Rigelsi: “Do të falem edhe në Big Brother”; Esida: “Jam në merak për prindërit”

Më pas Rigelsi tregon për veten dhe për faktin që është martuar në moshë shumë te re. Ai thotë se ka tre vjet pa e parë të birin. Ai tregon se ka qenë i martuar për një periudhë prej katër vitesh e gjysmë.
Ndërsa Esida tregon se nuk i ka vënë në dijeni familjarët për hyrjen e saj në Big Brother. Ajo thotë se e ka pasur ëndërr hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme në shtëpi dhe se pengesa e vetme ka qenë familja, pasi nuk e di se si do ta përjetojnë këtë fakt. Ajo hapet me banorët e tjerë dhe thotë se është shumë në merak nga ky fakt dhe nuk e di se si po ndihen familjarët e saj në këto momente. Ndërsa banorët e tjerë mundohen ta qetësojnë, duke i thënë se prindërit kanë për ta mbështetur vendimin saj.
Pas pak, banorët dalin në oborr për të pirë cigare, ndërsa shkëmbejnë biseda të ndryshme me njëri-tjetrin për sa i përket të përditshmes në jetën e tyre.
Comments
Post a Comment