Bieber e përzënë nga hoteli



Bieber e përzënë nga hoteli
Justin Bieber përfundoi i përzënë nga një hotel në të cilin po qëndronte në Buenos Aires, pasi qëndrimi i tij i krijoi probleme të shumta të tjerëve që pushonin në këtë hotel.

Në përfundim të turit të tij në Brazil, ku 19-vjeçari u pa duke dalë natën nga një shtëpi publike, Bieber udhëtoi për në Argjentinë, ku sapo u mësua emri i hotelit që do të qëndronte, një turmë prej qindra personash u mblodh përpara godinës duke kërkuar Justin.

Nga kati i fundit i hotelit, Bieber doli për të përshëndetur fansat dhe në një përpjekje për t’i kënaqur ata në dy të natës, i këndoi një këngë me megafon.



Sipas “TMZ”, revistës së specializuar rozë, pas trazirave që shkaktoi me prezencën e tij, hotel “Faena” vendosi që t’i kërkonte të largohej nga ambientet e tij, duke shtrënguar këngëtarin që në fshehtësi, së bashku me 25 anëtarët e stafit që e shoqëronin të gjente një vendstrehim tjetër për atë natë.





Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses