ENCA, E PALODHSHME
Këngëtarja Enca Haxhiu në një intervistë për Express ka thënë se në vitin 2014 do të punojë shumë për të sjell shumë për jetën e saj private. Këngëtarja po ashtu ka thënë se ka raporte të mira me këngëtarët e estradës dhe se nuk është shumë xheloze në ta. Ajo po ashtu ka premtuar që ne këtë muaj të sjell një këngë të re me bashkëpunim gjatë këtij muaji.
Si kalon kjo periudhë e jotja para festave?
Kjo është nder periudhat me më shumë angazhime për mua qoftë ato të jetës personale dhe ato të asaj profesionale. Jam duke punuar shumë për projektet e reja, kam qenë e pranishme në shumë evente, emisione të periudhës të festave sepse kam dashur të jem sa më pranë atyre që me kanë mbështetur këtë vit. Nga ana tjetër po e shijojë atmosferën në maksimum.
Sa je e kënaqur me këto aktivitete?
Periudha e festave të fundvitit është e preferuara ime ndaj gjithmonë argëtohem shumë. Kjo atmosferë me bën të lumtur edhe me të motivuar për të punuar.
Sa je e gatshme të japësh maksimumin duke e ditur që është një lodhje e madhe?
Kur diçka e bën me zemër e me shpirt nuk e mendon shumë lodhjen.
Ke pak kohe që je bërë shumë aktive në muzike, të ka shkuar mendja të heqësh dorë nga ky profesion?
Kurre! Ka pasur vështirësi, pengesa, lodhje por kurrë s’do të hiqja dorë nga muzika sepse është fusha që e dua shumë, kam studiuar, investuar dhe mbi të gjitha jam pritur shumë mire ndaj nuk kam as arsyen më të vogël për të menduar diçka të tillë.
Si është raporti juaj me koleget duke e ditur që xhelozia në estradë nuk ka kufi?
Kam raporte të mira më të gjithë koleget, sinqerisht e vlerësoj punën e tyre sepse e di që kërkon shumë kohe dhe mund për të qenë pjesë e kësaj estrade dhe me vjen mirë kur marr të njëjtën dashamirësi edhe prej tyre.
Enca ke pregaditur disa projekte por edhe te tjera jane ne pregaditje sa je e kenaqur nga keto kenge?
Jam e kënaqur me projektet që prezantova këtë vit sepse realizimi final ishte ashtu siç unë e kërkoja, duke qenë se kam punuar personalisht për çdo këngë në të gjitha fazat e saj...me vjen shumë mirë që çdo këngë e re pritet akoma më mirë se e mëparshmja...Ndërkohë unë kam përgatitur dhe jam ende duke punuar për projektet e gjysmës së parë të këtij viti...Njëra prej këtyre këngëve është një duet ku unë jam e ftuar...Kënga publikohet këto dite dhe klipi do tëe dale në fillim tëe janarit...Besoj se do të pritet shumë mirë...
Pra, viti 2014 do të sjell Encën....?
Akoma më mirë së 2013
Cilat janë dëshirat që u plotësuan vitin që lamë pas dhe cilat janë ato që pret të plotësohen vitin që vjen?
Mund të them se pritshmëritë që kisha këtë vit mu plotësuan ndaj po ndahem e kënaqur më 2013...nuk dua ende ti zbuloj dëshirat e mia për 2014 por di që do të punoj shumë për to.
Dhurata nga babgjysh i Vitit te Ri?
Babagjyshi ka qenë shumë bujar me mua gjatë gjithë vitit hahaaha....
Një mesazh për lexuesit?
Ju uroj të gjithëve nga zemra një vit sa më të lumtur, mbushur më shumë dashuri dhe suksese! Gjithashtu falënderimi më i madh dhe urimet më të ngrohta shkojnë për ata që me mbështesin dhe me bëjnë të lumtur nga dita në ditë...Ju kam xhan!
_645152.jpg)
_92442.jpg)
_405023.jpg)
_237924.jpg)
_936414.jpg)
_658435.jpg)
_523864.jpg)
_637668.jpg)
_654260.jpg)
Comments
Post a Comment