Jennifer Lawrence kritikon Cyrus-in

Jennifer Lawrence kritikon Cyrus-in
Të dyja janë vajza të reja në qendër të vëmendjes, por kanë një sjellje krejt të ndryshme nga njëra-tjetra.

Një ditë pasi Miley Cyrus shkaktoi sërish polemika me veshjen e saj në MTV Europe Awards, Jennifer Lawrence foli për neverinë që i shkakton kultura e të parit të femrave të reja si objekte seksi në industrinë e spektaklit.

Aktorja 23-vjeçare, e cila të hënën ishte e pranishme në premierën e filmit ‘Hunger Games: Catching Fire’, tha se është bërë e zakonshme seksualizimi i femrës në “showbiz”.

Kur u pyet nga BBC për shembullin që jep Miley Cyrus, fituesja e çmimit Oscar tha: “Seksi shet në këtë industri dhe për një arsye që nuk e kuptoj dhe që më neverit, seksualizimi i moshave të njoma shet edhe më shumë.”

Lawrence nuk përmendi emrin e Cyrus, por shtoi: “Disa njerëz ndihen shumë mirë me këtë gjë. Unë personalisht mendohem mirë në pamjen që shfaq në filmat e mi pasi dua t’i jap shembull të mirë vajzave të reja që më ndjekin.”

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)