“Jackson luante me vdekjen prej 12 vitesh”

“Jackson luante me vdekjen prej 12 vitesh”
Micheal Jackson, ne nje prej koncerteve te tij te fundit
Varësia e Micheal Jackson ndaj medikamenteve të forta që shkaktuan vdekjen e tij zgjati të paktën 12 vjet, kohë gjatë të cilës ai e provokoi vazhdimisht vdekjen duke tejkaluar dozat e rekomanduara. 

Kjo është ajo që ish-bashkëshortja e Micheal Jackson, Debbie Rowe, do të deklarojë përpara një jurie, sipas portalit amerikan “TMZ”, kur të dëshmojë më vonë gjatë ditës në një proces lidhur me vdekjen e Jackson.

Gjatë procesit, i lidhur me dëmshpërblimin që i takon familjes nga sigurimet dhe përgjegjësinë e aktorëve të ndryshëm në vdekjen e mbretit të muzikës pop, Rowe do të tregojë se në dijeninë e saj, kontakti i parë i Jackson me një prej barnave që i shkaktuan eventualisht vdekjen ndodhi në vitin 1997.

Atëherë, mjekët i dhanë Diprivan, një formë e qetësuesit Propofol, në dhomën e një hoteli në Mynih. Ky mjekim iu dha prej mjekëve për shkak të pagjumësisë dhe atë natë Micheal arriti të flinte tetë orë të plota.

Megjithatë, pas rikthimit nga Mynihu, ai vazhdoi të konsumonte vazhdimisht këto ilaçe, shpesh edhe pa autorizimin e mjekut të tij personal.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses