“Piratët e Karaibeve 5”, xhirimet nisin në fund të vitit

“Piratët e Karaibeve 5”, xhirimet nisin në fund të vitit
Johnny Depp do të nisë xhirimet për filmin “Pirtatët e Karaibeve 5” në fund të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga regjizorët norvegjezë Joachim Ronning dhe Espen Sandberg. 

“Xhirimet do të realizohen në Porto Riko dhe Nju Orlins”, thanë regjizorët për ‘Deadline’.

Johnny Depp do të rikthehet të interpretojë kapitenin Jack Sparrow, Geoffrey Rush do të luajë rolin e Barbosës, ndërsa Keith Richards do të jetë sërish në rolin e Kapitenit Teague.

Prurje e re në filmin e pestë të sagës do të jetë aktori Christopher Waltz, ndërsa Penelope Cruz, me rol kryesor në “Piratët e Karaibeve 4”, do të shfaqet shumë pak në filmin që pritet të shfaqet në vitin 2016.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses