Edhe Miranda Kerr ka nevojë për fotoshop( foto)



Edhe Miranda Kerr ka nevojë për fotoshop
Miranda Kerr mori një mësim me vlerë së fundmi; të mos besojë gjithcka që sheh në internet….dhe të njëjtin leksion morën edhe 2.6 milion fansat në rrjetin social Instagram.

Gjithcka ndodhi kur syri i mprehtë i fansave zbuloi se një foto e hedhur prej saj, e shkrepur pas një sfilate të “Victoria’s Secret” në Australi një vit më parë ishte modifikuar.

Në foton origjinale modelja shfaqet më e trashë në bel, ndërsa në versionin e hedhur në Instagram, duke qartë që është vënë dorë mbi foton, duke holluar belin.



Pas shumë pyetjeve të ngritura nga fansat dhe shumë kritikave të marrë prej tyre, Kerr pranoi që fotoja është përpunuar në fotoshop, por mohoi të kishte dijeni për këtë deri në momentin kur vetë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram e zbuluan.

“As që e kisha idenë që kjo foto ishte përpunuar në fotoshop”, shkruajti ajo.

Fotoja është shkrepur në prapaskenat e njërës prej sfilatave të “Victoria’s Secret” në Australi dhe së bashku me Kerr në të janë edhe Doutzen Kroes dhe Alessandra Ambrosio.

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses