Dalin Rezultatet E Provimit Të Matematikës

Dalin rezultatet e provimit të matematikës  - Agjencia Kombëtare e provimit dhe Ministria e Arsimit do të shpallin  rezultatet e provimit të matematikës. Korrigjimi për provimin e matematikës ka përfunduar para disa ditësh, por ato do të bëhen publike vetëm ditën e dielë.
Kjo pasi duhet të bëhet hedhja e të dhënave. Sipas drejtorit të arsimit parauniversitar në MASH Fatmir Vejsiu, rezultatet pulikohen të dielën, për arsye të mos konfrontimit të maturantëve me notat. “Rezultatet e provimit të matematikës do të dalin në datën 30 qershor.
Ata janë gati, pro nuk do të publikohen nesër (sot). Kjo për arsye që maturantët mos të konfrontohen me notat” shprehet Vejsiu. Provimi i dytë i detyruar i Maturës Shtetërore, ai i matematikës  u zhvillua në datën 14 qershor. Këtij provimi i janë nënshtruar gati 45 mijë maturantë.
Rreth 8% e të rinjve  të provimit të matematikës kanë marrë mbi 45 pikë që do të thotë janë vlerësuar me nëntë dhe dhjetë, që e përkthyer në shifra i bie të jenë rreth 5 mijë të rinj, por ende nuk e dinë se sa do të jetë numri i atyre që nuk e kalojnë provën e matematikës, pasi nuk janë bërë kalkulimet me tabelën e pikëve.
Ndërsa një pjesë e madhe e të rinjve kanë marrë notën mesatare 7 dhe 8.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses