Jessica Chastain: Jam e turpshme

Jessica Chastain: Jam e turpshme Jessica Chastain është një nga emrat më të shquar të Hollivudit në tre vitet e fundit falë interpretimit në filmat ‘The Help’ dhe ‘Zero Dark Thirty’, por vetë aktorja ka thënë për revistën ‘Vogue’ se vazhdon të mbetet shumë e turpshme.

“Jam e turpshme dhe nuk e shoh veten si një femër të bukur. Kurrë nuk e kam parë dhe nuk besoj se do e shoh ndonjëherë”, deklaroi Chastain, e cila në filmin e saj më të fundit ‘Salome’ luan rolin e një femre manipuluese dhe provokuese.

Al Pacino, i cili është regjisori i filmit, vërteton deklaratat e aktores: “Më pëlqeu shumë puna dhe koha që kalova me të, por nuk di asgjë për këtë vajzë. Kurrë nuk folëm hapur me njëri-tjetrin për jetën private.”

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)