Rihanna dorëlëshuar në një klub striptizmi

Revista gossip Radar në versionin online të saj shkruan se të dy këngëtarët janë fotografuar së bashku në një lokal striptizmi të mërkurën…klientë dorëlëshuar.
Sipas kësaj faqeje, cifti i këngëtarëve ka shpenzuar afërsisht 97 mijë dollarë “dorovitje” për striptistët, ndërkohë që revista E! e redukton këtë shifër në 17 mijë dollarë.
Kërcimtarja, Jhonny Blaze, e cila pretendon se kërceu për më shumë se 3 orë për Rihanna-n dhe Drake, thotë se “ata dukeshin më shumë se një çift i këndshëm”. Ajo madje pretendon se në pushimin e këngëve ka biseduar me Rihanna-n mbi modelin e njëjtë të prerjes së flokëve, ndërsa Drake “ishte i zënë duke hedhur para”.
Striptistja thotë se ishte kërkuar nga Rihanna në një nga dhomat private të striptizmit ku sapo kishte hyrë, këngëtarja e kishte pritur me një tufë parash dhe provokime. / Top Channel
Comments
Post a Comment