Posts

Showing posts from August, 2013

Kanceri, studimet në një moment historik

Image
Shkencëtarët kanë raportuar një moment historik në kërkimet për kancerin, pasi renditën 21 mutacione të mëdha, që fshihen pas pjesës më të madhe të tumoreve. Ndryshimet shkatërruese të kodit gjenetik përllogariten në 97% të 30 kancereve më të zakonshme.   Gjetja e asaj se çfarë i shkakton këto mutacione mund të çojë në trajtime të tjera ndaj kancerit. Disa prej tyre, siç është duhanpirja, janë të njohura, por më shumë se gjysma e tyre përbën ende një mister. Kompania britanike “Cancer Research UK” njoftoi se ky studim ishte interesant dhe i rëndësishëm. Një tumor fillon kur një nga blloqet ndërtuese të organeve, një qelizë çakordohet. Me kalimin e viteve të jetës, qelizat pësojnë një rrjet mutacionesh, që mund t’i transformojnë ato në tumore vdekjeprurëse, që rriten në mënyrë të pakontrolluara. Ekipi ndërkombëtar i kërkuesve po studionte shkaqet e këtyre mutacioneve, si pjesë e një analizave më të gjera të gjenomeve të kancerit. Një prej tyre, më i njohuri, siç është dëmtimi ultra-vi

“Samsung”-u paditet për skllavëri

Image
Prokuroria braziliane ka nisur një hetim ndaj gjigantëve elektronikë koreanojugorë të “Samsung”-ut, mbi dyshimet se nuk ka respektuar detyrimet e parashikuara me ligj dhe se ka shfrytëzuar punën skllavëruese, në një impiant të ndodhur në Amazonë.   Prokurorët kanë marrë në dorë çështjen pas ankesës së punëtorëve për shfrytëzimin e tyre në turne të gjata, pa pushim dhe me një pagë minimale. Sipas një të punësuari në filialin e qytetit Manaus, një punëtor paketon deri në 3 mijë telefona në ditë, një punë që ai e konsideroi sfilitëse. Në një deklaratë, “Samsung”-u theksoi se do të përgjigjet në mënyrë ligjore, sapo njoftimi për paditjen t’i mbërrijë zyrtarisht. Kompania shumëkombëshe ka një prej linjave më të mëdha të bashkimit të pjesëve në Brazil, me një forcë të përgjithshme pune prej 6 mijë punëtorësh

Edhe Korea e Veriut ka smartphone-in e saj

Image
Edhe koreanët duan telefonin inteligjent. Nuk po flasim për Jugun, atdheun e kolosëve të teknologjisë si “Samsung” apo “LG”, por për Veriun.   Vendi komunist është aq i mbyllur saqë nuk ka një shërbim privat për telefoninë e lëvizshme dhe që prapashtesa “.kp” shfaqet vetëm për pak site, të gjithë që u drejtohen të huajve. Por tani duket se regjimi i Penianit ka ndërmend të ndryshojë.   Agjencia qeveritare e shtypit, “KCNA”, ka informuar mbarë botën se lideri Kim Jong-Un ka vizituar një fabrikë të quajtur “May 11” në Penian për t’u njohur posaçërisht për t’u njohur me “Arirang”, ose smartphone-i i parë koreano-verior.   Ende nuk dihen detajet e këtij aparati, fryt i një “entuziazmi politik”, përveç se do të ketë aplikacione në stil korean, që ofrojnë leverdinë më të mirë për abonentët, duke garantuar në të njëjtën kohë sigurinë maksimale.    

Arabia Saudite do të mbesë superfuqia energjetike

Image
Nëse lexon gazetat këto kohë, mund të mendosh se bumi i shumëpërfolur i prodhimit të energjisë në SHBA është aq i fortë sa do ta bëjë Arabinë Saudite dhe pjesën tjetër të kartelit OPEC të parëndësishëm.   Parashikimet e kohëve të fundit të kryera nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, (IEA), thonë se Shtetet e Bashkuara do ta kapërcejnë Arabinë Saudite si prodhuesi kryesor i naftës bruto nga viti 2020, një zhvillim që do të vërë në pikëpyetje rolin e mbretërisë si ofrues strategjik botëror i energjisë. Por këto parashikime janë bazuar, së paku pjesërisht, në zbulimin e shpejtë dhe zhvillimin e burimeve jokonvencionale hidrokarbure në Shtetet e Bashkuara. Këto zbulime janë shumë larg të qenët të sigurt. Në të vërtetë, ato janë nën varësinë e shumë faktorëve që mund të shfaqen me kalimin e kohës dhe është shumë e vështirë të parashikosh me bindje fundin e Arabisë Saudite si superfuqi energjetike. Në të shkuarën, një debat mbi “pikun e naftës” parashikoi në mënyrë të gabuar se prodhimi

Hollivudi, marrëveshje me Kinën

Image
Iron Man, ne versionin e tij prodhuar per Kinen Studiot e prodhimit të filmave në Hollivud lajmëruan se kanë arritur një marrëveshje me autoritetet kineze, mbi disa pagesa të pashlyera për të drejtën e autorit të disa prej prodhimeve më të suksesshme të kinematografisë amerikane.   Pagesat u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një taksë prej 2% të totalit tëtë ardhurave. Sipas disa raportimeve, besohet se kinematë kineze i detyrohen mbi 200 milionë dollarë kompanive të prodhimeve të filmave, para të cilat shteti ka dalë garant që t’i paguajë. Midis disa prej filmave më problematikë për pagesat ishte “Man of Steel” dhe “Skyfall”. Mosmarrëveshja pati lindur pasi Grupi Kinez Audioviziv, një distributor shtetëror që kujdeset me shpërndarjen e të drejtave të filmave të huaj në vend,  vendosi një taksë shtesë, e cila do t’i zbritej fitimeve të shtëpive amerikane të filmave.

Stili ‘marinar’ i Alessandra Ambrosio

Image
Është një nga modelet më të preferuara në botën e modës, si për linjat e saj ashtu edhe për fytyrën tërheqëse.   Veshjet e firmave më prestigjoze në trupin e saj janë një garanci për suksesin e publicitetit. Por Alessandra Ambrosio tërheq edhe për diçka tjetër: thjeshtësinë!   Këtë herë ajo nuk u fotografua në ndonjë pasarelë, por në aeroportin e Los Anxhelesit, e veshur me një bulzë stil ‘marinar’, xhinse bojëqielli të ngushta dhe këpucë të sheshta.        

“Jackson luante me vdekjen prej 12 vitesh”

Image
Micheal Jackson, ne nje prej koncerteve te tij te fundit Varësia e Micheal Jackson ndaj medikamenteve të forta që shkaktuan vdekjen e tij zgjati të paktën 12 vjet, kohë gjatë të cilës ai e provokoi vazhdimisht vdekjen duke tejkaluar dozat e rekomanduara.   Kjo është ajo që ish-bashkëshortja e Micheal Jackson, Debbie Rowe, do të deklarojë përpara një jurie, sipas portalit amerikan “TMZ”, kur të dëshmojë më vonë gjatë ditës në një proces lidhur me vdekjen e Jackson. Gjatë procesit, i lidhur me dëmshpërblimin që i takon familjes nga sigurimet dhe përgjegjësinë e aktorëve të ndryshëm në vdekjen e mbretit të muzikës pop, Rowe do të tregojë se në dijeninë e saj, kontakti i parë i Jackson me një prej barnave që i shkaktuan eventualisht vdekjen ndodhi në vitin 1997. Atëherë, mjekët i dhanë Diprivan, një formë e qetësuesit Propofol, në dhomën e një hoteli në Mynih. Ky mjekim iu dha prej mjekëve për shkak të pagjumësisë dhe atë natë Micheal arriti të flinte tetë orë të plota. Megjithatë, pas

Çmenduritë e Lady Gaga

Image
Lady Gaga njihet për look-un e saj ekstravagant dhe provokues, por këtë herë duket se këngëtarja ka kaluar çdo limit.   E veshur me një fustan të hollë tërësisht transparent dhe me të brendshme “modeste”, ajo ka parakaluar në rrugët e Los Anxhelesit duke habitur kalimtarët.   Si zakonisht, edhe këtë herë ajo nuk u ka shpëtuar objektivave të paparacëve, por duket se Gaga, emri i vërtetë i të cilës është Stefania Germanota, nuk e ka pasur fare problem të fotografohej.         Muajin e kaluar, ajo habiti fansat e saj   duke pozuar tërësisht nudo   për një revistë amerikane, fotot e të cilës bënë xhiron e botës.

Bukuria natyrale e një “Charlie’s Angel”

Image
Në moshën 33-vjeçare, aktorja Minka Kelly tregoi arsyet se përse u fotua më parë gjatë vitit nga revista erotike “Esquire” si femra më tërheqëse e planetit.   Aktorja, protagoniste e serialit “Charlie’s Angel” (për të mos u ngatërruar me filmin me të njëjtin titull) shfaqi të gjithë hiret e saj me një forcë shpërthyese, ndërsa veshi një fustan të hapur nga pas në premierën e filmit të saj të fundit, “The Butler”. Kelly, tërheqja e vërtetë e mbrëmjes, parakaloi në tapetin e kuq së bashku me të dashurin e saj të ri, Chris Evans, përpara se të ndiqej nga personalitete si Oprah Winfrey, Forest Whitaker, Live Schreiber dhe James Marsden.                

kuksi fc- metalurg 2 -0 europa lige fito kuksi shpresa per kualifikim

Sex oral gjate nje ndeshje volejbolli (VIDEO)

Image
Sex oral gjate nje ndeshje volejbolli (VIDEO) Ky çift ka deshmuar se ata nuk kanë turp për asgjë dhe se seksi oral mund të bëhet edhe ne tribuna te mbushura me tifozë të cilët e shohin top ndeshje volejbolli. Vajza u soll si askush nuk gjindet rreth saj në stadium, varur kokën mes këmbëve të te dashurin te saj dhe filloi punes. Ne fillimi ishte pak e trembur, por pastaj ne menyre te perkryer e beri punen. Interesante, njerzit  rreth tyre nuk e verene atë që e bënin ky çifti i dashuruar

Alba: Nuk kam më bukurinë e dikurshme

Image
E vlerësuar unanimisht si një prej aktoreve më të pashme dhe tërheqëse të Hollivudit, Jessica Alba nuk ndan të njëjtin vlerësim mbi fizikun e saj.  32-vjeçarja, në një intervistë për revistën “Women’s Health”, pranoi: “Kam probleme me celulitin, me ruajtjen e linjave apo me dhjamin e barkut. Më duhet ta pranoj, nuk kam më trupin e një 14-vjeçareje”. Sipas Jessicas, e cila pavarësisht kritikave për veten u duk tepër tërheqëse në pushimet e saj të fundit me bashkëshortin Cash Warren në Karaibe, “është e rëndësishme që çdokush të ketë një vizion të përshtatshëm për veten sepse sa më joreal të jetë objektivi, aq më e vështirë është të jesh i lumtur”. Megjithatë, pavarësisht modestisë të theksuar të aktores, mbetet fakt se trupi i saj mbetet i shkëlqyer, duke pasur parasysh që është nënë e dy fëmijëve. J essica Alba, ne ceremoni ku ka qene prezente gjate 2013-s Jessica Alba dhe bashkeshorti Cash Warren ne pushimet e kesaj vere   Jessica Alba ne rinine e saj  

Duff, një nënë e rraskapitur

Image
Të jesh nënë e një të porsalinduri është një prej “profesioneve” më të vështira në botë.  Dhe ndonëse “VIP”-at kanë lehtësira të shumta në jetë, nuk ka asnjë tolerim për ta në këtë drejtim. E fotografuar të enjten në Los Anxhelos, Hilary Duff shfaqte qartë shenja të rraskapitjes totale, si rrjedhojë e përkujdesjes pas të birit 16-muajsh. Për fatin e mirë të aktores dhe këngëtares 25-vjeçare, bashkëshorti i saj, lojtari i hokeit në akull Mike Comrie, dukej në një formë shumë më të mirë dhe në gjendje më të përshtatshme për t’u përkujdesur pas të birit me emrin Luca.

Megan Fox pret një fëmijë të dytë

Image
Aktorja Megan Fox dhe bashkëshorti i saj, Brian Austin Green, janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë së bashku.  Çifti, i cili është aktualisht prind i një djali 10-muajsh, Noah, shprehu në një komunikatë “gëzimin e pakufishëm” për këtë lajm. Një përfaqësues i 27-vjeçares tha të premten për “New York Post”: “Mund të konfirmoj se Megan është duke pritur fëmijën e saj të dytë nga bashkëshorti Brian. Ata të dy janë tepër të lumtur për këtë shtesë që do t’i ndodhë familjes”. Historia e dashurisë së Fox, e konsideruar si një prej aktoreve më të pashme të Hollivudit dhe Brian, është një prej më të gjatave dhe të fortave në botën e “shoë-bizz”. Ata të dy u njohën në vitin 2004, në sheshin e xhirimit të “Hope & Faith”, kur Fox ishte 18 vjeç dhe Brian 30. Megan Fox dhe Brian Austin, i cili mban ne duar te birin, presin nje femije te dyte Historia e tyre u bë zyrtare në vitin 2006, kur nisën të frekuentoheshin në publik deri në 2009-n, kur pas një ndarje të shkurtër, çifti vendosi të r

Paris Hilton “rishfaqet” në Ibiza

Image
Paris Hilton ka qendruar me sukses larg jetës së natës dhe festave të shfrenuara për muaj me radhë tashmë.  Por trashëgimtarja e perandorisë “Hilton” ka dashur të rikthehet në qendër të vëmendjes, këtë herë nga Ibiza të Spanjës, aty ku ndodhet për disa ditë pushime. Vajza bjonde ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me të dashurin e saj, modin spanjoll River Viper, 22 vjeç. Në një intervistë për revistën “Chi”, Paris thotë se ka besim të plotë tek i dashuri i ri i saj. “Që në momentin e parë kam menduar se është burri më i bukur që kisha takuar ndonjëherë. Është i ndershëm dhe i ëmbël, më mbështet dhe kam besim tek ai”, thotë Hilton. Lidhur me rrallimin e daljeve, Paris tha se angazhimet me punën nuk i linin kohë për argëtimet personale. “Kur isha adoleshente dilja çdo natë, tani jam e impenjuar me punën dhe nuk kam kohë. Tani nëse shkoj në një festë e bëj sepse më paguajnë ose për të promovuar produktet e mia”, deklaron ajo. 

Beyonce, një fanse e Jay Z.

Image
E mësuar me një jetë në udhëtim, nga Turi në Tur, Beyonce zgjedh përsëri shfaqjet muzikore, për të kaluar kohën e saj të lirë.  Këtë herë, 32-vjeçarja u fotografua, dukshëm entuziaste, gjatë një shfaqje që dha bashkëshorti i saj, Jay Z., në një skenë të ngritur në Pasadena, Kaliforni. E ndërsa dueti i Jay Z. me Justin Timberlake rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm, midis 60 mijë të pranishmëve, Beyonce shijoi shfaqjen në shoqërinë e disa personave të tjerë të mirënjohur, si aktorja hollivudiane Jessica Alba.

Shayk zhvishet për Penelope Cruz

Image
E mësuar me reklamimin e veshjeve të disa prej firmave më të njohura të modës në botë, supermodelja Irina Shayk përdori trupin e saj për herë të parë për një fituese të Çmimeve Oscar.  E dashura e Cristiano Ronaldos, rusja e konsideruar si një prej femrave më të tërheqëse të planetit, është protagoniste në një spot të ri publicitar, për llogari të veshjeve intime të dizenjuara prej aktores Penelope Cruz dhe motrës së saj. Në këtë spot joshës, shkurtimisht paraqitet edhe vetë 39-vjeçarja, ashtu si e motra e saj shtatzanë që shfaqet më gjatë në spot, së bashku me bashkëshorin e Penelope, Javier Bardem. Nga spoti "pikant" i Penelope Cruz Nje model mashkull ne publicitet Skena te nxehta gjate spotit  Irina Shayk ne formen e saj me te mire, ne skenen kryesore  Nje modele (majtas) dhe Irina Shayk Penelope Cruz drejton xhirimet, ndersa i shpjegon rolin supermodeles ruse Penelope Cruz drejton xhirimet Monica Cruz, motra shtatzane e Penelope, ne shfaqje