Beatrix Ramosaj: Kjo vere do te jete e mbushur me surpriza

Beatrix Ramosaj eshte nder emrat e kengetareve te rinj, qe cdo dite perpiqet me punen e vazhdueshme, te krijoje identitetin e saj ne skenat shqiptare. Pjesemarrja ne shume festivale, se fundmi edhe ne Top Fest, ka bere qe ajo, megjithese shume e re ne karriere, te mendoje se pergjithesisht juria nuk mendon si publiku. Per kete ne nje interviste te dhene per supelmentin Summer Time, kengetarja tregon per zhgenjimet, studimet dhe projektet e saj ne kete sezon, i cili do te jete shume i ngjeshur per kengetaren bukuroshe, ku sigurisht nuk do te mungojne edhe surprizat per fansat e saj.
beatrixramosaj
Ju ishit konkurrente ne Top Festin e ketij viti, si u prit kenga juaj?
Me modesti pranoj qe kenga eshte pritur shume me mire sesa kisha menduar, pasi edhe vete pjesemarrja ne “Top Fest” sivjet per mua ishte e paparashikuar apo planifikuar.
Megjithese e pelqyer, kenga juaj nuk mori asnje cmim, pse?
Nuk e di pse, por jam e lumtur me performancen dhe paraqitjen time ne naten finale. Une gjithmone kam menduar se cmimet shkojne e vine, por ate ndjesi qe te japin duartrokitjet e atyre qe te perkrahin, fansat e tu,  skane cmim.
Ne gare kete vit ishte edhe tezja juaj Alberia, ju erdhi keq qe as ajo nuk mundi te fitonte?
Per tezen jam merzitur shume te them te verteten dhe me shume se sa per veten time, pasi sipas meje ajo duhet te ishte fituesja e ketij edicioni. Por ndoshta kete e ka treguar publiku qe e ka duartrokitur gjate performancen se saj.
Jeni shprehur neper rrjetet sociale se ne kompeticionet tona asnjehere nuk fiton ai qe e meriton vertet, e mendoni vertete kete gje?
Mendohem shume para se te shprehem pasi nuk dua t’i bie ne qafe askujt, apo te flas gjera te pa qena, kjo sa i perket atyre gjerave qe kam publikuar ne Facebook-un tim. Eshte e vertet se mendoj qe vitet e fundit po verej se talent show dhe festivalet mendojne pak me ndryshe nga ajo qe mendojne ata qe i votojne, nepermjet votimeve online, qe ne kete rast jane publiku i gjere.
Ju jeni ne vit te fundit te Liceut Artistik, si po shkojne provimet e matures?
Oh, lere mos e pyet, lodhje e madhe por shpresoj dhe uroj qe ne fund te dal me rezultate te mira. Ne kete menyre do te justifikoj veten dhe lodhjen time gjithashtu.
Çfare duhet te kete nje artiste sipas jush qe te jete e suksesshme?
Per te qene nje artiste e kompletuar dhe sigurisht e suksesshme duhen disa elemente se bashku. Vullnet, pune, perulesi, inteligjence dhe pse jo edhe pak bukuri.
Sipas jush bukuria eshte nje pjese e rendesishme e suksesit?
Nese do ta vini re me kujdes, bukuria ben pjese ne suksesin e nje kengetareje, por une e kisha renditur ne fund, per kete arsye po te pergjigjem edhe nje here qe bukuria tek nje artiste eshte nje pjese e rendesishme, por jo e domosdoshme.
Si shpjegohet dashuria qe keni ju gati si fis, per kengen?
Nuk mund te ta shpjegoj me fjale se nga na buron dashuria per muziken dhe per kengen, por mesa duket muzika na rrjedh nder vena, pasi nje pjese e mire e familjes sone, sic thate edhe ju, kendojne .
Keni menduar ndonjehere qe te beni bashkepunim mes jush?
Po flas per veten time, meqenese po me drejtoheni mua. Ne sapo kemi filluar karrieren, e kam fjalen per kusherirat e mia, dhe jemi duke zbuluar identitetin tone muzikor, por besoj se sapo ta kemi konsoliduar kete identitet, sigurisht qe ne nje te ardhme do te kemi edhe bashkepunime.
Cili eshte personi qe ju ka perkrahur me shume ne karrieren tuaj?
Absolutisht familja ime, pra sic e shikoni nuk behet fjale per nje person te vetem. Dhe gjej rastin qe ta falenderoj shume familjen per mbeshtetjen qe me ka dhene dhe qe me jep perdite, sepse ne kete profesionin tone eshte shume e rendesishme perkrahja qe te jep familja.
Ju jeni person qe kerkoni shpesh falje?
Nuk kerkoj shpesh, por sigurisht qe kur gaboj di te kerkoj edhe falje.
Cili eshte personi qe do t’i kerkonit falje tani?
Mamit mbase, per cdo gje qe e kam lenduar ne perditshmerine tone.
Çfare beni kur dikush ju lendon, hakmerreni?
Jo nuk jam tipi i tille, gjithmone kam menduar se ka Zot lart dhe ja le ne dore gjithcka atij.
Si i kaloni fundjavat tuaja?
Fundjavat kur i kam te lira dhe nuk jam e angazhuar i kaloj me miqte e mi. Nderkaq, ka shume fundjava kur une kam koncerte. Ne keto dite te nxehta mundohem qe t’i kaloj edhe ne plazh. Por cdo gje varet nga itinerari qe kam, pasi ne kete sezon kam edhe shume koncerte e nuk bej dot plane fikse.
Ju kendoni live ne ambiente te ndryshme, mendoni se vleresohet mjaftueshem muzika sot?
Me vjen keq ta pranoj, se ky eshte vendi yne dhe ketu kemi vendosur te bejme karriere, por momentalisht vleresimi nuk eshte ne nivelet e duhura dhe as ne raportet e duhura, por besoj kjo periudhe tranzicioni ne muzike do te kaloje se shpejti pasi dhe njerezit kane filluar te kuptojne se cila eshte muzika e mire. Pra, kane filluar qe te jene me selektiv ne muziken qe degjojne.
Nese nuk do te ishit bere kengetare, me cfare do te ishit marre?
Mhmmm mbase jam ne kohe te behem akoma dicka ndryshe, keshtu qe mund ta le dhe surprize.
Ju jeni me status….?
Single
Mendoni se meshkujt e kane paksa te veshtire qe te lidhen me nje kengetare?
Kam pershtypjen aq sa eshte e veshtire eshte edhe e lehte …por per ne eshte paksa e veshtire, pasi me jeten qe bejme dhe impenjimet tona veshtire te mbajme nje raport te mire, sidoqofte, per mua nuk eshte paresore tani nje lidhje.
Çfare cilesish duhet te kete mashkulli juaj ideal?
Inteligjent, korrekt, spontan, pse jo edhe i pashem.
A ka dicka qe ju ben pershtypje ne pamje te pare tek nje mashkull?
Tiparet
Keni rezervuar surpriza per fansat tuaja gjate stines se veres?
Megjithese nuk dua qe ti tregoj te gjitha, sepse ndryshe nuk do te kete me surprize brenda, po tregoj ato qe jane me te shpejta pasi kjo vere eshte e mbushur me surpriza. Se pari kam nje duet me Gold Ag, nje kenge qe do te kete edhe videoklipin e saj. Momentalisht kane perfunduar xhirimet e klipit dhe presim te promovohet se shpejti, gjithashtu sapo kam regjistruar nje kenge shume te dashur e te vecante per mua qe shpresoj te pelqehet nga fansat e mi, kenge e punuar nga De Vox .
Ku mendoni se do ti kaloni ditet e nxehta te veres?
Kam bere plane per disa udhetime, por sivjet vjen puna perpara, me pas pushimet

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses