Disavantazhet e të dashurës së presidentit

Disavantazhet e të dashurës së presidentit
Julie Gayet (majtas), e dashura e perfolur e presidenit Hollande. Djathtas Zonja e Pare e Frances, Valerie Trierwelier
E dashura e një presidenti nuk ka vetëm favore, por edhe disa kosto që duhet të paguajë dhe këtë po e provon në kurizin e saj Julie Gayet, e përfolur për një lidhje jashtëmartesore me Presidentin e Francës, Francois Hollande. 

Aktorja e vendosur në qendër të një skandali që ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore u përjashtua ditën e mërkurë nga juria vlerësuese e një akademie filmi.

Ministria franceze e Kulturës nuk prezantoi asnjë shpjegim për vendimin e përjashtimit të Gayet, e cila figuronte fillimisht midis anëtarëve të jurisë.

Aktorja ishte pjesë e komisionit vlerësues për bursat e "Villa Medici", një akademi prestigjioze franceze e filmit, me qendër në Romë.

Marrëdhënia midis saj dhe presidentit Hollande u publikua në faqet e një reviste franceze gjatë javës së shkuar.

Midis të tjerave, revista publikoi edhe disa foto të presidentit me kaskë motori, për t'u maskuar nga vëmendja e publikut, ndërsa vizitonte banesën e aktores.

Aktualisht, Zonja e Parë e Francës, Valerie Trierweiler, ndodhet në spital, ku mësohet se është shtruar pas përjetimit të shokut të tradhëtisë së partnerit të saj.

Ndonëse jetojnë së bashku dhe Trierweiler konsiderohet zyrtarisht si Zonja e Parë, ajo dhe Hollande nuk janë të martuar.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses