Shtëpia e mallkuar në Bosnjë- Hercegovinë!


Shtëpia e mallkuar në Bosnjë- Hercegovinë!
Qyteti i vjetër Todorovo, në veriperëndim të Bosnjë e Hercegovinës është i njohur me “shtëpinë e vet të mallkuar”. Banorë e tij thonë se gjatë natës nga “shtëpia e mallkuar” dëgjohen zëra të frikshëm, krisma dhe klithje të tmerrshme. Afër kësaj shtëpie, gjoja, prishen pajisjet teknike, telefonat etj. Të gjitha dyert dhe dritaret e kësaj shtëpie janë të mbyllura me dërrasa Legjenda thotë se në atë vend gjenden varret. Në fund të shekullit 19 –të imamët myslimanë planifikuan që aty të ngrinin një shkollë. Hoxhallarët vendosën tendat, qëndruan disa net dhe pastaj përnjëherë e heshtas u larguan nga Todorovo përgjithmonë
Shtëpia e parë në “themelet e mallkuara” është ndërtuar në fillimin e shekullit të shkuar. Ajo u shkatërrua gjatë Luftës së Parë Botërore e u dogj tërësisht gjat LDB-së, thotë 81 vjeçari Kadir Ibriçiq. Trollin e shtëpisë e kishte blerë Husein Bashiq
Vëllai i Huseinit, Hasani vendosi të ndërtojë sërish edhe pse familja e kundërshtonte. Gjatë luftës së fundit në Bosnjë u pushtua nga ushtarët dhe ata morën nga shtëpia orenditë dhe ia thyen të gjithë xhamat serbët. Pas kësaj aty nuk u vendos askush për shkak të rrëfimeve për “shtëpi të mallkuar, thotë Kadir të cilët vazhdojnë të rrëfehen.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses