Alba: Nuk kam më bukurinë e dikurshme

E vlerësuar unanimisht si një prej aktoreve më të pashme dhe tërheqëse të Hollivudit, Jessica Alba nuk ndan të njëjtin vlerësim mbi fizikun e saj. 

32-vjeçarja, në një intervistë për revistën “Women’s Health”, pranoi: “Kam probleme me celulitin, me ruajtjen e linjave apo me dhjamin e barkut. Më duhet ta pranoj, nuk kam më trupin e një 14-vjeçareje”.

Sipas Jessicas, e cila pavarësisht kritikave për veten u duk tepër tërheqëse në pushimet e saj të fundit me bashkëshortin Cash Warren në Karaibe, “është e rëndësishme që çdokush të ketë një vizion të përshtatshëm për veten sepse sa më joreal të jetë objektivi, aq më e vështirë është të jesh i lumtur”.

Megjithatë, pavarësisht modestisë të theksuar të aktores, mbetet fakt se trupi i saj mbetet i shkëlqyer, duke pasur parasysh që është nënë e dy fëmijëve.


Jessica Alba, ne ceremoni ku ka qene prezente gjate 2013-s

Jessica Alba dhe bashkeshorti Cash Warren ne pushimet e kesaj vere 
Jessica Alba ne rinine e saj 

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses