SHBA, harrohet në qeli, merr 4 milionë $

Një student i Universitetit të San Diegos është dëmshpërblyer me 4 milionë dollarë nga qeveria amerikane pasi është harruar në një qeli paraburgimi për 4 ditë. 

Daniel Chong ka thënë se ka pirë urinën e tij për të mbijetuar dhe ka pasur haluçinacione nga mungesa e ushqimit.

Chong është ndaluar pas një operacioni anti-drogë në vitin 2012, por pasi është futur në qeli është harruar krejtësisht nga oficerët e policisë. Ai ka thënë se është munduar të tërheqë vëmendjen duke nxjerrë një lidhëse këpucësh jashtë derës së qelisë para se ta gjenin të mbuluar në fekale, sipas Associated Press.

Pas shpëtimit, Chong ka kaluar 5 ditë në spital duke u rekuperuar nga dehidratimi dhe problemet në veshka. Gjithashtu ai ka humbur 7 kilogramë gjatë 4 ditëve të braktisjes.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses