Transformimi radikal i Johnny Depp

Kjo është baza mbi të cilën është ngritur filmi i radhës fantastiko-shkencor, “Transcendence”, ku protagonistë janë edhe Johnny Depp dhe Morgan Freeman.
Depp i është nënshtruar një ndryshimi radikal për t’iu përshtatur rolit, duke u bërë thuajse i panjohur. Ai është në rolin Will Caster, një shkencëtar që goditet me plumb me lënë radioaktive nga një organizatë që kundërshton zhvillimin e teknologjisë kompjuterike që e konsideron si rrezik për ekzistencën e njerëzimit.
Plumbi radioaktiv nuk i mori menjëherë jetën Will, por ai lëngon në krevat. Vdekja është vetëm cështje kohe, dhe pikërisht në këtë moment grupi i shkencëtarëve propozojnë transferimin e të gjitha të dhënave të trurit të tij në një program kompjuterik.


Kjo ishte zanafilla e përndjekjes së njeriut nga makineritë. Kur u vendos në pushtetin e pakufizuar të rrjeteve kompjuterike, Will Caster merr kontrollin e gjithcka dhe ka një plan të vetin për planetin…pa njeriun.

Filmi aktualisht është në post produksion. Dalja e tij në kinema është përcaktuar premierë më 18 prill.
Comments
Post a Comment