10 Prill 2015, data e shfaqjes së ‘Fast and Furios 7’

10 Prill 2015, data e shfaqjes së ‘Fast and Furios 7’ Mendohej se do të shfaqej në verën e vitit 2014, por pas vdekjes së aktorit Paul Walker filmi ‘Fast and Furious 7’ u shty nga producentët dhe tashmë është Vin Diesel ai që jep lajmin e mirë të lançimit të filmit për fansat e sagës.

Protagonisti kryesor ka publikuar në profilin e tij të Facebook-ut një foto me të ndjerin Paul Walker duke shkruar se filmi i shtatë do të shfaqet për herë të parë në datën 10 prill 2015.

Prodhimi i filmit u ndalua pas lajmit të vdekjes së Paul Walker, i cili humbi jetën më 30 nëntor pas një aksidenti të rëndë rrugor.

“Kasti është i trishtuar, por po mundohemi ta kalojmë këtë që ndodhi”, deklaronte dy javë më parë regjisori James Wan për TMZ.

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)