“Jennifer Lawrence ishte e mrekullueshme”

“Jennifer Lawrence ishte e mrekullueshme” Më shumë se 50 aktore kanë bërë audicion për të fituar rolin e protegonistes kryesore në filmin ‘The Hunger Games’, por Jennifer Lawrence nuk la asnjë shans për konkurrencën sipas producentes Nina Jacobson.

“Kishim shumë aktore të mrekullueshme në audicione, por kur u shfaq Jennifer, i harruam fare të tjerat. Aty mbaroi gjithçka, e patëm të lehtë të zgjidhnim”, thotë Jacobson për revistën ‘Variety’.

Gary Ross, regjisori i filmit të parë, është i të njëjtit mendim: “U habita me talentin e Jennifer Lawrence. Tregoi intensitet dhe na dha emocion. Menjëherë thashë me vete që gjeta aktoren e duhur për filmin.”

Në muajin nëntor do të shfaqet në kinematë botërore filmi i dytë i sagës (The Hunger Games: Catching Fire). Filmat ‘The Hunger Games’ bazohen në serinë e librave nga Suzanne Collins dhe tregojnë historinë e Katniss Everdeen (Jennifer Lawrence), e cila përzgjidhet për një event të përvitshëm, ku vajza dhe djem të moshës 12-18 vjeç luftojnë me njëri-tjetrin deri në vdekje përballë kamerave për kënaqësinë e publikut.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses