Posts

Showing posts from June, 2013

Nora Istrefi : Puna Po Më Lë Pa Martuar

Image
Nora Istrefi  , këngëtarja e suksesshme nga Kosova rrëfen përmes një bisede telefonike me “Bluetooth” të rejat e jetës së saj. Nga kënga e fundit “Le Mama” në bashkëpunim me Genën, tek vera e nxehtë e mbushur me koncerte… Dashuria me Robertin dhe dasma që vetëm shtyhet për shkak të punëve. Pse i pëlqen të provokojë dhe këngëtaret më të mira sipas saj… Rrëfimi i një bukurosheje seksi. Nora, sapo ke hedhur në tregun muzikor shqiptar këngën tënde më të re në bashkëpunim me Genën. Cilët janë autorët e këngës dhe a e ke testuar suksesin e saj? Muzika është realizuar nga BigBangBeats dhe Çekiç, produksioni është sërish i BigBangBeats, ndërsa tekstin e ka shkruar Dastid Latifi. Përpara se ta publikonim, e testuam këngën me familjarët tanë dhe atyre u pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Në fakt është një këngë që iu pëlqen të gjitha moshave, është shumë verore dhe të përçon ndjesi pozitive… Si ka qenë bashkëpunimi me Genën? Shumë i mirë. Ai është një ndër profesionistët e skenës dhe si i tillë

Rita Ora ndez skenën e “ Gastonbury Festival 2013”

Image
Ishte hera e parë që shfaqte talentin e saj në skenën legjendare të “ Glastonbury ”-t, kështu që Rita Ora bëri gjithcka të mundeshme, për t’u siguruar se do të kujtohet gjatë. Ishte pikërisht ky rasti, teksa ajo doli disi “e egër” në skenën “Pyramid”, mbrëmjen e së premtes. Këngëtares i shkëlqente së tepërmi lëkura, duke qenë se kishte veshur një fustan të kuq të shndrritshëm për këtë ngjarje. Sigurisht, ajo nuk u duk aspak e turpshme, kur nxorri fundshpinën e saj para turmës së madhe, falë të çarës që kishte fustani i saj, kur u kthye me shpinë nga publiku. Rita dha gjithcka nga ana e saj, me flokët e zbardhur të gjata e të lëshuara, teksa shpërthente me mikrofonin. Rita Ora: Mamasë Nuk I Pëlqen Si Dal Në Skenë Njihet për veshjet provokuese në skenë dhe nëna e saj nuk e pëlqen këtë gjë. Për këtë arsye Rita Ora ka thënë në një intervistë për versionin gjerman të revistës ‘Interview’ se duhet të bëjë më shumë kujdes me veshjet e saj.  Paradoksalisht, në setin fotogra

Aferdita Dreshaj: Të hënën promovimi i klipit. Kam ftuar edhe Shpatin

Image
Afërdita Dreshaj, është artistja e radhës që po vuan nga profilet ‘fake’ në ‘Facebook’… Ylli i skenës sonë, në një bisedë me “Bluetooth”, veç projektit më të afërt në muzikë, ndan edhe shqetësimin e madh për një person që po përdor identitetin e saj në rrjetin social më të klikuar prej shqiptarëve… “Është dikush në ‘Facebook’ që kopjon çdo postim timin në rrjetet e tjera sociale dhe hiqet sikur jam unë, por në fakt ajo është një adresë false… Unë kam një llogari tjetër në ‘Facebook’. Ai/Ajo flet me të gjithë artistët e estradës, disa prej të cilëve edhe miq të afërt të mitë, dhe bën biseda nga më të ndryshmet. Aq gjenial është treguar personi në fjalë, sa ka hapur profile edhe në emër të motrës dhe shoqes sime të ngushtë, për ta bërë gjithçka të besueshme”, – tregon Afërdita. Bukuroshja shqiptare e Malit të Zi, thotë se ka në plan të bëjë një denoncim në polici për këtë punë, pasi po i hap probleme në marrëdhënie me të njohurit dhe fansat. Sakaq, duke kaluar në planin profesional, k

Dalin Rezultatet E Provimit Të Matematikës

Image
Dalin rezultatet e provimit të matematikës   - Agjencia Kombëtare e provimit dhe Ministria e Arsimit do të shpallin  rezultatet e provimit të matematikës. Korrigjimi për provimin e matematikës ka përfunduar para disa ditësh, por ato do të bëhen publike vetëm ditën e dielë. Kjo pasi duhet të bëhet hedhja e të dhënave. Sipas drejtorit të arsimit parauniversitar në MASH Fatmir Vejsiu, rezultatet pulikohen të dielën, për arsye të mos konfrontimit të maturantëve me notat. “Rezultatet e provimit të matematikës do të dalin në datën 30 qershor. Ata janë gati, pro nuk do të publikohen nesër (sot). Kjo për arsye që maturantët mos të konfrontohen me notat” shprehet Vejsiu. Provimi i dytë i detyruar i Maturës Shtetërore, ai i matematikës  u zhvillua në datën 14 qershor. Këtij provimi i janë nënshtruar gati 45 mijë maturantë. Rreth 8% e të rinjve  të provimit të matematikës kanë marrë mbi 45 pikë që do të thotë janë vlerësuar me nëntë dhe dhjetë, që e përkthyer në shifra i bie të jenë rret

I Dashuri I Bertinës, Blen “Albpetrol”-In?!

Image
Fillimisht portreti i tij u publikua në media, si portreti i të dashurit të ri të Bertinës, vajzës simpatike të “BB3”, lidhje kjo e cila nuk dihet në funksionon ende, por që deri para dy muajsh ka funksionuar shumë mirë. Më vonë, me publikimin e këtyre fotove u zbulua se djaloshi simpatik ishte Esad Pushkar, këshilltari i zv/kryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacollit. Por dje, emri i Pushkarit u lakua në disa media si personi që përfaqësoi firmën amerikane bleu “Albpetrol”-in me shumën marramendëse për 850 milionë euro.

Bleona Zihet Me Rudina Magjistarin

Image
Një tjetër ngjarje që tashmë i përket publikut e jo vetëm Bleonës dhe Rudinës, është zënka që kanë pasur këto të dyja pak ditë më parë. Pas mbërritjes së Bleonës në Tiranë, Rudina i kërkoi një intervistë dhe e lanë takimin në “Sheraton”, vendi ku Bleona po qëndronte e ku dha edhe konferencën për shtyp. Rudina shkon në takim rreth 45 minuta me vonesë dhe Bleona nuk është më disponibël për të, sepse ka lënë disa punë të tjera për të bërë. Ndërkohë që Bleona e lë Rudinën të presë duke u marrë me takime të tjera, moderatorja e programit të pasdites në TV “Klan” i kërkon disi e nervozuar që të mbaronte së pari intervistën me të e më pas të vazhdonte me të tjerët. Por, Bleona i përgjigjet se ajo është vonuar dhe tani i duhet të merret me të tjera punë. Si duket, Rudina nuk e ka duruar këtë fakt dhe është ngritur nga vendi, i ka rënë në shpatull Qeretit, duke i thënë: “Kështu është kur merresh me injorante!” Fakti që kjo ngjarje rrëfehet me kaq detaje, është sepse ka ndodhur në hollin

Jennifer Lopez martohet me Casper Smart

Image
Jennifer Lopez dëshiron që të martohet me të dashurin e saj, Casper Smart. Dhe, këtë ajo dëshiron ta bëjë pa kontratë para-martesore.  Këngëtarja dhe aktorja, e cila më parë ishte e martuar tri herë me Marc Anthonyn, Cris Judd dhe Ojani Noa, ka qenë në lidhje tash e 18 muaj me valltarin 17 vjet më të ri se ajo, ndërsa miqt e këngëtares thonë se ajo është aq shumë e dashuruar sa që nuk ka nevojë për një kontratë para-martesore. “Jennifer këmbëngul se dashuria e tyre ështëh reale, ashtu sikurse ajo ka bërë me tri bashkëshortët e parë, ajo po refuzon tani që të nënshkruajë një kontratë para-martesore që e kanë bërë avokatët e saj”.  “Duket vërtetë shumë e pazakokntë kjo, por kjo është mënyra më e mië që ajo të bindë veten, ish bashkëshortët dhe botën se Casper nuk është vetëm lodër sikurse që thonë kritikët. Ata bëjnë dashuri për dashuri, jo për para. Casper është një tip mashkulli që Jennifer mund t’i thotë ‘pranoj të të dua për gjithë jetën, deri në vdekje’”, ka thënë një burim i

Leonora Poloska, promovon sot kengen e re...

Image
Leonora Poloska Ka Vendosur Qe  Rikthimin e saj ne skene ta beje me nje paraqitje me ndryshe.Ajo eshte ne perfundim te kenges se re,te cilen do ta sjelle bashke me videoklip, te pergatitur nga " Maz Production" Kenga per Te cilen kengetarja nuk ka dhene emer te sakte,ka gjase te titullohet "I need your love", eshte punuar nga  Cekic dhe Vigani i "Kaos" dhe do te promovohet diten e diel ne emrisionin "Nje kafe me Labin". "Kenga eshte dance,eshte pergatitur per sezonin e veres,ku une paraqitem pak me ndryshe se herave te tjera.Pra eshte nje klip veror,plazh etj", ka thene ajo per "Zerin" Pask Ketij projekti,Leonora ka ne plan te realizoje dy duete njera kenge do te jete me nje kengetare bullgare ndersa tjera me nje kengetar shqiptar

"Lugati", nje super kenge dhe video nga Gjon Karrica (Video)

Image
“Lugati” kështu quhet kënga e sjell nga këngëtari atraktiv Gjon Karrica, i cili jeton në Zvicër, por është nga Kosova. Video është pritur mjaft mirë dhe ka marrë shumë klikime në kanalin Youtube, ndërsa xhirimet e kësaj video janë realizuar nga produksioni ‘Max Productions’ në Tiranë. Shumë stil dhe mjaft ritëm sjell Gjon në këtë këngë të re, me tekst të vetë artistit dhe muzikë nga një producent i njohur në Zvicër. Mund të themi duke u nisur nga muzika dhe teksti e deri në klipin e punuar flitet se kjo është një nga këngët më të vecantë të sjella këtë vit në tregun muzikor shqiptar

E dua burrin shqiptar dhe mysliman

Image
Këngëtarja shqiptare, Adelina Tahiri, ka përgënjeshtruar edhe një herë thashethemet nëpër media se ajo është në lidhje me partnerin e saj nga spektakli i vallëzimit “Dancing with the Stars Macedonia”, Vanco Angeleski. Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Fehi’s Show”, ajo ka thënë se balerini maqedonas është një homoseksual i deklaruar dhe se nuk ka nevojë të flitet më shumë për këtë gjë. Për më shumë, Adelina ka thënë se dëshiron që burri i saj të jetë shqiptar dhe mysliman.

Bashkëpunim interesant

Image
Meda, Vjollca Haxhiu dhe Gold AG kanë lansuar projektin e përbashkët muzikor. Kënga titullohet “Të kam fiksim” ndërsa është kompletuar me videoklip dhe pritet që të dëgjohet gjatë verës.

Elhaida Dani me këngë dhe album të ri

Image
Nuk mund të kishte asnjë titull tjetër veç emrit të saj. Shqiptarja që fitoi zemrat e miliona italianëve ia doli jo vetëm të fitonte një talent-showq si “The Voice of Italy”, por edhe të nisë karrierën e saj në vendin e muzikës. Ashtu si edhe premtoi, që në të hyrë të korrikut, Elhaida Dani do të nxjerrë albumin e saj të parë. Titullohet “Elhaida Dani”, një prodhim i “Universal Music Italia”, i cili do të hidhet në treg më 2 korrik. Panorama shkruan se albumi përmban 7 këngë, mes të cilave edhe dy krijime të reja, njërën që tashmë e njohim, “When love calls your name” (“Kur dashuria thërret emrin tënd”), me tekst dhe muzikë të Riccardo Cocciantes, dhe një tjetër në gjuhën italiane “Baciami e basta” (“Vetëm më puth”), shkruar nga Francesco Silvestre i grupit “Modà”. Duke filluar që nga dita e djeshme kënga ka filluar të transmetohet në radiot italiane, ndërkohë që për herë të parë u prezantua në edicionin e 25-të të çmimeve “Marisa Bellisario”, në ekranin e RAi2. Ndryshe nga kënga

Afërdita kërkon faljen për shtyrjen e lansimit të klipit

Image
Ka njoftuar se do publikoj videoklipin e saj më të ri në bashkëpunim me Lumi B. Por bukuroshja e shndërruar në këngëtare Afërdita Dreshaj, ka kërkuar ndjesë për shtyrjen e publikimit të tij. Këtë kërkim falje të adresuar fansave të saj, bukuroshja shqiptare e ka bërë përmes rrjeteve sociale, ndërsa mes tjerash ka shkruar. “Më vjen keq për vonesën e Videoklipit…Të hënën promovimi i klipit më të ri “Superstar”, ft Lumi”, ka shkruar Afërdita. Ndryshe, modelja ka shtrirë angazhimin e saj në botën e modelimit, ndërsa nuk ka të ndaluri me fotografitë e realizuara gjatë prezantimit të kreacioneve nga bota e modës.

Aurela Hoxha ne plazh

Image
Aurela Hoxha tregon linjat e saj ne plazh…

Britani, rritet paga e Mbretëreshës Elizabetë

Image
Ndërsa e gjithë bota duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe vuan nga kriza, dhe si pasojë e saj janë marrë masa shtrënguesve sa i përket pagave, duket se kjo nuk do t`i ndodhë Mbretëreshës Elizabetë. Të ardhurat e Mbretëreshës Elizabeta e II në Britaninë e Madhe pritet të rriten me 5% në vitin e ardhshëm, rrjedhojë e fitimeve rekord nga pasuritë e saj të patundshme gjatë vitit. ”The Crown Estate”, një konsorcium që administron interesat ekonomikë të familjes mbretërore, njoftoi se mbylli vitin e shkuar me një rekord prej 252,6 milionë stërlinash (387 mln $) përfitime, një rritje prej 5,2% në krahasim me vitin paardhës. Të gjithë përfitimet e familjes mbretërore tatohen ashtu si çdo biznes tjetër britanik dhe ky është një lajm i mirë edhe për arkat e shtetit.

Beyonce: Blue Ivy, admiruesja ime më e vogël

Image
Bewonce Knowles nuk influencon vetëm të rriturit më artin e saj. Këngëtarja pranon se edhe vajza e saj 17-muajshe është një admiruese e punës së saj dhe madje i `dërgon` mesazhe nënës së saj, kur i pëlqen diçka. “Ndërsa i tregoj asaj punët e mia, pavarësisht se Blue Ivy është e vogël dhe nuk përqendrohet dot gjatë, ajo më jep mesazhet në mënyrën e saj, se i pëlqen diçka ose jo”, thotë Beyonce. Së fundmi Beyonce ka ndarë me fansat e saj një foto të vajzës Blue Ivy, ndërsa ajo mban një kurore në kokë. Po ashtu këngëtarja ka ndarë edhe një foto ku shfaqet ajo vetë e veshur me të kuqe, pranë karrocës së të bijës. Fotografi ka fiksuar një moment, ku Blue Ivy ka prekur me gisht hundën e nënës së saj. Beyonce pëlqen të ndajë fotot e saj me të tjerët, ndërsa rrëfen se nuk pëlqen që të dëgjojë zërin e saj.

Rita Ora ndez "Gastonbury Festival 2013”

Image
Ishte hera e parë që shfaqte talentin e saj në skenën legjendare të “Glastonbury”-t, kështu që Rita Ora bëri gjithçka të mundshme, për t`u siguruar se do të kujtohet gjatë.   Ishte pikërisht ky rasti, teksa ajo doli disi “e egër” në skenën “Pyramid”, mbrëmjen e së premtes. Këngëtares i shkëlqente së tepërmi lëkura, duke qenë se kishte veshur një fustan të kuq të shndritshëm për këtë ngjarje.   Sigurisht, ajo nuk u duk aspak e turpshme, kur nxori fundshpinën e saj para turmës së madhe, falë të çarës që kishte fustani i saj, kur u kthye me shpinë nga publiku.   Rita dha gjithçka nga ana e saj, me flokët e zbardhur të gjata e të lëshuara, teksa shpërthente me mikrofonin

Adele tregon tatuazhin e ri

Image
Adele nuk ka qenë kurrë pjesë e industrisë së stereotipeve, ndaj tani duket e cuditshme që ajo ka vendosur që të bëjë një tatuazh, kopje e atij që ka Lana del Rey. Këngëtarja 25-vjecare ka postuar një foto ku tregon tatuazhin e saj `Paradise` në pjesën e jashtme të dorës së saj. Megjithatë duket se është cuditur p Adele ka edhe një tatuazh me gërmen A, prapa veshit. Ka patur spekulime se kjo është gërma e parë e emrit të djalit të saj. Mendohet që djali i Adele ta ketë emrin Angelo. aksa kur ka mësuar se ka të njëjtin tatuazh me atë Lana del Rey, por vetem lloji i shkrimit ndryshon.

Beatrix Ramosaj: Kjo vere do te jete e mbushur me surpriza

Image
Beatrix Ramosaj eshte nder emrat e kengetareve te rinj, qe cdo dite perpiqet me punen e vazhdueshme, te krijoje identitetin e saj ne skenat shqiptare. Pjesemarrja ne shume festivale, se fundmi edhe ne Top Fest, ka bere qe ajo, megjithese shume e re ne karriere, te mendoje se pergjithesisht juria nuk mendon si publiku. Per kete ne nje interviste te dhene per supelmentin Summer Time, kengetarja tregon per zhgenjimet, studimet dhe projektet e saj ne kete sezon, i cili do te jete shume i ngjeshur per kengetaren bukuroshe, ku sigurisht nuk do te mungojne edhe surprizat per fansat e saj. Ju ishit konkurrente ne Top Festin e ketij viti, si u prit kenga juaj? Me modesti pranoj qe kenga eshte pritur shume me mire sesa kisha menduar, pasi edhe vete pjesemarrja ne “Top Fest” sivjet per mua ishte e paparashikuar apo planifikuar. Megjithese e pelqyer, kenga juaj nuk mori asnje cmim, pse? Nuk e di pse, por jam e lumtur me performancen dhe paraqitjen time ne naten finale. Une gjithmone

Nora Istrefi bën foto te “Newborn”

Image
Ndoshta ka përfituar nga errësira që nuk e shikon askush, dhe ka realizuar një foto te simboli i shtetit më të ri me emrin ‘Newborn’. E shihni besoj dhe është më se e lumtur këngëtarja Nora Istrefi, teksa pozon ngjitur me shkronjën e saj ‘N’ te ky simbol në qendër të Prishtinës. Këngëtarja e hititt të momentit ‘Le le mama’, këngë kjo që kur u prezantua për herë në parë në VFM2013 kishte një titull tjetër, ndoshta është hera e parë që shkrep një foto në vendin ku të gjithë duan të kenë një kujtim. E lumtur por edhe e veshur me plot stil në këtë natë verë duket këngëtarja seksi.

Valbona Mema: Lidhja ime me Kosovën, vendin ku linda Marsën

Image
Valbona Mema, ylli i muzikës popullore shqiptare, rrëfen në këtë intervistë të sinqertë për faqet e verës projektin e saj më të ri. Pse i mungoi për tri vite muzikës shqiptare. Lidhja e veçantë që ka me Kosovën dhe dëshira për të ndryshuar ‘look’. Njeriu që e dobësoi dhe stina e ngarkuar me dasma. Pushimet dhe fëmijët, për të cilët thotë se i ka frymëmarrje… Valbona, ke tri vite që mungon në muzikën shqiptare… Për ç’arsye? Ka munguar një këngë e re nga unë, por jo unë. Sepse unë me muzikën time kam qenë gjithmonë prezente në koncerte e gëzime familjare. Kam qëndruar e tërhequr gjithë këto kohë, pasi doja që në këtë rikthim të sillja diçka ndryshe. Çfarë do të ketë ndryshe kënga e re? Do të vij me një rrymë paksa më ndryshe nga çfarë më keni parë deri tani dhe për këtë dua të falenderoj sinqerisht “Threedots Production”, në veçanti producentin e këngës, Ervin Gonxhin. Është një krijim i ri? Jo, është ripunim i një kënge të vjetër, që vjen me një tekst të ndryshuar, të sh

Fiorenza Lekstakaj “Miss Shqipëria 2013”: Ja pse e refuzova “Miss Italinë

Image
Fiorenza Lekstakaj është vajza më e bukur e Shqipërisë për vitin 2013. 17-vjeçarja që ka lindur në Firence të Italisë, por që di të flasë shumë mirë shqip, rrëfen në këtë intervistë për “Summer Pages” përjetimet e saj pas marrjes së kurorës. Pse ka zgjedhur të mbajë nënshtetësinë shqiptare dhe pse i tha ‘jo’ ofertës për të marrë pjesë në “Miss Italia”. Të afërmit që ishin kundër pjesëmarrjes së saj në “Miss Shqipëria” dhe biseda me të ëmën pas fitores. E tashmja dhe e ardhmja e vajzës me bukuri tipike mesdhetare, që e votoi e gjithë juria… Fiorenza, sapo je zgjedhur vajza më e bukur shqiptare, cilat janë ndjesitë që të dha ky çmim, kjo kurorë? Natyrisht, emocionet ishin të shumta… Jam tejmase e lumtur që kurorën e më të bukurës së Shqipërisë këtë vit kam nderin ta mbaj unë. Ndjeva sadisfaksion të madh për veten dhe për prindërit e mi, në veçanti për babin, për të gjitha sakrificat që kanë bërë për të më sjellë këtu. Si ka qenë për ty kjo eksperiencë në “Miss Shqipëria”? E paha

Flori Mumajesi thumbon rivalët e tij: Të gjithë flasin, por kur kthehem heshtin

Image
K ëngëtari dhe producenti shqiptar, Flori Mu majesi, duket se ka hesape të pasqaruara me shumë njerëz në jetën e tij profesionale, pasi i ka thumbuar ata në rrjetin social Twitter. Flori, i cili njihet për hitin sensacional “Pa Jetë”, me të cilin fitoi edhe “Videofestin 2013”, ka shfrytëzuar rrjetin social për t’iu drejtuar rivalëve të tij. “Për mua nuk ka rëndësi ajo që flasin njerëzit pas shpine. Rëndësi ka që kur unë kthehem, ata heshtin”,- ka theksuar Flori. Momentalisht Flori po shijon sukseset e këngëve të tij “Pa Jetë” dhe “Jo vetëm fjalë”. Ai, po ashtu drejton suksesshëm produksionin “ThreeDots”, e njohur për shumë hite të kohës.

Erla Mëhilli dhe Laura Vorpsi qajne per Berishen

Image
Fjalimi i dorëheqjes nga Partia Demokratike, të Sali Berishës pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, u shoqërua me lot e trishtim në sytë e shumë simpatizantëve të mbledhur para selisë blu. Berisha ishte i rrethuar nga deputetë e anëtarë të tjerë të PD-së kur mbajti këtë fjalë, ndërsa afër tij qëndronin edhe dy zëdhënëset e tij, Erla Mëhilli dhe Laura Vorpsi. Të dyja janë shfaqur të mërzitura, por Erla edhe më e ndjeshme nuk ka kursyer as lotët. Flitet që gjatë gjithë kohës së fjalimit të Berishës, zëdhënësja e tij të ketë qarë. Ajo ka qenë një ndër personat që ka qenë më afër tij edhe gjatë kohës së fushatës, e mbase ashtu si ai, nuk e priste humbjen.

Tenisi, pasioni i fshehur i Albanës

Image
Albana Osmani, prezantuesja e dashur e “Top Channel” na ka zbuluar këtë javë një tjetër pasion të sajin, që është pikërisht sporti i tenisit. Një sport jo shumë i përhapur në Shqipëri në fakt, por shumë i pëlqyer nga yjet e Hollivudit. Osmani shfaqet si përherë në linja të përsosura fizike, të cilat vijnë si rezultat i orëve të kaluara në palestër dhe i regjimit të kontrolluar ushqimor.

Nora Istrefi: Jam në top 5-sen e këngëtareve më ‘in’ të momentit

Image
Nora Istrefi, këngëtarja e suksesshme nga Kosova rrëfen përmes një bisede telefonike me “Bluetooth” të rejat e jetës së saj. Nga kënga e fundit “Le Mama” në bashkëpunim me Genën, tek vera e nxehtë e mbushur me koncerte… Dashuria me Robertin dhe dasma që vetëm shtyhet për shkak të punëve. Pse i pëlqen të provokojë dhe këngëtaret më të mira sipas saj… Rrëfimi i një bukurosheje seksi Nora, sapo ke hedhur në tregun muzikor shqiptar këngën tënde më të re në bashkëpunim me Genën. Cilët janë autorët e këngës dhe a e ke testuar suksesin e saj? Muzika është realizuar nga BigBangBeats dhe Çekiç, produksioni është sërish i BigBangBeats, ndërsa tekstin e ka shkruar Dastid Latifi. Përpara se ta publikonim, e testuam këngën me familjarët tanë dhe atyre u pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Në fakt është një këngë që iu pëlqen të gjitha moshave, është shumë verore dhe të përçon ndjesi pozitive… Si ka qenë bashkëpunimi me Genën? Shumë i mirë. Ai është një ndër profesionistët e skenës dhe si i tillë

Jonida Maliqi ia nis nga e para

Image
Jonida Maliqi, artistja model e skenës shqiptare, ka vendosur t’i nisë nga e para xhirimet e klipit, që pritet të sjellë prej muajsh në bashkëpunim me reperin Dj Blunt. Kjo, sepse produksioni që realizoi klipin herën e parë nuk i ka kënaqur pritshmëritë e biondes sharmante, e cila është gjithmonë shumë e kujdesshme në daljet e saj… Klipi i ri pritet të realizohet në fillim të javës së ardhshme në jug të vendit dhe Jonida si gjithmonë mendohet të vijë ‘super fashion’, përveçse me një këngë shumë të mirë.

Noizy fut në këngë momente nga seksi me një VIP

Image
Hard” është titulli i këngës më të re të publikuar nga reperi i famshëm shqiptar, Noizy… Në këngën e re, që flet për seksin, reperi ka përfshirë edhe momente reale nga marrëdhënia e tij me një femër VIP, emri i së cilës nuk dihet ende.Noizy kohët e fundit është duke publikuar shumë këngë të reja, disa prej të cilave do të jenë pjesë e albumit të tij “The Leader”