Rita Ora ndez skenën e “ Gastonbury Festival 2013”

Ishte hera e parë që shfaqte talentin e saj në skenën legjendare të “ Glastonbury ”-t, kështu që Rita Ora bëri gjithcka të mundeshme, për t’u siguruar se do të kujtohet gjatë.


Ishte pikërisht ky rasti, teksa ajo doli disi “e egër” në skenën “Pyramid”, mbrëmjen e së premtes. Këngëtares i shkëlqente së tepërmi lëkura, duke qenë se kishte veshur një fustan të kuq të shndrritshëm për këtë ngjarje.
Sigurisht, ajo nuk u duk aspak e turpshme, kur nxorri fundshpinën e saj para turmës së madhe, falë të çarës që kishte fustani i saj, kur u kthye me shpinë nga publiku.
Rita dha gjithcka nga ana e saj, me flokët e zbardhur të gjata e të lëshuara, teksa shpërthente me mikrofonin.

RitaO3

Rita Ora: Mamasë Nuk I Pëlqen Si Dal Në Skenë

Njihet për veshjet provokuese në skenë dhe nëna e saj nuk e pëlqen këtë gjë. Për këtë arsye Rita Ora ka thënë në një intervistë për versionin gjerman të revistës ‘Interview’ se duhet të bëjë më shumë kujdes me veshjet e saj. 
Paradoksalisht, në setin fotografik që shoqëron intervistën, këngëtarja me origjinë nga Kosova sërish ka dalë shumë e zbuluar për gustot e mamasë.
22-vjeçarja ka folur edhe për fëmijërinë e vështirë në Angli: “Jetonim në një apartament të vogël në Londër. Mamaja punonte pastruese dhe ndiqte shkollën pasditeve. Babai ka punuar nga të gjitha llojet e punëve derisa kurseu aq sa për të hapur pub-in e vet.”

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses