Lindsay Lohan provon të rikthehet

Lindsay Lohan provon të rikthehet Lindsay Lohan kërkon të rikthehet. Aktorja, modelja, këngëtarja e 1001 skandaleve provon të normalizojë jetën dhe karrierën e saj kinematografike me filmin e radhës, “The Canyons”.

“Vajza e praptë e Hollywood-it”, sic shumë e thërrasin tashmë prej vitesh, thotë se nuk ka qenë asnjëherë synimi i saj që të vendoset në qendër të mediave me skandalet e njëpasnjëshme.

“Më kapën me kokainë në moshën 20-vjeçare dhe që prej asaj kohe mediat më përshkruajnë si një konsumatore e rregullt e kokainës, ndërkohë që në të vërtetë mund të ketë ndodhur 4 ose maksimumi 5 herë që unë kam provuar drogën”, thotë aktorja.

27-vjeçarja në një intervistë për "Daily Mail" rrëfen se po përpiqet në maksimum që të vendosë gjërat në vijë, madje për këtë po shmang edhe daljet e shpeshta para kamerave, dhe njëra nga këto ishte edhe zgjedhja për të mos marrë pjesë në premierën e filmit të saj të fundit në Venezia.

“Zgjodha më mirë të qëndroj në shtëpi se sa të prostituoj para kamerave”, thotë ajo.

Lohan është një aktore dhe modele e lindur. U shndërrua në yllin e fëmijëve në moshën 3-vjeçare, ndërsa më vonë në yllin e adoleshentëve. Por gjithë ky sukses do të shkatërrohej brenda pak muajve nga skandalet e drogës, alkoolit, arrestimeve dhe ngujimit në institucionet e rehabilitimit.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses