Bleona Zihet Me Rudina Magjistarin

Një tjetër ngjarje që tashmë i përket publikut e jo vetëm Bleonës dhe Rudinës, është zënka që kanë pasur këto të dyja pak ditë më parë. Pas mbërritjes së Bleonës në Tiranë, Rudina i kërkoi një intervistë dhe e lanë takimin në “Sheraton”, vendi ku Bleona po qëndronte e ku dha edhe konferencën për shtyp.
Rudina shkon në takim rreth 45 minuta me vonesë dhe Bleona nuk është më disponibël për të, sepse ka lënë disa punë të tjera për të bërë. Ndërkohë që Bleona e lë Rudinën të presë duke u marrë me takime të tjera, moderatorja e programit të pasdites në TV “Klan” i kërkon disi e nervozuar që të mbaronte së pari intervistën me të e më pas të vazhdonte me të tjerët. Por, Bleona i përgjigjet se ajo është vonuar dhe tani i duhet të merret me të tjera punë. Si duket, Rudina nuk e ka duruar këtë fakt dhe është ngritur nga vendi, i ka rënë në shpatull Qeretit, duke i thënë: “Kështu është kur merresh me injorante!”
Fakti që kjo ngjarje rrëfehet me kaq detaje, është sepse ka ndodhur në hollin e “Sheratonit”, përballë recepsionit dhe dëshmitarët e ngjarjes kanë qenë të shumtë. Është interesante se si Rudina Magjistari e ka quajtur Bleonën injorante e ndërkohë po këtë injorante donte ta kishte në programin e saj!
Pra, siç e thamë edhe në fillim, na pëlqen apo nuk na pëlqen, Bleona na ka bërë që të flasim për të. Kush e di se ç’ka menduar për javët në vijim.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses