Reese ul çmimin e shtëpisë me 4 milionë $

Reese ul çmimin e shtëpisë me 4 milionë $ Reese Witherspoon uli me katër milionë dollarë pretendimet e saj, deri në shitjen e supervilës që zotëronte në Ojai, Kaliforni.

Aktorja 37-vjeçare vendosi çmimin e 10 milionë dollarëve për këtë pronësi, e cila shtrihet në një truall të gjerë, ku në mes qëndron një vilë dykatëshe e punuar me gurë të latuar në mënyrë artizanale, rrethuar nga një pishinë e një oborr me gjelbërim.

Vila, një orë me makinë nga Los Anxhelosi, në përfundim u shit për vetëm 5,9 milionë dollarë, pasi çmimi u ul në mënyrë të vazhdueshme deri në paraqitjen e një oferte.



Pavarësisht këtij reduktimi drastik të çmimit, Witherspoon ka fituar gjithsesi 100 mijë dollarë, pasi e bleu vilën për 5,8 milionë në vitin 2008.



Kjo banesë u bë e njohur për martesën private që mbajti Reese me bashkëshortin e saj Jim Toth në të gjatë 2011-s.



Një vit më vonë, në të njëjtën vilë, Reese priti aktorin Robert Pattinson, duke i qëndruar pranë në ditët e para pasi u mësua tradhëtia e partneres së tij, Kristin Stewart. / Top Channel

Comments

Popular posts from this blog

Liberta Spahiu – Profil

Adoleshentja kineze me gjo ksin me te madh origjinal ne bote..

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses