Nominimet “Oscar”

Nominimet “Oscar”
Drama “American Hustle” dhe filmi hapësinor “Gravity” kryesojnë e nominimeve për cmimet e famshme “Oscar” me nga 10 të tilla secili. 

“American Hustle” kandidon në të gjitha kategoritë për aktorët me Christian Bale, Amy Adams, Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence, ndërsa në garën për figurën më të mirë, përballë ka “Gravity”, regjisori i të cilit, Alfonso Cuaron është kandiduar për regjinë më të mirë, ndërsa protagonistja Sandra Bullock si aktorja më e mirë.



Pas tyre ndjek “12 Years a Slave” në garë për 9 cmime, përfshirë këtu regjia më e mirë dhe figura më e mirë.

Në listën me 9 filma të nominuar për cmimet prestigjoze ndodhen gjithashtu edhe “The Wolf of Wall Street”, “Nebraska”, “Captain Philips”, “Dallas Buyers Club” dhe “Her”.

“American Hustle” është filmi i 15-të në historinë e cmimeve “Oscar” që nominohet në katër kategoritë vlerësuese për aktorët, megjithëse asnjëherë nuk ka ndodhur që një film t’i fitojë që të gjitha këto kategori. Të njëjtën gjë e arriti edhe “Silver Linings Playbooks” vitin e kaluar, 4 nominime në kategorinë e aktrimit, ku Jennifer Laërence fitoi cmimin si aktorja më e mirë protagoniste.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses