“Ujku” i Wall Street: Jam një tjetër njeri

“Ujku” i Wall Street: Jam një tjetër njeri
Në moshë të re, Jordan Belfort ishte një mashtrues i tmerrshëm, që arriti fitime marramendëse në bursën e Wall Street, përmes një skeme pastrimi parash që vinin nga droga, prostitucioni dhe krime të tjera.

Bëhet fjalë për një histori që ka frymëzuar regjisorin Martin Scorsese, i cili do ta sjellë atë së shpejti në kinema nën interpretimin e Leonaro De Caprio, natyrisht në rolin e protagonistit.

Sot Belfort është një këshilltar financiar dhe thotë se nuk do të thoshte kurrë një gënjeshtër dhe që nuk e vret mendjen për zërat se po shmang një detyrim prej 110 milionë dollarësh, duke fshehur fitimet e tij prapa marrëveshjeve për librin dhe filmin mbi jetën e tij.

“Është shumë e çuditshme të akuzohesh për diçka që nuk do ta kisha bërë në miliona vjet. Mendja nuk më punon për gjëra të tilla”, ka thënë 51-vjeçari Belfort.

Në fillim të tetorit, prokurorët i kërkuan gjykatës federale në Brooklyn që të shpallte Belfort fajtor, me pretendimin se ka paguar vetëm 11.6 milionë dollarë nga 110 milionë që ai zotëron nga shkeljet që ka bërë.

Që atëherë prokurorët kanë tërhequr mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje që mund të sheshonte mosmarrëveshjen. “Në njëfarë mënyre, kjo ndihmon filmin, por jo mua”, ka thënë Belfort në një intervistë telefonike me një media amerikane.

Duke komentuar filmin e Scorsese, “Ujku i Wall Street”, që do të dalë në kinema më 25 dhjetor, 51-vjeçari thotë: “Leo është fantastik, një aktor brilant. Unë kalova qindra orë me të. Edhe Martin është brilant gjithashtu”.



Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses