma dyshe është jashtëzakonisht romantike.”

Doutzen: Ndihem fajtore për bukurinë time

Image
Supermodelja e "Victoria's Secret", Doutzen Kroes, pranoi për herë të parë se puna e saj mund të ketë efekte anësore tek vajzat e reja në vetbesimin e tyre. "Ndonjëherë, ndihem në faj që kryej këtë profesion sepse e di që disa vajza i bën të ndihen të pasigurta për trupin e tyre", deklaroi 28-vjeçarja për "New York Post". Megjithatë, Doutzen ofroi një "ngushëllim" të vakët për të gjithë ata që shohin të mishëruar tek ajo linjat perfekte. "Fotot nuk reflektojnë atë që jam me të vërtetë. Unë nuk jam si në foto në jetën reale. Nëse do të më vendosnin pa shumë dritë dhe pa tualet, pa dyshim që do të dukesha ndryshe", tha supermodelja holandeze.

Swanapoel me reçipetat 10 milionë dollarë

Image
Candice Swanapoel do të jetë modelja që do të përqendrojë më shumë vëmendjen e publikut gjatë sfilatës madhështore të përvitshme që "Victoria's Secret" do të realizojë në 10 Dhjetor. Arsyeja është e thjeshtë, supermodeles afrikanojugore do t'i takojë nderi i të mbajturit të objektit më të kushtueshëm dhe të lakmuar të "Victoria's", reçipetat me vlerë 10 milionë dollarë. Megjithatë, ndërsa do të duhen ende disa javë deri në atë sfilatë madhështore, Swanapoel nuk ka fansat e saj të presin aq gjatë, ndërsa këtë të hënë u publikuan disa prej fotografive të realizuar në kushtet e studios duke mbajtur këto reçipeta.

Naomi Campbell kundër Victoria Beckham

Image
Naomi Campbell përvecse një supermodele prej vitesh në pasarelat më të famshme të globit, është shndërruar edhe në një prej aktivisteve më të zëshme në luftën kundër racizmit në industrinë e modës. Campbell këtë e tregoi edhe së fundmi kur telefonoi Victoria Beckham për t’i kërkuar llogari për mungesën e modeleve me ngjyrë në London Fashion Ëeek. Mes 30 modeleve të Victoria-s, vetëm njëra prej tyre ishte me ngjyrë. “I telefonova Victoria-s dhe fola me të për këtë. Nuk dua të drejtoj gishtin ndaj askujt. Mbase gjithcka ka qenë e pamenduar. Ajo është një stiliste, si gjithë të tjerët në këtë industri”, deklaroi Campbell. Nuk dihet përgjigjja e dhënë nga Victoria, por ajo që dihet është se nëse do të ketë një reflektim, ai do të vihet re që në sfilatën e radhës të modeleve të saj. Campbell dhe Beckham që prej 2008-ës janë të afërta me njëra-tjerën. Por jo gjithcka ka shkuar mirë mes tyre. Në vitin 2000 dy divat e b

Rihanna, pak plazh para koncertit

Image
Rihanna vendosi që para koncertit të saj në Izrael në kuadër të turit botëror “Diamonds” të bënte pak plazh në Detin e Vdekur. 25-vjeçarja është fotografuar e qeshur dhe shumë e lumtur në prag të performancës në Tel Aviv, ditën e dielë. Rihanna do të zhvillojë koncert në Porto Riko dhe vendlindjen e saj Barbados para se të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e ardhshëm për vazhdimin e turit botëror.

Tatuazh i ri për Selena Gomezin

Image
Selena Gomez tregoi një formë të shkëlqyer dhe një tatuazh të ri në trupin e saj, ndërsa u fotografua në një ditë relaksi në Florida. Aktorja dhe këngëtarja e famshme frekuentoi një resort pranë detit, duke shfrytëzuar rërën dhe pishnën e tij së bashku me disa nga mikeshat e saj. Njëkohësisht, në kofshën e saj të djathtë, Selena shfaqi një tatuazh të ri me gërma kursive, domethënia e të cilit nuk është shpjeguar ende nga Gomez.  

Bloom dhe Kerr rikthehen së bashku?!

Image
Orlando Bloom dhe Mirandak Kerr janë të vendosur të qëndrojnë miq pas ndarjes…ndoshta edhe pak më shumë. Aktori dhe modelja, që para pak ditësh zyrtarizuan “ndarjen miqësore” u fotografuan në rrugën e Nju Jorkut së bashku me djalin e tyre 2-vjeçar Flynn. Ish-bashkëshortët kanë shëtitur të lumtur krah njëri-tjetrit, ndërsa në një moment, në dalje të një restoranti ata edhe janë puthur. Të premten, Kerr u fotografua e vetme duke hyrë në banesën e saj në Nju Jork, për herë të parë që nga njoftimi i ndarjes, ndërsa pesë minuta më vonë iu bashkua Bloom, pas përfundimit të performancës së tij “Romeo and Juliet” në “Broadway”.

“Martesa më e keqe në Botë!”

Image
Dax Shephard ka thënë se martesa e tij me Kristen Bell ka qenë “më e keqja e bërë ndonjëherë” dhe ka kushtuar vetëm 142 dollarë. Dy aktorët u martuan më 17 tetor në një kishë të vogël të Los Angeles dhe Dax e përshkroi kështu këtë ceremoni: “Isha vetëm unë dhe Kristen në një kishë të vetmuar. Na sollën një tortë dhe kaq. Martesa më e keqe në Botë! Mendoj se jemi çifti i vetëm në planet që jemi martuar kështu.” Dax Shephard dhe Kristen Bell janë fejuar në vitin 2010 dhe kishin vendosur të shtynin martesën e tyre derisa në Kaliforni të legalizoheshin martesat gay, gjë që ndodhi në muajin qershor.

Lady Gaga: E di që nuk jam e bukur

Image
Lady Gaga ka pranuar në një intervistë për revistën ‘Glamour’ se nuk është e bukur, por nuk e ka fare problem këtë gjë. “Nuk jam një femër e bukur, por gjithmonë e kam ditur këtë gjë dhe e kam pranuar pa problem. Nuk jam supermodele, unë bëj muzikë dhe pamja e jashtme nuk më pengon në punën time”, u shpreh Lady Gaga. “Dua që edhe fansat e mi të ndihen si unë”, shtoi këngëtarja, e cila më 11 nëntor do të nderohet nga revista ‘Glamour’ me çmimin Femra e Vitit.

“Jennifer Lawrence ishte e mrekullueshme”

Image
Më shumë se 50 aktore kanë bërë audicion për të fituar rolin e protegonistes kryesore në filmin ‘The Hunger Games’, por Jennifer Lawrence nuk la asnjë shans për konkurrencën sipas producentes Nina Jacobson. “Kishim shumë aktore të mrekullueshme në audicione, por kur u shfaq Jennifer, i harruam fare të tjerat. Aty mbaroi gjithçka, e patëm të lehtë të zgjidhnim”, thotë Jacobson për revistën ‘Variety’. Gary Ross, regjisori i filmit të parë, është i të njëjtit mendim: “U habita me talentin e Jennifer Lawrence. Tregoi intensitet dhe na dha emocion. Menjëherë thashë me vete që gjeta aktoren e duhur për filmin.” Në muajin nëntor do të shfaqet në kinematë botërore filmi i dytë i sagës (The Hunger Games: Catching Fire). Filmat ‘The Hunger Games’ bazohen në serinë e librave nga Suzanne Collins dhe tregojnë historinë e Katniss Everdeen (Jennifer Lawrence), e cila përzgjidhet për një event të përvitshëm, ku vajza dhe djem të moshës 12

Në pishinë me Rihanna

Image
R ihanna ka postuar një tjetër seri fotosh me bikini në Instagram . Këngëtarja 25-vjeçare ndodhet aktualisht në Republikën Dominikane për turin e saj botëror dhe nuk harroi që të përshëndeste fansat me foto të “nxehta” në pishinë. Fotot janë bërë nga asistentja e saj, Jennifer Rosales. Destinacioni i radhës i Rihanna do të jetë Porto Riko, ndërsa turin botëror do të mbyllë më 15 nëntor.