Stresi e bën “tym” me Fjolla Morinën…(FOTO)

Pas dy sukseseve të tyre me klipet e studios “Threedots”, “Love Story” dhe “Fucking bitch”, Arkimed Lushaj (Stresi) dhe Fjolla Morina do të bashkohen në një këngë të re të titulluar “Tym, Tym”. Dy këngëtarët ndodhen në Kosovë për përfundimet e xhirimeve të klipit, që pritet të publikohet së shpejti. ”Fjolla më zgjodhi mua dhe unë e pranova. Jemi miq të mirë”, tha Sresi. “Klipi do të jetë perfekt në çdo detaj, dhe unë së pari si personazh do bëj tym me këtë këngë, pasi do u tregoj të gjithëve që shfaqem dhe me muzikë ‘house’, pra jam një Stres ndryshe. Më pëlqen ky projekt me Fjollën, pasi kam rastin të dëshmoj që këndoj si të doni, përveç tallavasë”. Vargjet e kësaj kënge do të jenë ironike ndaj kujto që do i djegë dhe janë shkruar nga “Threedots”, pohon Stresi. Le të shohim se sa zhurmë do të shkaktojë ky bashkëpunim i Fjollës dhe Stresit në publik, ashtu si “Fucking Bitch”, një këngë që zgjoi debat të ashpër për shkak të tekstit, fabulës dhe versionit të videos. Ndërkaq, miqësia e saj me Stresin është bërë publike që vitin e kaluar, kur ata u fotografuan tek bënin jetë nate në “Magic 4” në Tiranë.




Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)