Posts

Showing posts from December, 2013

Babagjyshët” grabisin me armë (video)

Image
Një grabitje me armë ndodhi ditën e martë në Tiranë, rreth orës 17:25 minuta. Katër persona, të veshur si babagjyshë të Vitit të Ri, hynë të armatosur me kallashnikovë në një qendër tregtare, duke grabitur një dyqan argjendarie. Nën kërcënimin e armëve, ata kanë mbushur thasët me bizhuteri dhe u larguan nga vendngjarja, me një automjet të tipit “Benz”. Top Channel ka arritur të sigurojë pamjet ekskluzive të momenteve të grabitjes. Pak minuta më vonë, autorët e grabitjes e braktisën mjetin në rrugën e Surrelit. Ata i vunë zjarrin dhe u larguan në këmbë, duke përfituar edhe nga errësira. Policia shkoi në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët mendohen të mos jenë shumë larg. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po kryen të gjitha veprimet hetimore, në qendrën tregtare dhe vendin ku u gjet mjeti i djegur, duke mbledhur të gjitha provat. Në vendngjarje shkoi edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policis

Nicole kërkon suksesin edhe në modë

Image
Suksesit në muzikë, Nicole Scherzinger synon t’i bashkangjisë suksesin në një tjetër fushë, atë të modës. Ish-këngëtarja e Pussycat Doll mësohet se është në bisedime me një markë të njohur në fushën e modës për të krijuar linjën e saj personale. 35-vjeçarja njihet për shijen e saj të hollë në përzgjedhjen e veshjeve, vecanërisht fustaneve, ku jo rrallë lë me gojë hapur të gjithë fansat e saj. “Ajo mund të jetë një stiliste madhështore dhe e talentuar. Moda ka qenë gjithmonë një fushë tërheqëse për të ku prej kohësh ka dashur të përfshihet, por jo më duke e ndjekur, por duke e krijuar atë”, thotë një burim pranë këngëtares.

Miley Cyrus nuk ndalet

Image
Ajo e ka bërë të qartë se kritikat apo polemikat që shkakton nuk do të ndalin daljet e saj provokuese në skenat e koncerteve. U tha u bë. Miley Cyrus mbajti fjalën duke performuar edhe njëherë tjetër “twerking” para fansave të saj gjatë koncertit të fundit të “Jingle Ball” në Majemi të Floridas. Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë, këngëtarja shoqërohej nga një ndihmëse e pazakontë…një balerinë shtatshkurtër.  

Transformimi radikal i Johnny Depp

Image
Ajo që i trembej njerëzimi ndodhi. Makineria e inteligjencës ka dalë jashtë kontrollit dhe gjithë njerëzimi rrezikon shfarosjen. Kjo është baza mbi të cilën është ngritur filmi i radhës fantastiko-shkencor, “Transcendence”, ku protagonistë janë edhe Johnny Depp dhe Morgan Freeman. Depp i është nënshtruar një ndryshimi radikal për t’iu përshtatur rolit, duke u bërë thuajse i panjohur. Ai është në rolin Will Caster,  një shkencëtar që goditet me plumb me lënë radioaktive nga një organizatë që kundërshton zhvillimin e teknologjisë kompjuterike që e konsideron si rrezik për ekzistencën e njerëzimit. Plumbi radioaktiv nuk i mori menjëherë jetën Will, por ai lëngon në krevat. Vdekja është vetëm cështje kohe, dhe pikërisht në këtë moment grupi i shkencëtarëve propozojnë transferimin e të gjitha të dhënave të trurit të tij në një program kompjuterik. Kjo ishte zanafilla e përndjekjes së njeriut nga makineritë. Kur u

Anna Paquin “fshihet” nga filmi i ri X-Men

Image
Skenat e aktores Anna Paquin në filmin ‘X-Men: Days of Future Past’ janë fshirë nga regjisori Bryan Singer. Sipas Entertainment Weekly, është fshirë çdo skenë e personazhit të saj Rogue dhe në këtë mënyrë vajza me cullufen e bardhë nuk do të shfaqet në filmin e radhës së kësaj sage. Regjisori ka thënë se kjo nuk ka të bëjë aspak me aftësitë interpretuese të aktores dhe se ia ka shpjeguar vendimin personalisht asaj. Duke folur për EW.com, Singer tha: “Janë skena shumë të mira dhe me shumë mundësi do të jenë të përfshira kur filmi të dalë në DVD, por Anna nuk do të mund të shihet nëpër kinema.” Anna Paquin ka qenë pjesë e kastit të sagës X-Men në tre filmat e parë: X-Men, X2 dhe X-Men: The Last Stand.

10 Prill 2015, data e shfaqjes së ‘Fast and Furios 7’

Image
Mendohej se do të shfaqej në verën e vitit 2014, por pas vdekjes së aktorit Paul Walker filmi ‘Fast and Furious 7’ u shty nga producentët dhe tashmë është Vin Diesel ai që jep lajmin e mirë të lançimit të filmit për fansat e sagës. Protagonisti kryesor ka publikuar në profilin e tij të Facebook-ut një foto me të ndjerin Paul Walker duke shkruar se filmi i shtatë do të shfaqet për herë të parë në datën 10 prill 2015. Prodhimi i filmit u ndalua pas lajmit të vdekjes së Paul Walker, i cili humbi jetën më 30 nëntor pas një aksidenti të rëndë rrugor. “Kasti është i trishtuar, por po mundohemi ta kalojmë këtë që ndodhi”, deklaronte dy javë më parë regjisori James Wan për TMZ.

Claudia Romani rikthehet të godasë

Image
Një modele e revistave për meshkuj, Claudia Romani, tregoi se në moshën 31-vjeçare vazhdon të ruajë të njëjtat linja të cilat e lejuan të bëhej e famshme. Italiania, e fotografuar në plazhet e Majemit, shfaqi jo vetëm hiret e saj të padiskutueshme, por edhe një dëshirë ekzibicionizmi, duke pozuar me kënaqësi përpara paparacëve. Në të shkuarën, 31-vjeçarja ka arritur të fitojë përfaqësim në revista erotike si “Playboy”, “Maxim”, “FHM” apo “Cosmopolitan”.

Mariah Carey shëtit qenin në borë me bikini

Image
Është nënë e dy binjakëve, por vazhdon të ketë një fizik të shkëlqyer. E kemi fjalën për Mariah Carey, e cila me rastin e afrimit të festave të fundvitit ka vendosur që të përshëndesë fansat e saj me një foto ku duket duke shëtitur qenin në borë... e veshur vetëm me bikini. Këngëtarja 43-vjeçare postoi foton provokuese në Instagram. Carey ndodhet në Aspen së bashku me fëmijët e saj dhe bashkëshortin Nick Cannon për të festuar Krishtlindjen. Kohët e fundit ajo ka thënë për Access Hollywood: “Këtë vit, në Aspen, do të organizojmë gjithçka në mënyrë që të kënaqen fëmijët.”

Rihanna, Krishtlindje në plazh

Image
Ndërsa në Shqipëri dhe në shumicën e vendeve të hemisferës veriore, dimri është duke sjellë temperatura të ftohta dhe rreshje dëbore, në Barbados ende bëhet plazh. E rikthyer në vendlidje për Krishtlindje, Rihanna përfitoi nga temperaturat e nxehta të ishullit në Karaibe për të kaluar kohë buzë detit, ndërsa postoi në rrjetet shoqërore disa foto të saj me bikini. Këngëtarja 25-vjeçare dukej e relaksuar, pa tualet dhe e gëzuar në këto foto... fundja, kush nuk do të ishte duke bërë plazh në mes të dhjetorit?

Britney: Koncepti im për seksin ka ndryshuar

Image
Në fundin e viteve 1990, Britney Spears bëri një depërtim të menjëhershëm në botën e muzikës, duke u konsideruar si një prej talenteve më të mëdha ndonjëherë. Megjithatë, 32-vjeçarja u ndihmua ateherë edhe nga fakti që gjerësisht u konsiderua si një "sex-symbol" për publikun mashkullor. Ishte pikërisht seksi edhe një ndër temat kryesore të një dokumentari mbi jetën e saj, transmetuar në fundjavë në kanalet amerikane. "Më pëlqen seksi. Mendoj se është një ndër gjërat më të bukura, por tani që jam në një moshë tjetër ndihem ndryshe rreth tij", deklaroi Britney. "Rreth seksit, ndonjëherë më duket sikur jam 20 vjeç dhe herë të tjera sikur jam 50", deklaroi nëna e dy fëmijëve. Në dokumentar, Britney pranoi se kishte qenë pikërisht lindja e fëmijëve të saj ajo që i kishte ndryshuar më shumë mendimet mbi këtë sferë të jetës intime, ndonëse sipas 32-vjeçares, "në momentin kur bëhe

Çfarë i bën fytyrës Rita Ora?

Image
I pëlqen të bëjë gjëra të çuditshme dhe ato t'i ndajë me fansat në rrjetet sociale. Kjo ka qenë foto e fundit që këngëtarja me famë botërore ka postuar në rrjetin social të fotografive Instagram. Derisa rregullohet te parukerieri, Rita shfaqet me fytyrën e mbuluar me një maskë të zezë. Përbri fotos, ajo ka shkruar “Mirëmëngjesi. Kjo është pamja ime për fotografim sot”. Kjo ka bërë që fansat të befasohen në momentin kur e kanë parë Ritën në këtë gjendje. Përndryshe, ajo është duke realizuar një sesion të fotove për reklama, duke sfiduar edhe të ftohtin meqë fotot po bëhen në ambient të hapur.

Më e klikuara në google Francë (foto)

Image
Është kjo bukuroshja Nabilla, edhe pse e panjohur për ne, ajo është më e kërkuara dhe klikuara në google Francë. Nabilla është bërë e famshme nganjë reality show në Francë, dhe prej atëherë gëzon një famë të madhe atje. Madje mund të konsiderohet se është më e pëlqyer se Papa apo edhe ish-presidenti i vdekur i Afrikës së Jugut, Mandela. Bukuroshja posedon forma të mahnitshme trupore, dhe shpeshë me dashje apo jo, ekspozon edhe pjesët më intime të trupit.

Albana e nervozuar me policët, i quan...

Image
Moderatorja simpatike, Albana Osmani duket të jetë nervozuar aq shumë me policët e trefikut në Tiranë, saqë ajo u ka bërë një dedikim ofendues në rrjetin social Facebook. Vini re, vini re policët e trafikut të 21 dhjetori janë koqe kanari! Kaq kisha ndërkohë që kaluan 3 semaforë jeshile dhe unë pres krahun e këtij zotërisë me uniformë të hapë rrugën. Ka 20 minuta që dirigjon dynjanë prapëseprapthi”, ka shkruar ajo në Facebook. Postimi i saj ka zgjuar reagimet e fansave të cilët kanë komentuar në mënyra të ndryshme për këtë fjalor të përdorur në postimin e saj.

Shumë shpejt, Elvana dhe Kaos sjellin “Disco disco”

Image
Është projekti më i ri që vjen nga dyshja, Elvana Gjata dhe rep grupi kosovar KAOS. Kënga titullohet “Disco disco” dhe shumë shpejt do të jetë në dispozicion për adhuruesit ka paralajmëruar Elvana në rrjetet sociale. Ky bashkëpunim interesant dhe i shumëpritur nga fansat është realizuar në studion e Threedots, i cili këtë vit ka nxjerrë shumë hite të mëdha Të shohim dhe të presim se si publiku do ta mirëpret këngën./10minuta/

Genta e Edona sjellin një superkollazh

Image
“Per vitin e ri se bashku me Edonen kemi pergaditur nje superkollazh te kengeve tona me te mira te cilin mund ta percillni ne programin e RTK-se”, ka shkruar Genta në rrjetin social facebook. Këtë bashkëpunim të dy këngëtareve të njohura dhe të dashura të publikut, fansat janë shprehur se e presin me padurim. Kurse për dukjen e tyre, çdokoment është i tepërt, vlerësojeni vet nga fotoja.

Katy Perry rrëfen: Ja si u ringrita

Image
Viti që po mbyllet ishte i suksesshëm për të. Katy Perry u rëndit nga “Forbes” në pesë këngëtaret femra që arkëtuan më shumë për këtë 12-mujor. Por cila ishte formula që ringriti këngëtaren amerikane pas periudhës së vështirë të kaluar nga ndarja me ish-bashkëshortin, komedianin Russell Brand? Këngëtarja ka rrëfyer ditët e saj të errta në një intervistë dhënë për Channel 4 në Britani. “Sot më shkakton të qeshura kur mendoj atë periudhë. Isha në një periudhë të trazuar të jetës time. Gjëja e parë që bëra ishte të mos drejtoja gishtin tek të tjerët duke i akuzuar se ata ishin shkaku i gjithë problemeve të mia, por ta drejtoja atë tek vetja. Mendova, ok jam në telashe, por si duhet të dal nga kjo?”, tha këngëtarja. Perry thotë se si kishte zbatuar një regjim të fortë në jetën e saj, duke hequr dorë për 3 muaj nga alkooli dhe duke praktikuar joga dhe meditimin. “Për 3 muaj nuk vura alkool në gojë. Nisa seanca jo

Koncert i artistëve shqiptarë

Koncerti “Notes on Albania”, dhënë në sallën e Kolegjit Mbretëror të Muzikës, në Londër, përfaqësoi me dinjitet kulturën shqiptare përpara një audience të veçantë. Rreth 400 spektatorë; ku kishte ambasadorë, diplomatë, lordë, parlamentarë, profesorë universitetesh, muzikologë, anëtarë të shoqatës anglo-shqiptare, biznesmenë, dashamirës anglezë të muzikës, bashkatdhetarë me banim në Britaninë e Madhe; ndoqën jo vetëm notat muzikore të interpretuara me virtuozitet nga artistët shqiptar në këtë koncert, i cili synonte njëkohësisht t’i nxiste ata të merrnin shënim se Shqipëria është një vend europian dhe që ka tërë potencialin, bukurinë, sharmin dhe aftësinë e njerëzve të saj, për të qenë e tillë. Në qendër të koncertit ishte emri dhe frymëzimi i artistes, tashmë me famë botërore, Ermonela Jaho, e cila ndodhet në Londër në përgatitje të performancës së saj në Janar, në Operan Mbretërore të Londrës, në “Covent Garden”, pas suksesit të fundit në Paris. Programi i

Ja si arrihet tek një miliarder

Image
Flavio Briatore dhe bashkëshortja e tij modele Elisabetta Gregoraci po kalojnë pushimet në bregdetin e Malindit, qytet në Kenia. Miliarderi 63-vjeçar italian nuk është në formë të mirë fizike siç duket nga fotot, por vështirë se dikush ia hedh sytë biznesmenit kur pranë tij qëndron një femër si Elisabetta. 33-vjeçarja tregoi format e saj në një bikini të zi duke u larë në det së bashku me djalin 3-vjeçar Falco. Kenia është një nga vendet e preferuara të Flavio Briatores për pushimet. Edhe në vitin 2009 ai ka qenë së bashku me Gregoracin në shtetin afrikan për të festuar Krishtlindjet. Pas shumë vitesh me famën e “playboy”-t, Flavio Briatore duket se ka “mbledhur mendjen” dhe i është përkushtuar plotësisht familjes. Ai ka pranuar se që kur është bërë prind i Falcos është një person më i qetë.

Candice në "kohën e lirë

Image
Për kënaqësinë e të gjithë fansave të saj, Candice Swanapoel publikoi të premten një seri fotografish të marra nga momentet e lira gjatë seancae të fotografimit. Në imazhet e postuara prej 25-vjeçares, shfaqen momente të saj me stafin, si dhe situata në të cilat afrikanojugorja shfaqet duke u relaksuar nën rrezet e diellit. Për Candice, viti 2013 ka qenë një vit i paharrueshëm për arritjet e saj profesionale, të kulminuara me mbajtjen e reçipetave me vlerë 10 milionë dollarë në paradën e fundvitit të "Victoria's Secret".