Rita Ora kalon ndarjen buzë pishinës

Rita Ora kalon ndarjen buzë pishinës
Rita Ora nuk është nga ato që kalon një ndarje e mbyllur në shtëpi apo në krahët e shoqës së saj më të ngushtë për t'u ngushëlluar. 

Pasi konfirmoi ndarjen pas nëntë muajsh lidhje me DJ Calvin Harris, këngëtarja me origjinë kosovare kapi një fluturim për në Los Anxhelos, ku vendosi të relaksohej nën rrezet e ngrohta të diellit.

Dukshëm e relaksuar, 23-vjeçarja postoi këto foto të saj buzë një pishine në profilin e saj në një rrjet shoqëror gjatë së enjtes.



Kjo ditë pushimi erdhi për Ritën vetëm pak përpara se të marrë pjesë në përvojën e saj të parë kinematografike, në një rol episodik që i është besuar në filmin "50 hijet e Greit", komedisë erotike "best seller" gjatë 2013-s.

Rita Ora ndahet nga Calvin Harris

Rita Ora është ndarë nga DJ Calvin Harris pas nëntë muajsh lidhjeje.



Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ka konfirmuar këtë lajm duke mos e ndjekur më Calvin-in në Instagram, 2 javë pasi festuan bashkë Vitin e Ri.

Një burim tha për tabloidin ‘The Sun’: “Ka qenë e vështirë për të dy, por nuk mund të qëndronin më bashkë. Ai ka qenë i zënë me punën si DJ dhe ajo ka qenë e zënë me albumin e ri dhe xhirimet e ‘Fifty Shades of Grey’.”



Gjithashtu, po i njëjti burim shtoi se Calvin është më i rezervuar se Rita në lidhje me famën dhe se kjo gjë ka luajtur rol në ndarje.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses