Posts

Showing posts from July, 2013

Perry: Robertin e kam thjesht mik

Image
Katy Perry ka zbuluar se ka qenë e detyruar të sqarohet me Kristen Stewart pasi mediat rozë e kanë lidhur këngëtaren me aktorin Robert Pattinson, ish të dashurin e Stewart vetëm disa javë pas ndarjes së fundit të çiftit “Twilight”.  28-vjeçarja tha për versionin britanik të revistës ‘Elle’ se i ka thënë aktores se mes saj dhe Robert Pattinson ka thjesht miqësi. Perry është fotografuar në disa raste bashkë me Pattinson që pasi ky i fundit u nda nga Kristen Stewart në muajin maj. Kristen është ndjerë e tradhëtuar nga Katy dhe e ka marrë në telefon për t’i kërkuar shpjegime. “I thashë që kurrë nuk do bëja diçka të tillë. I sqarova se po i ofroja vetëm miqësinë time Robertit, por fatkeqësisht unë kam gjoks dhe njerëzit mendojnë shumë gjëra të pasakta”, shprehet Perry.

“Engjëlli” boksier

Image
Adriana Lima është një nga “engjëjt” e Victoria’s Secret të cilën jemi mësuar ta shohim gjithmonë në reklamat e të brendshmeve dhe format e saj të jashtëzakonshme fizike që e kanë bërë të famshme duket se janë rezultat i sportit të boksit.  Modelja braziliane është fotografuar në një palestër të Majemit duke grushtuar me trajnerin e saj dhe 31-vjeçarja duket seksi edhe pse pa tualet.Adriana ka lindur vajzën e saj Sienna në shtator të vitit 2012 dhe 8 javë pas lindjes iu kthye pasarelave në formë të shkëlqyer. “Zbulova se boksi është stërvitja më e mirë për trupin dhe mendjen. Boksi të jep format e duhura trupore”, ka deklaruar Adriana Lima.

Jolie, aktorja më e paguar në Hollivud

Image
Revista ‘Forbes’ ka zbuluar se Angelina Jolie është aktorja më e paguar në Hollivud. 38-vjeçarja ka përfituar 33 milionë dollarë nga qershori i vitit 2012 në qershor të vitit 2013, duke lënë pas në renditjen e ‘Forbes’ aktore të reja si Jennifer Lawrence dhe Kristen Stewart, të cilat kanë zënë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë.  Kjo arritje e Jolie është mbresëlënëse nëse do të marrim parasysh se filmi i saj i fundit është ‘The Tourist’ i vitit 2010. Bashkëshortja e Brad Pitt është përqendruar në karrierën si regjisore dhe ka bërë debutimin me filmin ‘In The Land of Blood and Honey’, në vitin 2011. Verën e ardhshme do të mund ta shohim sërish si aktore, kur të shfaqet për herë të parë filmi ‘Maleficient’, për të cilin Angelina Jolie është paguar 15 milionë dollarë. Ja 10 aktoret më të paguara të Hollivudit sipas ‘Forbes’: 1. Angelina Jolie, 33 milionë dollarë 2. Jennifer Lawrence 26 3. Kristen Stewart 22 4. Jennifer Aniston 20 5. Emma Stone 16 6. Charlize Theron 15 7. Sandra Bul

Sharon Stone dhe presioni i Hollivudit

Image
Sharon Stone ka rrëfyer se pothuajse i ishte mbushur mendja për të bërë operacion plastik, para se të bindej që nuk kishte pse ta bënte diçka të tillë.  Protagonistja e ‘Basic Instinct’ është një nga të paktat aktore hollivudiane që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të ruajtur rininë dhe është shprehur se ndihet seksi edhe pse në moshën 55-vjeçare. Ajo tha për revistën ‘New You’: “Nuk i numëroj dot doktorët që janë munduar të më bindin për operacion plastik, madje njëri prej tyre ma mbushi mendjen, por kur u ktheva në shtëpi dhe pashë disa foto të miat, i thashë vetes se nuk kisha nevojë për operacion plastik.” Sharon bëri të qartë se nuk ka asgjë kundër personave që bëjnë operacione plastike: “Mendoj se nëse ke diçka për të rregulluar, duhet ta rregullosh. Nuk ka asgjë të keqe këtu. E keqja është të shkatërrosh fytyrën.”

“Ballkoni” shkon në Venecia

Filmi “Ballkoni” i regjisores Lendita Zeqiraj do të shfaqet premierë botërore në festivalin më të vjetër dhe më të madh të filmit në botë, Festivalin e Venecias.  Por, pasi kaloi sfidën e përzgjedhjes, filmi që e mbështet subjektin mbi mentalitetin e shoqërisë kosovare, duhet të kalojë tani të tjera vështirësi. Regjisorja Zeqiraj shprehet se tani u duhet të sigurojnë mjetet financiare për pjesëmarrje në festival. “Për momentin kemi përkrahje vetëm nga zoti Blerim Kuçi. Presim përkrahje edhe nga Ministria e Kulturës pasi ka shpenzime të mëdha për festivalin”, shprehet regjisorja. Në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, pjesëmarrja e “Ballkonit” vlerësohet si kurorëzim i përpjekjeve 2-vjeçare për promovimin e filmave kosovarë. Drejtori i kësaj qendre, Fatos Berisha, shprehet në komunikatë se është bërë një hap i madh në zhvillimin e industrisë së filmit të Kosovës. Me interpretimin e Arben Bajraktaraj, Sevdai Radogoshi, Osman Ahmeti në rolet kryeso

SHBA, harrohet në qeli, merr 4 milionë $

Image
Një student i Universitetit të San Diegos është dëmshpërblyer me 4 milionë dollarë nga qeveria amerikane pasi është harruar në një qeli paraburgimi për 4 ditë.  Daniel Chong ka thënë se ka pirë urinën e tij për të mbijetuar dhe ka pasur haluçinacione nga mungesa e ushqimit. Chong është ndaluar pas një operacioni anti-drogë në vitin 2012, por pasi është futur në qeli është harruar krejtësisht nga oficerët e policisë. Ai ka thënë se është munduar të tërheqë vëmendjen duke nxjerrë një lidhëse këpucësh jashtë derës së qelisë para se ta gjenin të mbuluar në fekale, sipas Associated Press. Pas shpëtimit, Chong ka kaluar 5 ditë në spital duke u rekuperuar nga dehidratimi dhe problemet në veshka. Gjithashtu ai ka humbur 7 kilogramë gjatë 4 ditëve të braktisjes.

Jolie, aktorja më e paguar në Hollivud

Image
Revista ‘Forbes’ ka zbuluar se Angelina Jolie është aktorja më e paguar në Hollivud. 38-vjeçarja ka përfituar 33 milionë dollarë nga qershori i vitit 2012 në qershor të vitit 2013, duke lënë pas në renditjen e ‘Forbes’ aktore të reja si Jennifer Lawrence dhe Kristen Stewart, të cilat kanë zënë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë.   Kjo arritje e Jolie është mbresëlënëse nëse do të marrim parasysh se filmi i saj i fundit është ‘The Tourist’ i vitit 2010. Bashkëshortja e Brad Pitt është përqendruar në karrierën si regjisore dhe ka bërë debutimin me filmin ‘In The Land of Blood and Honey’, në vitin 2011. Verën e ardhshme do të mund ta shohim sërish si aktore, kur të shfaqet për herë të parë filmi ‘Maleficient’, për të cilin Angelina Jolie është paguar 15 milionë dollarë. Ja 10 aktoret më të paguara të Hollivudit sipas ‘Forbes’: 1. Angelina Jolie, 33 milionë dollarë 2. Jennifer Lawrence 26 3. Kristen Stewart 22   4. Jennifer Aniston 20   5. Emma Stone 16   6. Charlize Theron 15 7. S

Të shkoni në palestër të trukuara, ju bën keq

Image
A na bën mirë të trukohemi në momentin kur shkojmë në palestër? Një dilemë që shqetëson shumë gra dhe vajza, të cilat duan të jenë perfekte në çdo situatë që u vjen.   Por a është e hijshme dhe e mirë që ndërsa jemi me tuta, ose me pantallona të shkurtra dhe T-shirt, duke luftuar për të humbur peshë apo për të qenë në formë, me mjete dhe ushtrime të ndryshme, të jemi të lyera apo të trukuara? “Jo” make up kur shkoni në palestër Për shumë ekspertë, përgjigjja është definitivisht jo. Sepse, së pari, lëkura duhet të jetë e lirë për të “marrë frymë” dhe së dyti, sado të qëndrueshme ndaj ujit të jenë produktet e kozmetikës, rritja e temperaturës së trupit dhe djersa do ta heqin të gjithë trukun. Pra, me pak fjalë, lëkura kërkon të jetë e lirë, të paktën kur bëni palestër. Probleme me poret… Kur rritet frekuenca kardiake dhe presioni i gjakut dhe ju filloni të djersitni, poret e lëkurës zgjerohen dhe i gjithë truku që kishit vendosur futet në brendësi të saj. Poret sigurisht më pas hapen p

Kate Moss, më e nxehtë se kurrë!

Image
Janë mbushur plot 17 vjet, që kur ajo zbukuroi për herë të fundit një kopertinë reviste për meshkuj. Por, Kate Moss ka treguar se, edhe pse në moshën 39-vjeçare, ajo ende nuk ka humbur ndonjë nga asetet e saj seksi, teksa pozon për “Esquire” .   Nënë e një fëmije, ajo shfaqet duke treguar figurën e saj të pabesueshme në një veshje bust të tejdukshme, me vetëm disa sasi të vogla bizhuterish, që mbrojnë modestinë e saj, e me një shikim joshës drejt aparatit fotografik.     Me flokët e saj bjonde të lëshuara dhe me një qëndrim sfidues, Kate duket më mirë se kurrë më parë, teksa pozon me një xhaketë ngjyrë kremi e me shumë stil, të hedhur mbi trup. Një tjetër shkrepje, e bërë nga fotografi i njohur Craig McDean dhe me stilimin e Katy England, tregon Kate-n, nënë e Croydon, duke veshur me një “t-shirt” të bardhë me një palë recipeta seksi prej diamanti, mbi bluze.     Ajo kompleton “look”-un e saj me një palë të mbathurash prej diamanti, teksa gjendet e ulur në fronin e një kompleti pajis

Fitnes, 7 mënyra për të shpejtuar metabolizmin

Image
Shumë prej nesh kanë një metabolizëm të avashtë. Kjo e bën tepër të vështirë për të humbur në peshë, si dhe tepër të lehtë për të shtuar në peshë.   Një metabolizëm i avashtë mund të bëjë që ju të lodheni shumë shpejt, kështu që ju nuk do të mund të shijoni gjithçka që jeta iu ofron. Gjithsesi, ka një lajm të mirë. Me shumë lehtësi, ju mund t’i jepni një nxitje naturale metabolizmit, por vetëm nëse dini se si... Poshtë do të gjeni 7 mënyra për të rritur metabolizmin tuaj: 1. Ushtrime intensive herët në mëngjes Një shpërthim i shkurtër i ushtrimeve intensive, sapo zgjoheni në mëngjes, mund të bëjë mrekullira për metabolizmin tuaj. Doktor Oz ka mbështetur këtë metodë shpejtimi të metabolizmit. Pjesa më e mirë është se, ju keni nevojë vetëm për rreth 5 minuta ushtrime intensive, për të shijuar përfitimet gjatë gjithë ditës. Ushtrimet që mund të bëni janë shumë të thjeshta. Si shembuj mund të përmenden vrapimi në vend, të ngrihesh duke kërcyer, ose hedhje në litar. Sigurisht, nëse do të

Telefoni që i reziston ujit

Image
Ashtu sic kishte premtuar, Samsung hodhi në treg modelin e ri të Galaxy S4, të cilin e pagëzoi si “telefoni i aventurave”.   “Galaxy S4 Active” thuhet në njoftimin e kompanisë, është rezistenc ndaj ujit, pluhurave madje edhe ndaj goditjeve të forta. Modeli është projektuar për shumë prindër që dëshirojnë t’ua lënë në dorë fëmijëve të tyre telefonin duke mos patur merak që aparati do të prishet. Telefoni mund të qendrojë deri në 30 minuta nën ujë pa e gjetur gjë, ndërsa mund të shkrepen edhe foto apo video me kamerën e tij, gjithashtu rezistence ndaj ujit. Sa për sistemin, S4 Active ka të njëjtat parametra si S4, por me ndryshimin e vetëm se ofrohet vetëm në versionin 16 gb për memorien e brendshme të tij. Samsung njoftoi daljen e këtij modeli të S4 që në muajin maj, pak ditë pasi kishte hedhur në treg S4 standard, ndërsa që nga fillimi i korrikut, “Active” ka mbërritur në Europë dhe cmimi i tij është 555 euro.  

I shpëton mrekullisht rrëshqitjes së tokës

Image
Rajone të tëra në veri-perëndim të Kinës janë goditur prej javësh nga reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.   Reshjet kanë shkaktuar probleme në qarkullim, ndërsa fatkeqësisht nuk kanë munguar edhe viktimat në radhët e qytetarëve si pasojë e rrëshqitjes së tokës. Por fatmirësisht, në një rast të tillë, drejtuesi i një automjeti shpëtoi mrekullisht nga rrëshqitja e një masivi dheu që mbuloi thuajse krejtësisht automjetin e tij. E gjithë skena është filmuar nga një kamerë sigurie dhe në të shihet qartë paniku që ka përfshirë drejtuesin pasi del nga automjeti i tij.  

Mikesha “transparente” e Robert Pattinson

Image
Robert Pattinson u pa i turpshëm përpara aparatëve fotografikë teksa u fotografua në shoqërinë “e transparentes” Aussie Sia Furler.   Pat dhe Sia njihen prej pak kohësh bashkë dhe që të dy ata kanë pranuar se janë vetëm miq të mirë. Aktori britanik i dha fund para pak kohësh romancës së tij me Kristen Stewart, pasi zbuloi në telefonin e saj se ajo nuk kishte shkëputur lidhjet me regjisorin Ruper Sanders, me të cilin e tradhëtoi një vit më parë. Ndërkohë, nga ana e saj, Sia, një producente muzikore me emër që ka realizuar apo bashkërealizuar disa prej hiteve muzikore të viteve të fundit thotë se Robert ka talent muzikor, ndërsa sa për filmat e tij, shton se nuk i ka parë.       37-vjeçarja ka një karrierë të gjatë në muzikë, që daton që prej viteve ’90. Së fundmi dora e saj është vënë tek “Titanium” dhe “She Wolf” të David Guetta-s, për të os harruar edhe bashkëpunimet me Flo Rida, Rihanna dhe Rita Ora.  

Vajza që bën mundje me krokodilët

Image
Për Ashley Lawrence vlen 100% shprehja “të fitosh lekun me djersën e ballit” pasi puna e vajzës 25-vjeçare konsiston në mundjen me krokodilët.   Ashley është pjesë e një grupi që merret me shpëtimin e krokodilëve dhe për t’i çuar nga një vend në tjetrin, ajo duhet të futet në habitatin e tyre dhe t’i nxjerrë jashtë me forcë. “Kur bëhet fjalë për shpëtimin e kafshëve, unë marr energji. Jam shumë e pasionuar dhe nuk më bën përshtypje rreziku”, shprehet 25-vjeçarja për ‘The Sun’. Grupi ku bën pjesë Ashley quhet Gator Boys Alligator Rescue dhe tashmë ata kanë edhe reality-show-n e tyre ku tregohet puna që bëjnë.

Aniston: Ndihem e martuar

Image
Jennifer Aniston ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për planet e martesës së saj me partnerin Justin Theroux.   Në një konferencë shtypi për promovimin e filmit ‘We’re the Millers’, ylli hollivudian shpjegoi se ndihet e martuar dhe nuk ka ndërmend të bëjë ceremoninë së shpejti. “Duam të shkëmbejmë unazat atëherë kur ta ndjejmë kohën e përshtatshme. Nuk nxitohemi dhe ende nuk e kemi vendosur datën. Dua të them gjithashtu se nuk ka pasur asnjë datë të anuluar”, deklaroi Aniston. Duke e kaluar në shaka, aktorja zbuloi se kohët e fundit gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë në çift. “Kam thyer gishtin e këmbës. I fejuari im ka këmbë të mëdha dhe vesh këpucë të mëdha. Një ditë më shkeli pa dashje dhe ma theu gishtin, por gjithsesi është shumë i mirë.”

Johnny Depp po mendon daljen në pension

Image
Johnny Depp po mendon të tërhiqet nga aktrimi dhe të merret me gjëra të tjera në jetë. Aktori i famshëm hollivudian është shprehur për BBC-në se tërheqja nga kinematografia nuk është shumë larg.   Kur u pyet nëse kishte gjëra të tjera më të qeta me të cilat mund të merrej, 50-vjeçari u përgjigj: “Po, do të më pëlqente të merresha me gjëra të tjera. Nuk po them që do e mbyll tani karrierën, por nuk është larg dalja në pension.” Filmi i fundit i Johnny Depp me titull ‘The Lone Ranger’ nuk ka pasur suksesin e pritur dhe tabloidi ‘The Sun’ tregoi se në vitet e fundit Johnny Depp ka pasur një rënie të pandalshme në klasifikimin e aktorëve më të paguar të Hollivudit.

Mandi Nishtulles -Serum per mu, New 2013

SUPER HITI VEROR I KENDUAR NGA MANDI NISHTULLES PER ME SHUME KLIKONI NE VIDEO,,OSE TEK REKLAMAT ANASH PER TE DEGJUAR HITE TE REJA TE MANDIT TE NISHTULLES

Kriza në Europë, përkeqësohet shëndeti mendor

Image
Kriza ekonomike që ka përfshirë Europën prej vitesh tashmë, ka patur një ndikim tejet negativ mbi personat me probleme të shëndetit mendor.   Në këtë përfundim ka mbërritur hulumtimi i “King’s College” në Londër. Studimi vëren se kjo kategori është edhe më e prekur nga papunësia. Shifra e personave me probleme të shëndetit mendor që kanë humbur vendet e punës nga 2006 deri në 2010 është dy herë me e madhe se shifra e personave të tjerë që kanë humbur punën e tyre.   Papunësia mes kësaj kategorie është rritur nga 12.7 përqind në 18.2 përqind dhe përgjithësisht janë prekur meshkujt dhe personat me nivele të ulta arsimimi.   Studimi paralajmëron se përjashtimi shoqëror i kësaj kategorie përkeqëson situatën dhe rrit shanset për veprime të dhunshme deri edhe ekstreme.   Në studim u morën të dhëna nga 20 mijë persona nga 27 vendet e Europës.

I refuzojnë vizën, shkak mbipesha

Image
Autoritetet neozelandeze refuzuan qendrimin e një shtetasi afrikano-verior në vend me arsyetimin se ai ishte shumë i shëndoshë për të qendruar në vend.   Në letrën dërguar familjes së Albert Buitenhuis argumentohet refuzimi i rinovimit të vizës vjetore për gjithë familjen për shkak të peshës së tij që nuk “ka nëj standard të pranueshëm për autoritetet”.   Familja afrikano-jugore, që jeton në qytetin e CHrischur që prej 6 vitesh si emigrantë të rregullt, thotë se paradoksi qendron në faktin se refuzimi mbërrin në momentin kur Albert peshon 130 kilogram, plot 30 kilogram më pak se sa 6 vite më parë, kur u pranua si emigrat i rregullt në vend.   Bashkëshortja e tij, Marthie thotë se vitin e kaluar Albert peshonte më shumë se sivjet, por sërish vizat vjetore u rinovuan “me pak probleme të vogla burokratike”.   Rasti i kësaj familjeje është vënë në qendër të vëmendjes edhe për faktin se cifti ka dorëzuar ankesat edhe tek Ministri i Emigracionit.   Kërkesa e tyre ende nuk ka marrë një përg

Nicky Minaj “kapet mat” në dush

Image
Nicky Minaj provokoi sërish ndjekësit e saj në rrjetet sociale me një foto “të zënë pa mendje” në atë që me sa duket është ambienti i një dushi.   Këngëtarja 30-vjecare shoqëroi foton e postuar me komentin #iThingUcaughtMeInTheMoment. Por pavarësisht se është në dush, grimi i saj në fytyrë është i paprekur dhe modeli i flokëve po ashtu i rregullt. Fotoja është e radhës në serinë e imazheve “të nxehta” të publikuara nga vetë këngëtarja me forma të bollshme. Në ndryshim nga herët e tjera, ku 30-vjeçarja e famshme për fundshpinën e saj, këtë herë në qendër “të vëmendjes së aparatit” ka qenë pjesa e sipërme e trupit.           Së fundmi këngëtarja bashkëpunoi me Chris Broën për këngën e tyre “Love more”.

Ja si Bieber ofendon fansat e tij

Image
Justin Bieber e ka të vështirë të qendrojë larg vëmendjes së mediave gossip me incidentet dhe sjelljet e tij të pahijshme.   Këtë radhë, këngëtari kanadez është kryqëzuar nga mediat për shkak të sjelljes së tij të fundit kundrejt fansave.   Bieber u fotografua duke pështyrë nga ballkoni i hotelit të tij në drejtim të turmës së fansave që ishin mbledhur poshtë për ta parë nga afër atë.     Si të mos mjaftonte kjo, Bieber pas gjestit argëtohet me miqtë e tij, madje nxjerr edhe telefonin për ta dokumentur këtë “moment argëtues për të dhe miqtë e tij”.         Kjo nuk është hera e parë e të tilla sjelljeve të pahijshme të Bieber. Akuza të tilla ndaj tij janë ngritur më herët nga një DJ në Teksas dhe nga një fqinj i tij që ishte ankuar se Bieber i jepte shumë shpejt makinës së tij Ferrari.

Zvicër, rrëfimi: Kam përdhunuar 7 fëmijë

Image
Horror në Zvicër, ku një burrë i moshës 31-vjeçare, mësues kopshti, ka rrëfyer se ka përdhunuar 7 vajza të moshës nga 18 muaj deri në 6 vjeç.   Lajmi bëhet i ditur nga media lokale, duke paraprirë verdiktin e një procesi gjyqësor. Personi, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, është në burg prej vitit 2011, pasi u arrestua për zotërim të filmimeve pedopornografike. Katër prej viktimave ishin vajza, që i ishin besuar teksa punonte në një kopësht fëmijësh në Volketswil, jo shumë larg Zyrihut, që tashmë është mbyllur. Mësuesi kishte rrëfyer fillimisht se kishte përdhunuar 1 vajzë të moshës 2 vjeç e gjysmë, si dhe kishte shkrepur foto e xhiruar video me të. Gjatë procesit gjyqësor, më pas, ka rrëfyer edhe përdhunimet e tjera. Ai u ofronte dhurata e karamele të voglave, vetëm që të mos iu tregonin familjarëve të tyre “lojërat sekrete”.

Suedi, politikani tregon gabimisht gjenitalet

Image
Një politikan suedez i cili donte t’i tregonte tatuazhin e tij të ri ndjekësve në Instagram ka treguar aksidentalisht, bashkë me vizatimin, edhe organet gjenitale.   Lars Ohly, ish-lideri i Partisë së Majtë, postoi një foto të këmbës së tij ku kishte bërë tatuazh stemën e skuadrës së Liverpulit, pa vënë re që aparati kishte kapur edhe ato që nuk duhet. 56-vjeçari e hoqi shpejt nga Instagrami imazhin, por nuk e ndaloi dot ortekun e komenteve që pasuan në rrjetet sociale. “Postova pa dashje një foto ku tregova më shumë seç duhej. Jam i sikletosur”, tha Ohly për AFP-në.   Ndërsa për faqen suedeze ‘The Local’ ai nuk duket i turpëruar nga incidenti: “Kam patur shumë reagime të këndshme. Fotoja është bërë tema e ditës dhe më janë shtuar ndjekësit në Instagram.”

Humori të bën tërheqës tek femrat

Image
Lajme të mira për meshkujt që kanë humor. Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se meshkujt që bëjnë për të qeshur femrat janë më tërheqës.   Sipas kërkuesve të Universitetit të Stenfordit në SHBA, femrat e shohin aftësinë e mashkullit për të shkaktuar të qeshura si një mënyrë për të gjykuar edhe aftësinë e tij si një partner dhe prind i ardhshëm. Studiuesit skanuan trurin e fëmijëve 6-13 vjeç të cilëve iu shfaqën disa video për të qeshur dhe u vu re se truri i femrave kishte aktivitet më të lartë se ai i meshkujve ndaj skenave komike. Kjo tregon, sipas studiuesve, se meshkujt dhe femrat kanë një qasje të ndryshme ndaj humorit që në fëmijëri.

Probleme me gjumin? Faji i Hënës

Image
Probleme me gjumin? Fajin mund ta ketë Hëna. Për vite me radhë shkencëtarët janë rrekur të kuptojnë nëse sateliti ynë natyror i vetëm ndikon tek koha që kalojmë në gjumë.   Pyetja e parë që shkencëtarët, studiuesit dhe biologët i bëjnë vetes është: nëse ndikon tek shumë gjallesa të tjera në tokë, kryesisht insekte dhe reptilë, përse të mos ketë ndikim edhe tek njeriu? Vërtetimi i plotë i kësaj teorie mbetet i pamundur, megjithatë përpjekjet nuk mungojnë.   Studimi i radhës që arriti në përfundimin se Hëna ndikon tek gjumi i njerëzve është ndërmarrë nga një grup studiuesisht të Universitetit të Bazelit në Zvicër. 33 persona dolën vullnetarë të flenë për disa ditë në atë që udhëheqësi i studimit, Christian Cajochen e quajti “klinika e gjumit”.   Gjatë kohës që ishin në gjumë, studiuesit monitoronin aktivitetin e trurit të gjithësecilit prej këtyre personave dhe kohën e fjetjes. Cajochen thotë se kur Hëna ishte e plotë, aktiviteti i trurit në gjumë u reduktua me 30 përqind tek të gjithë

Biel, e thjeshtë dhe “sexy”

Image
Gjithmonë në daljet e saj, si për publikun si gjatë aktivitetit profesional e persona, Jessica Biel ka ruajtur thjeshtësinë…dhe këtë herë edhe njëherë tjetër vërtetoi se edhe e thjeshtë mund të jesh “sexy”.   Aktorja u fotografua në formë të mirë duke dalë nga një sallon bukurie, me një palë xhinse të kaltra, xhaketë të zezë të hedhur krahëve.   Kjo është njëra prej daljeve të rralla të Biel, e cila ka mbajtur me sukses larg jetës së saj private skandalet dhe paparacët.     Në fillim të këtij muaji, ajo u fotogrfua së bashku me Rita Orën teksa ndiqte një koncert të bashkëshortit të saj, Justin Timberlake në Yahoo! Wireless Festival në Londër.  

Hopkins: Gruaja më shpenzon paratë

Image
Sir Anthony Hopkins është i martuar me 57-vjeçaren kolumbiane Stella Arroyave dhe jeton në Malibu ku e kalon kohën duke pikturuar, duke luajtur në piano dhe duke shëtitur në plazh.   “Kam një jetë të bukur dhe jam i lumtur”, thotë aktori uellsian, i cili është në martesën e tij të tretë. “Stella është një grua e mrekullueshme që vdes për të shpenzuar paratë e mia, por ajo më ka bërë më të matur. Unë jam 75 vjeç, por më duket vetja 45 dhe i bëj gjërat me nxitim. Ajo më ndalon”, thotë Hopkins. Gjithsesi, ai mendon se jeta e tij ka qenë e mrekullueshme: “E di që po plakem, por punoj ende dhe më pëlqen kjo gjë. Në shkollë më tallnin kur isha i vogël, por jam hakmarrë ndaj atyre fëmijëve duke u bërë ky që jam sot.” Filmi më i ri i Anthony Hopkins është ‘Red 2’, i cili do të shfaqet për herë të parë në fillim të muajit gusht.

Tina Turner flet për martesën

Image
Tina Turner u martua fundjavën e kaluar me Erwin Bach në një ceremoni private në Zvicër dhe ka thënë se martesa “është diçka shumë e bukur”.   Këngëtarja 73-vjeçare deklaroi për revistën ‘Hello!’ se donte që ceremonia të kishte “aromë” amerikane dhe kështu ndodhi. “Jam shumë e lumtur. Gjithçka po shkon mirë për mua. Martesa është diçka shumë e bukur. Doja një ceremoni me traditat amerikane dhe ashtu u bë”, tha Turner, e cila zgjodhi një fustan të zi për dasmën e saj. “E kisha parë këtë fustan në një sfilatë në Pekin dhe vendosa ta merrja edhe pse nuk e dija a do e vishja ndonjëherë. Më pas mendova se do të ishte perfekt për dasmën time”, tha 73-vjeçarja. Tina Turner dhe Erwin Bach kanë 27 vjet që janë lidhur bashkë, por vetëm tani vendosën të martohen.

Filmi i fundit i James Gandolfini

Image
Një James Gandolfini i qeshur dhe me mjekër shihet në posterin e filmit të tij të fundit me titull ‘Enough Said’.   Filmi me regji të Nicole Holofcener do të shfaqet për herë të parë në Festivalin e Filmit të Torontos dhe do të jetë një event shumë special pas vdekjes së aktorit më 19 qershor, në moshën 51-vjeçare. Gjatë karrierës së tij Gandolfini ka interpretuar në më shumë se 50 filma, por u bë i famshëm me serialin “Sopranot”, ku luante rolin e një bosi të mafias në Nju Xhersi.