Posts

Showing posts from January, 2014

MICHELLE NË KËRKIM TË ÇMIMEVE

Image
Ylli i serialit “Emmerdale”, Michelle Hardwick është duke kërkuar që të fitoi një trofe për karrierën e saj nëpër seriale të ndryshme televizive gjatë kësaj kohe. Aktorja 37 vjeçe ka qenë shumë e suksesshme me serialin “Emmerdale” përderisa është nominuar në kategorinë “Best Newcomer” (prurja më e re) për të marrë çmimin në gala mbrëmjen e çmimeve të Televizionit Kombëtarë Britanik që mbahet të mërkurën. Ajo shpreson që fansat e shumë të serialeve të ITV-së do të votojnë për të. “Do të jetë një arritje fantastike për mua”, ka thënë ajo. “Ky ka qenë njëri prej viteve më të mira të miat në seriale”. “Besoj se tani do të shpërblehem”, ka thënë ajo në një intervistë për Daily Star. Aktorja shquhet për paraqitjet e saj seksi nëpër seriale por edhe për bukurinë gjë që ka shumë fansa në tërë Britaninë dhe për këtë cilësohet favorite.

BENZEMA DHE RIBERY MUND TË DËNOHEN ME NGA TRI VJET BURG

Image
Në një gjykatë në Francë sot ka filluar gjykimi kundër dy prej yjeve kryesore të futbollit në Botë, Franck Ribery, 30, dhe Karim Benzema, 26 vjec. Ata janë të akuzuar se në vitin 2009 ka bërë sex me Zahia Dehar, që aso kohe i kishte 17 vjec. Dehar sot është një prej yjeve më të famshme televizive, prej kur kishte shpërthyer skandali. Ajo është muza e dizejnatorit Karl Lagerfeld. Por as Dehar e as futbollistët akuzuar nuk pritët që të marrin pjesë personalisht në gjykatë, por në vend të tyre do të shkojnë avokatët. Të paguash për sex në Francë është legale, nëse të gjitha palët pjesëmarrëse dakordohën për një gjë të tillë. Kurse seksi me minorene dënohet deri në tri vjet burg, dhe denim me të holla prej rreth 60 mijë euro. Zonja Dehar në vitin 2009 kishte udhëtuar nga Parisi në Mynih në vitin 2009, ku ishte ftuar nga Ribery për ditëlindjen e tij të 26. Në atë kohë ajo i kishte vetëm 17 vjec. Avokati i Ribery ka thënë se klienti i tij nuk ka pasur njohuri për moshën e saj.

VILDANJA, NË EKSPOZITË ME DR. DREE

Image
Fotomodelja dhe këngëtarja Vildane Zeneli është parë në një ekspozitë arti me Dr. Dree. Madje ajo ka postuar edhe një foto ku shihet me producentin e njohur amerikan, sidomos për linjën e tij të kufjeve, fytyrë marketingu e së cilave është Vildanja. Vildanja vazhdimisht është parë brigjeve të ishujve të ndryshëm në këtë fillim viti, kështu që besohet se ajo ka filluar një fushatë të re marketingu për kufjet e reperit amerikan, një gjë që është konfirmuar. Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i vizitës së kësaj ekspozita nga fotomodelja kosovare dhe producenti Dr. Dree.

Rikthehet Shkëndija, me foto superseksi! FOTO

Image
Pas një pauze të gjatë prej disa muajsh, Shkëndije Mujaj i është rikthyer aktivitetit të saj në rrjetet sociale. Seksimboli shqiptar ka postuar në twitter disa foto provokuese, duke zgjuar nga gjumi numrin e madh të fansave të gjinisë së fortë, të cilët i presin me padurim. Shkëndija ka arsyetuar mungesën e saj, duke thënë se ka qenë e angazhuar në projekte të reja, dhe për këtë shkak nuk ka mundur të postojë foto. Gjithashtu ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një këngë të re, dhe do të jetë pjesë e ekranit në një emision televiziv.  Përgatiti e.g

SHUMË SËMUNDJE NGA DUHANI

Image
|  18 Janar 2014 15:19 Madhësia e tekstit: A A A Një raport i ri, nga kirurgu i përgjithshëm, konstaton se pirja e duhanit shkakton edhe më shumë dëme fizike dhe financiare sesa vlerësimet e mëparshme duke vrarë 480,000 amerikanë në vit nga sëmundjet që përfshijnë diabetin, kancer kolorektal dhe kancer të mëlçisë. Nga raporti i lëshuar sot, reprezentohet për herë të parë se, kirurgu i përgjithshëm, ka konkluduar se duhani shkakton këto sëmundje. Nga raporti vlerësohet se duhani shkakton artritin reumatoid, degjenerimin maskular, dhe është një shkak kryesor i verbërimit. Duhani shkakton inflamacion, dëmton funksionin imun dhe rrit rrezikun e vdekjes nga tuberkulozi, një sëmundje infektive. Pirja e duhanit, gjithashtu, dëmton gratë shtatzëna dhe fetuset e tyre duke shkaktuar defekte të lindjes që shkakton shtatzëni ektopike, e cila ndodhë kur veza e fekonduar transplantohet në tubat fallopiane në vend të mitrës. Raporti i ri, lëshuar 50 vjet pas raportit të parë t

A DO TA “RREH ZOGUN” TUNA PARA ALBIN KURTIT NË LONDËR?

Image
A A Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti është duke qëndruar në Londër ku do të mbajë një tubim me shqiptarët që jetojnë atje. Por, në këtë takim nuk do të ketë vetëm diskutime me bashkatdhetarët, shkruan Almakos. Lëvizja “Vetëvendosje!” përpos që do ta shpalosë platformën e saj politike para të pranishmëve, në klubin e natës "The Queen's Arms", mërgimtarët në këtë tubim do të kënaqen edhe me muzikë “live” të grupit "The Beatless". Në rrjetet sociale paralajmërohet se këtë mbrëmje do ta “kallë ” mysafirja speciale e mbrëmjes ,"Zogu ma i mirë...”, këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdiu.

TUNA, ZOGU DHE MIKROFONI MES KËMBËVE

Image
Duket se fantazia e këngëtares për t’i dhënë dimensione të reja....“zogut”. Tuna Sejdiu këtë fillimvit u ka shkuar dhe më tej akrobacive me “zogun” e saj, pas famës së bujshme të vitit që lamë pas. Në këtë foto që shihni, Tuna ka kapërcyer çdo fantazi, duke improvizuar një saj, siç e shihni në foto. Performanca shumë provokuese dhe që është pritur me shumë reagime të zjarrta nga publiku, duket se nuk ka qenë aq rastësore nga Tuna. Ajo e kishte menduar mirë se cila do të ishte loja e radhës me zogun e saj, që tashmë përflitet në çdo sajt apo rrjet social. Dhe duket se fantazia e këngëtares për t’i dhënë dimensione të reja “zogut”, jo vetëm që nuk ka shteruar, por ka tejkaluar çdo ekstrem, ndërsa ka improvizuar një organ gjenital mashkullor me mikrofonin, ndërsa po këndonte në një club në Tiranë. Pas suksesit me klipin “Fenix”, së bashku me të dashurin e saj Cosman, Tuna pati një axhendë të ngjeshur me koncerte jo vetëm në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë, por në shumë vende të botës.

Johnny Depp fejohet me Amber Heard

Image
Vetëm disa ditë pasi u shfaqën bashkë në tapetin e kuq, Johnny Depp duket se është fejuar me aktoren Amber Heard.  Amber është fotografuar me një diamant në gisht dhe duke u munduar ta mbajë gjatë gjithë kohës të fshehur dorën. Depp dhe Heard janë takuar në xhirimet e filmit ‘The Rum Diary’ në vitin 2011. Kjo do të ishte martesa e parë për aktorin e famshëm, pasi me nënën e dy fëmijëve të tij, Vanessa Paradis, ai ka bashkëjetuar për 14 vite dhe nuk është martuar kurrë. Ndërsa lidhja e mëparshme e Amber Heard ka qenë me një femër dhe aktorja njihet për biseksualitetin e saj.

Johnny Depp fejohet me Amber Heard

Image
Vetëm disa ditë pasi u shfaqën bashkë në tapetin e kuq, Johnny Depp duket se është fejuar me aktoren Amber Heard.  Amber është fotografuar me një diamant në gisht dhe duke u munduar ta mbajë gjatë gjithë kohës të fshehur dorën. Depp dhe Heard janë takuar në xhirimet e filmit ‘The Rum Diary’ në vitin 2011. Kjo do të ishte martesa e parë për aktorin e famshëm, pasi me nënën e dy fëmijëve të tij, Vanessa Paradis, ai ka bashkëjetuar për 14 vite dhe nuk është martuar kurrë. Ndërsa lidhja e mëparshme e Amber Heard ka qenë me një femër dhe aktorja njihet për biseksualitetin e saj.

Disavantazhet e të dashurës së presidentit

Image
Julie Gayet (majtas), e dashura e perfolur e presidenit Hollande. Djathtas Zonja e Pare e Frances, Valerie Trierwelier E dashura e një presidenti nuk ka vetëm favore, por edhe disa kosto që duhet të paguajë dhe këtë po e provon në kurizin e saj Julie Gayet, e përfolur për një lidhje jashtëmartesore me Presidentin e Francës, Francois Hollande.  Aktorja e vendosur në qendër të një skandali që ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore u përjashtua ditën e mërkurë nga juria vlerësuese e një akademie filmi. Ministria franceze e Kulturës nuk prezantoi asnjë shpjegim për vendimin e përjashtimit të Gayet, e cila figuronte fillimisht midis anëtarëve të jurisë. Aktorja ishte pjesë e komisionit vlerësues për bursat e "Villa Medici", një akademi prestigjioze franceze e filmit, me qendër në Romë. Marrëdhënia midis saj dhe presidentit Hollande u publikua në faqet e një reviste franceze gjatë javës së shkuar. Midis të tjerave, revista publikoi edhe disa foto të presidentit me kaskë motor

Michelle Obama: Nuk e përjashtoj botoksin

Image
Michelle Obama, e cila do të festojë 50-vjetorin e lindjes javën e ardhshme, nuk e përjashton mundësinë e një ndërhyrje estike në të ardhmen.  "Gratë duhet të kenë gjithmonë lirinë që të bëjnë gjithçka që ato i bën të ndihen më mirë me veten", deklaroi Zonja e Parë e SHBA-ve për revistën "People". "Për momentin, nuk e kam menduar mundësinë e një operacioni plastik, por nuk them kurrë kurrë", shtoi Michelle, e cila do të mbushë gjysmë shekulli jetë ditën e premte. Në një këshillë drejtuar grave të tjera për mënyrën e se si duhet jetuar shëndetshëm, zonja Obama tha: "Nuk kam lënë kurrë pas dore mamografitë, kolonoskopitë apo kontrollet e tjera mjekësore. Përpiqem të jem gjithmonë e përpiktë. Përsa i përket ushqimit nuk jam asnjëherë e fiksuar me atë që konsumoj, por sigurohem që të ketë shumë fruta dhe perime në dietën time". Një prej sekreteve të Zonjës së Parë është edhe stërvitja, me disa orë palestër apo vrap në javë. Në intervistën e saj, si

Rita Ora kalon ndarjen buzë pishinës

Image
Rita Ora nuk është nga ato që kalon një ndarje e mbyllur në shtëpi apo në krahët e shoqës së saj më të ngushtë për t'u ngushëlluar.  Pasi konfirmoi ndarjen pas nëntë muajsh lidhje me DJ Calvin Harris, këngëtarja me origjinë kosovare kapi një fluturim për në Los Anxhelos, ku vendosi të relaksohej nën rrezet e ngrohta të diellit. Dukshëm e relaksuar, 23-vjeçarja postoi këto foto të saj buzë një pishine në profilin e saj në një rrjet shoqëror gjatë së enjtes. Kjo ditë pushimi erdhi për Ritën vetëm pak përpara se të marrë pjesë në përvojën e saj të parë kinematografike, në një rol episodik që i është besuar në filmin "50 hijet e Greit", komedisë erotike "best seller" gjatë 2013-s. Rita Ora ndahet nga Calvin Harris Rita Ora është ndarë nga DJ Calvin Harris pas nëntë muajsh lidhjeje. Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ka konfirmuar këtë lajm duke mos e ndjekur më Calvin-in në Instagram, 2 javë pasi festuan bashkë Vitin e Ri. Një burim tha për tabloidin ‘The

Hathaway hoqi dorë nga roli me të cilin Lawrence fitoi çmimin Oscar

Image
Jennifer Lawrence dhe Anne Hathaway Disa aktorë është e shkruar të interpretojnë role të caktuara dhe ky është rasti i Jennifer Lawrence me rolin e saj në filmin ‘Silver Linings Playbook’.  Fillimisht, roli me të cilin ajo fitoi çmim Oscar në shkurtin e vitit të kaluar i ishte caktuar aktores Anne Hathaway, e cila pati mosmarrëveshje me regjisorin dhe u largua nga kasti. Këtë gjë e bëri të ditur Harvey Weinstein, producenti ekzekutiv i filmit. Ai shtoi se as Bradley Cooper nuk ishte zgjedhja e parë në kastin e filmit të suksesshëm. “Donim Anne Hathaway dhe Mark Wahlberg në rolet kryesore, por ndodhi ajo që ndodhi. Anne pati “mosmarrëveshje kreative” me regjisorin”, tha 61-vjeçari. Pasi u largua Anne, Weinstein thotë se nuk ishte e vështirë të gjeje zëvendësuesen: “Jennifer është një aktore brilante, e lezetshme dhe fitoi madje çmimin Oscar.” Jennifer Lawrence u vlerësua si aktorja më e mirë për interpretimin e Tiffany Matthews, një vejushë me paqëndrueshmëri mendore.

“Piratët e Karaibeve 5”, xhirimet nisin në fund të vitit

Image
Johnny Depp do të nisë xhirimet për filmin “Pirtatët e Karaibeve 5” në fund të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga regjizorët norvegjezë Joachim Ronning dhe Espen Sandberg.  “Xhirimet do të realizohen në Porto Riko dhe Nju Orlins”, thanë regjizorët për ‘Deadline’. Johnny Depp do të rikthehet të interpretojë kapitenin Jack Sparrow, Geoffrey Rush do të luajë rolin e Barbosës, ndërsa Keith Richards do të jetë sërish në rolin e Kapitenit Teague. Prurje e re në filmin e pestë të sagës do të jetë aktori Christopher Waltz, ndërsa Penelope Cruz, me rol kryesor në “Piratët e Karaibeve 4”, do të shfaqet shumë pak në filmin që pritet të shfaqet në vitin 2016.

Nominimet “Oscar”

Image
Drama “American Hustle” dhe filmi hapësinor “Gravity” kryesojnë e nominimeve për cmimet e famshme “Oscar” me nga 10 të tilla secili.  “American Hustle” kandidon në të gjitha kategoritë për aktorët me Christian Bale, Amy Adams, Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence, ndërsa në garën për figurën më të mirë, përballë ka “Gravity”, regjisori i të cilit, Alfonso Cuaron është kandiduar për regjinë më të mirë, ndërsa protagonistja Sandra Bullock si aktorja më e mirë. Pas tyre ndjek “12 Years a Slave” në garë për 9 cmime, përfshirë këtu regjia më e mirë dhe figura më e mirë. Në listën me 9 filma të nominuar për cmimet prestigjoze ndodhen gjithashtu edhe “The Wolf of Wall Street”, “Nebraska”, “Captain Philips”, “Dallas Buyers Club” dhe “Her”. “American Hustle” është filmi i 15-të në historinë e cmimeve “Oscar” që nominohet në katër kategoritë vlerësuese për aktorët, megjithëse asnjëherë nuk ka ndodhur që një film t’i fitojë që të gjitha këto kategori. Të njëjtën gjë e arriti edhe “Silver Lining

Shakira, "sfidë bukurie" me Rihannën

Image
Në vetëm tre ditë pas lëshimit të këngës së tyre të përbashkët, bashkëpunimi i Shakirës dhe Rihannës është shndërruar në një "magnet" të vërtetë klikimesh në internet.  "Can't Remember to Forget You" është një këngë e destinuar të jetë e suksesshme, ashtu siç janë edhe dy divat që e këndojnë. E sikur të mos mjaftonte vetëm emri i Rihannës dhe Shakirës, kjo e fundit është kujdesur që t'i shtojë suksesit edhe disa imazhe me të vërtetë provokuese që shoqërojnë këtë këng ë. Imazhet e bashkëshortes së Pique, përbëjnë në fakt edhe një lloj minisfide bukurie ndaj Rihannës,  e cila vetëm disa ditë tregoi format e saj "top-less"  në një seancë fotografimi për llogari të "Vogue" në plazhet braziliane.

Jetesa në komunitet. Kozma Dushi në "Pasdite"

Dikur, të gjithë njerëzit që jetonin bashkë njiheshin midis tyre. Megjithatë, sot gjithmonë edhe më pak njerëz e kanë këtë luks, ndërsa stili intensiv i jetesës bën që shumë persona të jetojnë në grup, me njerëz shpesh të panjohur fillimisht prej tyre.  Një një seri dedikuar jetesës në grup, "Pasdite" në "Top-Channel" ftoi në studion e saj këngëtarin e mirënjohur Kozma Dushi, i cili tregoi për kohën kur erdhi në Tiranë dhe nisi të jetonte me studentë të tjerë të arteve në Qytetin Studenti. "Erdha në Tiranë në vitin 1980. Jo vetëm për mua që isha nga Berati, por këdo në atë kohë, ardhja në Tiranë ishte një ndryshim shumë i madh. Tirana në atë kohë dukej një qytet gjigant për këdo dhe emocionet, por edhe vështirësitë ishin të mëdha", tregoi në kujtimet e tij këngëtari. "Ne na sistemuan në godinën e me numër 23. Në atë godinë, në atë kohë qëndronin artet figurative, muzika, kanto dhe veglat frymore", shtoi zoti Dushi, i cili u bë protagonist i një r

“Oscar", kritika zgjedh Cate Blanchet

Image
Megjithëse nuk ka peshën e një trofeu “Oscar”, Cate Blanchet iu gëzua në maksimum cmimit si aktorja më e mirë e 2013-ës, e përzgjedhur nga kritika.  “Critics Choice Awards” u ndanë të enjten në mbrëmje, ku Blanchet fitoi garën me emrat e tjerë falë rolit të saj në filmin “Blue Jasmine”, i regjisorit Woody Allen. Suprizë në zgjedhjen e kritikës ishte edhe emri i përzgjedhur fitues për cmimin e aktores joprotagoniste, ku triufmoi Lupita Nyong'o, një emër i panjohur ndër rivalet, ku ishte edhe Jennifer Lawrence për rolin e saj në “American Hustle”. Pas marrjes së trofeut ajo falenderoi djalin e saj, ndërsa tha se ishte fati që të ishte pikërisht ajo që Woody Allen të telefononte për rolin në “Blue Jasmine”. Të shtunën, aktorja fitoi edhe një cmim “Golden Globe”.  

Presidenti dhe tre zonjat e tij

Image
Kjo është fotoja e parë dhe e vetme që dihet deri më tani ku shfaqen në të njëjtin imazh  Zonja e Parë e Francës, Valerie Trierweiler, e përfolura për një lidhje me shefin e Elizesë, aktorja Julie Gayet dhe nëna e fëmijëve të presidentit francez, Francois Hollande, Segolene Royal.  Fotoja është shkrepur gjatë fushatës elektorale në garën për president të Francës në 2012. Në të shihet partnerja e tij, Valerie Trierweiler duke shkundur duart me të, dy ulëse në të djathtë aktorja Julie Gayet dhe dy radhë më pas ish-bashkëshortja e tij, Segolene. Ndërkohë, reporterja Valerie vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Mediat franceze shkruajnë se 48-vjeçarja mori një dozë të konsiderueshme pilulash pas zërave të një lidhjeje të partnerit të saj me aktoren Gayet. Mjekët thonë se ajo do të mbahet në spital edhe për të paktën 1 javë. Hollande ende nuk e ka vizituar atë, por është mjaftuar me dërgimin e çokollatave dhe luleve. Ndërkohë, aktorja 41-vjeçare Julie Gayet deklaroi se do të padisë rev

Rihanna ‘tropikale’

Image
Rihanna vazhdon të shijojë pushimet e saj të miksuara me punën, ku së fundmi pozoi gjysmë nudo për revistën “Vogue” në plazhet e Brazilit.  25-vjeçarja ndryshoi ambient duke u zhvendosur dhe fotografitë e radhës mbërrijnë nga një liqen në një resort tropikal po në vendin amerikano-latin. Në foto, këngëtarja nga Barbadosi shfaqet ‘e nxehtë’ me rroba banjoje të njësuara me trupin (monokini) ngjyrë blu të errët që i nxirrte më në pah format e saj të mrekullueshme.