“Mbrëmjeve fle e veshur si leopard”

“Mbrëmjeve fle e veshur si leopard” Aktorja Sandra Bullock është nga ato femra që i bëjnë ballë vështirësive. Tre vite më parë i dha fund martesës së saj pasi bashkëshorti e tradhëtonte me një pornostar, megjithatë ajo ka një djalë 3-vjeçar që i jep forcë.

Artistja është rrëfyer lidhur me jetën e saj private në suplementin “Unë Gruaja”. E pyetur për ngjashmëritë që gjenden mes saj dhe personazhit në komedinë “The Heat”, aktorja ka thënë se edhe ajo në jetën e saj është një personazh shumë luftarak. “Zgjohem në mëngjes herët, çoj në shkollë djalin tim dhe përgatis drekën. Mundohem të gjej 2 orë kohë për veten të shkoj në palestër apo të merrem me punët e shtëpisë.”

Më tej, artistja ka vijuar: “Më pëlqejnë shumë udhëtimet dhe djali im është një shoqërues shumë i mirë.”

Shtëpia e Bullock ngjan me atë të një nëne me dhjetë fëmijë: “E kam shumë rrëmujë gjithnjë pasi për ne femrat është shumë e rëndësishme garderoba. Përherë mendojmë që nuk kemi çfarë të veshim”.

Ndërsa për veshjen e duhur para se të shkojë në shtrat aktorja hollivudiane shprehet: “Fle me një palë pizhama të masës XL me dizenjo leopardi, kjo për arsye se djalit tim i pëlqen shumë. I duket sikur një leopard i vërtetë sillet rrotull shtëpisë. Veshjet intime janë kyçur prej kohësh në sirtar.”

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)