Megan Fox pret një fëmijë të dytë

Aktorja Megan Fox dhe bashkëshorti i saj, Brian Austin Green, janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë së bashku. 

Çifti, i cili është aktualisht prind i një djali 10-muajsh, Noah, shprehu në një komunikatë “gëzimin e pakufishëm” për këtë lajm.

Një përfaqësues i 27-vjeçares tha të premten për “New York Post”: “Mund të konfirmoj se Megan është duke pritur fëmijën e saj të dytë nga bashkëshorti Brian. Ata të dy janë tepër të lumtur për këtë shtesë që do t’i ndodhë familjes”.

Historia e dashurisë së Fox, e konsideruar si një prej aktoreve më të pashme të Hollivudit dhe Brian, është një prej më të gjatave dhe të fortave në botën e “shoë-bizz”.

Ata të dy u njohën në vitin 2004, në sheshin e xhirimit të “Hope & Faith”, kur Fox ishte 18 vjeç dhe Brian 30.


Megan Fox dhe Brian Austin, i cili mban ne duar te birin, presin nje femije te dyte

Historia e tyre u bë zyrtare në vitin 2006, kur nisën të frekuentoheshin në publik deri në 2009-n, kur pas një ndarje të shkurtër, çifti vendosi të ribashkohej dhe të lidhej në një martesë të mbajtur të fshehtë deri në fund në Hauai, në 2010-n.

Nga ana e tij, Brian është baba edhe i një fëmije tjetër, i 11-vjeçarit Kassius, fryt i lidhjes së tij të mëparshme me aktoren Vanessa Marcil Giovinazzo

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses