Bloom dhe Kerr rikthehen së bashku?!

Aktori dhe modelja, që para pak ditësh zyrtarizuan “ndarjen miqësore” u fotografuan në rrugën e Nju Jorkut së bashku me djalin e tyre 2-vjeçar Flynn.
Ish-bashkëshortët kanë shëtitur të lumtur krah njëri-tjetrit, ndërsa në një moment, në dalje të një restoranti ata edhe janë puthur.
Të premten, Kerr u fotografua e vetme duke hyrë në banesën e saj në Nju Jork, për herë të parë që nga njoftimi i ndarjes, ndërsa pesë minuta më vonë iu bashkua Bloom, pas përfundimit të performancës së tij “Romeo and Juliet” në “Broadway”.



Comments
Post a Comment