Mbesa e Berishës proteston për armët kimike (FOTO)
Fëmijët, bashkë me nipërit e mbesat e ish-Kryeministrit, Sali
Berisha, tashmë janë gjithnjë dhe më të hapur për të na informuar më
shumë me foto nga aktivitetet e tyre në jetën e përditshme dhe po ashtu
nga udhëtimet që bëjnë. Vajza e madhe e Argitës na shfaqet në këtë foto
duke mbajtur pankartë bashkë me ambientalistët, gjatë protestës së tyre
për të kundërshtuar asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri, ku të
pranishmit kishin “veshur” maskat e asgjësimit në shenjë simbolike. Nga
ana tjetër, djali i Berishës, Shkëlzeni, ka postuar në profilin e tij
zyrtar në facebook për herë të parë foto me dy fëmijët e tij, djalin dhe
vajzën. Fotot duket që janë shkrepur në Venecia, qyteti ku Shkëlzeni ka
zgjedhur të pushojë me dy fëmijët e tij këtë vjeshtë. Këto foto vijnë
një javë pasi gazetat botuan një kolazh interesant fotosh, që vajza e
madhe e Argitës kishte realizuar gjatë udhëtimit të tyre familjar në
Verona.





Comments
Post a Comment