Nora Istrefi: Jam në top 5-sen e këngëtareve më ‘in’ të momentit

Nora Istrefi, këngëtarja e suksesshme nga Kosova rrëfen përmes një bisede telefonike me “Bluetooth” të rejat e jetës së saj. Nga kënga e fundit “Le Mama” në bashkëpunim me Genën, tek vera e nxehtë e mbushur me koncerte… Dashuria me Robertin dhe dasma që vetëm shtyhet për shkak të punëve. Pse i pëlqen të provokojë dhe këngëtaret më të mira sipas saj… Rrëfimi i një bukurosheje seksi


Nora, sapo ke hedhur në tregun muzikor shqiptar këngën tënde më të re në bashkëpunim me Genën. Cilët janë autorët e këngës dhe a e ke testuar suksesin e saj?Muzika është realizuar nga BigBangBeats dhe Çekiç, produksioni është sërish i BigBangBeats, ndërsa tekstin e ka shkruar Dastid Latifi. Përpara se ta publikonim, e testuam këngën me familjarët tanë dhe atyre u pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Në fakt është një këngë që iu pëlqen të gjitha moshave, është shumë verore dhe të përçon ndjesi pozitive…
Si ka qenë bashkëpunimi me Genën?Shumë i mirë. Ai është një ndër profesionistët e skenës dhe si i tillë s’ma ka bërë fare të vështirë bashkëpunimin.
Je e kënaqur me suksesin e këngës tani që është publikuar?Jam shumë e kënaqur. Njerëzit e kërcejnë në klube, e dëgjojnë në shtëpi e në makinë, dhe ky është një matës shumë i mirë për suksesin e këngës, sikundër janë edhe klikimet në internet, të cilat kanë kapur shifra shumë të larta.
Edhe për këtë këngë thanë që është e vjedhur… Pse mendon se të akuzojnë kaq shumë?Nuk e di se ç’kanë me mua, por s’është e vërtetë që kënga është e vjedhur. Muzika, orkestrimi dhe teksti janë të shkruara nga producenti dhe bashkëpunëtorët e tjerë të këngës. Sa për pjesën që është keqinterpretuar si e vjedhur, është një ‘sample’, kështu quhet në gjuhën e muzikës, të cilën e kemi paguar, d.m.th. kemi blerë të drejtat për ta përdorur.
Çfarë kompromisi do pranoje të bëje për të qenë këngëtarja më ‘in’ e momentit?Jam në top 5-shen e këngëtareve më ‘in’ të momentit… Për të qenë ndër më të mirat, s’më është dashur të bëj kurrfarë kompromisi, suksesi vjen vetëm nga puna.
Flasim pak për jetën private; si shkon marrëdhënia me Robertin?Shumë mirë, s’ka si të shkojë ndryshe.
Pse po e shtyni kaq shumë dasmën?

Mbingarkesa në punë dhe disa çështje personale kanë bërë që ta kalojmë në plan të dytë martesën.
E mendon veten nënë?

Nuk e mendoj për momentin. Ka kohë kjo punë.
Do bësh pushime këtë vit?Puna dhe koncertet janë prioritet, por do përpiqemi të gjejmë kohë edhe për disa ditë pushimi.
Pse provokon kaq shumë në fotot dhe klipet që realizon?Unë provokuese, me kë po më ngatërroni?! (qesh)… Më pëlqen të provokoj, artistët në gjithë botën e bëjnë këtë, për më tepër që unë s’e kam kaluar asnjëherë masën.
Më zgjidh nga një emër mes këtyre dysheve… Adelina apo Bleona? Dafina apo Elvana? Ti apo Tuna?Do zgjedh katër emra: Dafina, Elvana, Nora dhe Tuna

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses