Katy Perry rrëfen: Ja si u ringrita

Katy Perry rrëfen: Ja si u ringrita
Viti që po mbyllet ishte i suksesshëm për të. Katy Perry u rëndit nga “Forbes” në pesë këngëtaret femra që arkëtuan më shumë për këtë 12-mujor. Por cila ishte formula që ringriti këngëtaren amerikane pas periudhës së vështirë të kaluar nga ndarja me ish-bashkëshortin, komedianin Russell Brand?

Këngëtarja ka rrëfyer ditët e saj të errta në një intervistë dhënë për Channel 4 në Britani.

“Sot më shkakton të qeshura kur mendoj atë periudhë. Isha në një periudhë të trazuar të jetës time. Gjëja e parë që bëra ishte të mos drejtoja gishtin tek të tjerët duke i akuzuar se ata ishin shkaku i gjithë problemeve të mia, por ta drejtoja atë tek vetja. Mendova, ok jam në telashe, por si duhet të dal nga kjo?”, tha këngëtarja.



Perry thotë se si kishte zbatuar një regjim të fortë në jetën e saj, duke hequr dorë për 3 muaj nga alkooli dhe duke praktikuar joga dhe meditimin.

“Për 3 muaj nuk vura alkool në gojë. Nisa seanca joge dhe meditimi për të gjetur qetësinë me veten. Me kalimin e ditëve nisa vazhdimisht të ndjehesha më mirë me veten dhe rifitova vetëbesimin”, tha ajo.



Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses