Jetesa në komunitet. Kozma Dushi në "Pasdite"

Dikur, të gjithë njerëzit që jetonin bashkë njiheshin midis tyre. Megjithatë, sot gjithmonë edhe më pak njerëz e kanë këtë luks, ndërsa stili intensiv i jetesës bën që shumë persona të jetojnë në grup, me njerëz shpesh të panjohur fillimisht prej tyre. 

Një një seri dedikuar jetesës në grup, "Pasdite" në "Top-Channel" ftoi në studion e saj këngëtarin e mirënjohur Kozma Dushi, i cili tregoi për kohën kur erdhi në Tiranë dhe nisi të jetonte me studentë të tjerë të arteve në Qytetin Studenti.

"Erdha në Tiranë në vitin 1980. Jo vetëm për mua që isha nga Berati, por këdo në atë kohë, ardhja në Tiranë ishte një ndryshim shumë i madh. Tirana në atë kohë dukej një qytet gjigant për këdo dhe emocionet, por edhe vështirësitë ishin të mëdha", tregoi në kujtimet e tij këngëtari.

"Ne na sistemuan në godinën e me numër 23. Në atë godinë, në atë kohë qëndronin artet figurative, muzika, kanto dhe veglat frymore", shtoi zoti Dushi, i cili u bë protagonist i një rikthimi emocional në dhomën ku shpenzoi pesë vite të jetës së tij.

"Unë kam qenë student 5 vjet. Tek kjo dhomë ruaj dhe mbaj në kujtesën time kujtime shumë të bukura. Sot kam një mall të madh dhe kjo është hera e parë që vij këtu në më shumë se 34 vjet. Dikur, përpara dhomës ka qenë një shelg i madh që nuk është më dhe tek ajo rruga atje, më shumë kalonin vajzat që shkonin në universitet. Kjo është dhoma ku kam jetuar. Nuk kanë qenë këta krevatë, kemi pasur krevate marinari. Jetonim atëherë katër veta në dhomë, katër beratas, por kjo nuk do të thotë që nuk përziheshim me studentët e tjerë. Vërtet është një dhomë e vogël, por ne në atë kohë na dukej si 300 metra katrorë", tregon Dushi.

Në fund të pjesëmarrjes së tij në "Pasdite", këngëtari zbuloi edhe një sekret, arsyen se përse godina ku ai qëndronte në katin e parë ishte më tërheqësja për vajzat e reja të atyre viteve. "Kam shumë respet për gjeologët apo inxhinjerët e tjerë, por kur vajzat kalonin nga godinat e tyre nuk trajtoheshin njësoj. Ata bënin lojra, i qëllonin me qeska me ujë ose i bënin batuta të ndryshme. Ndërsa ne artistët nuk i kemi bërë kurrë këto. Ne merrnim veglat dhe u bënim serenatë", tha me një dozë të dukshme nostalgjie zoti Dushi

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses