
Arnida Çapi mund të quhet me plot gojë avokatja më e famshme në
Shqipëri, mbase jo për backgroundin e saj, por për marketingun që i
është bërë në media dhe rrjetet sociale. Ajo njihet ndryshe edhe si
sekretarja e avokat Ngjelës, të cilën avokati e kandidoi për deputete në
zgjedhjet e 23 qershorit, për llogari të forcës së tij politike “Partia
Ligj dhe Drejtësi”. Arnida, një vajzë shumë seksi, u tregua shumë e
zellshme në fushatën për zgjedhje, por edhe pse nuk mori rezultatin
pozitiv, ajo vijon të jetë pranë avokat Ngjelës. Madje, edhe në
aktivitete që nuk kanë lidhje me partinë apo politikën, avokat Ngjela
shihet i shoqëruar nga Arnida, një femër e hijshme që të bën ta kthesh
kokën kur kalon.
Comments
Post a Comment