Bradley Cooper: Kam menduar vetëvrasjen

Bradley Cooper: Kam menduar vetëvrasjen Bradley Cooper është një nga aktorët më të mirë të momentit dhe të ardhurat e tij janë marramendëse, por jeta nuk ka qenë gjithmonë e sjellshme me të.

Në një intervistë për revistën ‘GQ’, aktori zbuloi se në fillim të karrierës ka menduar seriozisht vetëvrasjen, atëherë kur ishte pjesë e një seriali televiziv amerikan.

“Në sezonin e parë punoja vetëm 3 ditë në javë dhe kur prisja që në sezonin e dytë të kisha më shumë protagonizëm, më anashkaluan fare. Doja të vrisja veten”, tha Cooper.

Pas disa problemeve me alkoolin, Bradley Cooper nisi të pranonte çdo rol që i ofrohej, duke përfshirë filmin horror ‘Midnight Meat Train’ dhe filmin që u vlerësua si më i keqi i vitit, ‘All About Steve’.

“Tek ‘All About Steve’ takova Sandra Bullock dhe rigjeta veten në ambientin e punës. Më bëri shumë mirë ai film”, tha Cooper.

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)