Juliana: Arditi do të jetë i dashuri im jashtë

 Juliana ka vendosur të ngacmojë Arditin në lidhje me Violetën, duke i drejtuar atij pyetje direkte në lidhje me marrëdhënien që ka krijuar aty brënda me të. Sipas saj, ajo mund të jetë duke luajtur dhe po e përdor atë. Arditi i përgjigjet se nuk i pëlqen të flasë për të tjerët në mungesë të tyrë dhe se është në gjëndje të kuptojë, nëse dikush po e përdor apo nëqoftëse një femër është e djallëzuar ose jo. Juliana e pyet nëse ai është i sigurtë për këtë, por Arditi duket se e ka idenë shumë të qartë në kokë. Ata zhvendosen në oborr, ku nisin të flasin për debatet që kanë ndodhur gjatë javës. Juliana i tregon për debatin që pati me Meridianin lidhur me Esidën, se si ajo i kishte dalë në mbrojtje asaj, por e kishte bërë këtë vetëm për faktin se edhe ajo është femër por jo se e ka shoqe. Arditi e ndërpret , duke i thënë se i është neveritur ajo si femër, kjo për shkakun se nuk ndan dot lojën nga realiteti. Ata vazhdojnë të flasin edhe për banorë të tjerë, mirëpo biseda ndërpritet kur Ardijana dhe Daniela afrohen drejt tyre. Daniela i ngacmon, duke i thënë se janë bërë grup. Mirëpo, Juliana e kundërshton duke shtuar se Arditi do të jetë i dashuri i saj kur të dalë jashtë. Arditi reagon shume mirë pasi e degjon këtë dhe për t’u siguruar i pyet vajzat nëse e ka dëgjuar mirë, pasi kur të dalin do të bëjnë edhe dasëm. Biseda mes tyre nuk mbaron këtu, pasi duket se një shaka e tillë i ka frymëzuar të dy, duke e plotësuar me detaje rreth një lidhjeje që edhe mund të funksiononte. Një bisedë që varionte herë në kontekstin e shakasë dhe herë duke pyetur njëri-tjetrin rreth pëlqimeve të tyre.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses