“Martesa më e keqe në Botë!”

Dy aktorët u martuan më 17 tetor në një kishë të vogël të Los Angeles dhe Dax e përshkroi kështu këtë ceremoni: “Isha vetëm unë dhe Kristen në një kishë të vetmuar. Na sollën një tortë dhe kaq. Martesa më e keqe në Botë! Mendoj se jemi çifti i vetëm në planet që jemi martuar kështu.”
Dax Shephard dhe Kristen Bell janë fejuar në vitin 2010 dhe kishin vendosur të shtynin martesën e tyre derisa në Kaliforni të legalizoheshin martesat gay, gjë që ndodhi në muajin qershor.
Comments
Post a Comment