“Fantazma në shtëpi”;- Prova e parë javore

prova javoreVëllai i Madh ka vendosur që provën e parë javore ta fusë në shtëpi që ditën e parë të qëndrimi të banorëve. Kështu Valeri dhe Nevila janë çifti përzgjedhur për t’u lexuar banorëve zarfin e provës së parë javore.
Këtë javë prova ka të bëjë me një “fantazmë” që qarkullon nëpër shtëpi në çdo kohë. Ajo mund të futet në çdo kohë në shtëpi dhe të lërë një objekt në mes të shtëpisë. Banorët nuk duhet që ta lejojnë që kjo të ndodhë, duke e ruajtur “Fantazmën” ditën edhe natën, pasi ajo do të vijë me paralajmërim. Nëse do të vërejnë zhurmë të pazakontë, banorët duhet të dalin në oborr, ku ndodhet një çangë dhe duhet t’i bien çangës pasi kjo do të largojë fantazmë për dy orë.
Prova do të vazhdojë edhe gjatë natës, ku banorët do të bëjnë roje nëpër shtëpi, të ndarë sipas çifteve përkatëse. Prova duhet të zbatohet me seriozitet nga të gjithë sepse prej saj do të varet drejtpërdrejt buxheti i javës së ardhshme. Në rast se humbasin, ushqimi do t’u përgjysmohet si dhe do të vuajnë mungesën e cigareve.
Pas udhëzimeve të provës, banorët shpërndahen dhe4 duke diskutuar për provën fillojnë që të jenë të kujdesshëm për të kuptuar paralajmërimet e “Fantazmës”.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses