Cyrus: Po i përfaqësoj shumë mirë femrat

Cyrus: Po i përfaqësoj shumë mirë femrat Miley Cyrus mendon se po i përfaqëson femrat në një mënyrë fantastike.

Këngëtarja 20-vjeçare, e cila kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen me koncertet me pullë të kuqe dhe videot ku shfaqet tërësisht e zhveshur, tha për një radio britanike se njerëzit duhet të mësohen me vajzat që nuk duan t’ia dinë për asgjë.

“Mendoj se po i përfaqësoj shumë mirë femrat. Njerëzit nuk janë mësuar me vajzat që nuk duan t’ia dinë se çfarë mendojnë të tjerët për to. Meshkujt gjithmonë e kanë pasur këtë avantazh, sidomos këngëtarët”, deklaroi Cyrus.

20-vjeçarja radhiti të mirat e punës së saj (“Mund të vesh çfarë të dua dhe të jem ajo që dua të jem”) dhe u tregua e ndërgjegjshme për atë që duan fansat prej saj (“Kur më shohin në televizor, meshkujt nuk e ndërrojnë kanalin pasi e dinë që unë do të jem nudo ose pothuajse nudo. Unë i bëj të shohin televizor.”)..

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)