BENZEMA DHE RIBERY MUND TË DËNOHEN ME NGA TRI VJET BURG

Në një gjykatë në Francë sot ka filluar gjykimi kundër dy prej yjeve kryesore të futbollit në Botë, Franck Ribery, 30, dhe Karim Benzema, 26 vjec.
Ata janë të akuzuar se në vitin 2009 ka bërë sex me Zahia Dehar, që aso kohe i kishte 17 vjec. Dehar sot është një prej yjeve më të famshme televizive, prej kur kishte shpërthyer skandali. Ajo është muza e dizejnatorit Karl Lagerfeld.
Por as Dehar e as futbollistët akuzuar nuk pritët që të marrin pjesë personalisht në gjykatë, por në vend të tyre do të shkojnë avokatët. Të paguash për sex në Francë është legale, nëse të gjitha palët pjesëmarrëse dakordohën për një gjë të tillë.
Kurse seksi me minorene dënohet deri në tri vjet burg, dhe denim me të holla prej rreth 60 mijë euro. Zonja Dehar në vitin 2009 kishte udhëtuar nga Parisi në Mynih në vitin 2009, ku ishte ftuar nga Ribery për ditëlindjen e tij të 26. Në atë kohë ajo i kishte vetëm 17 vjec.
Avokati i Ribery ka thënë se klienti i tij nuk ka pasur njohuri për moshën e saj.





Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses