Bar Rafaelit i "del narkoza"

Bar Rafaelit i "del narkoza"
Vetëm një ditë pasi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një nishani, supermodelja Bar Rafaeli tregoi se është riaftësuar plotësisht.

Izraelitja frekuentoi gjatë ditës një plazh dhe në fotot e postuara në "Instagram", 28-vjeçarja tregoi se nuk i ka mbetur asnjë gjurmë nga narkoza e 24-orëve më parë.

Bar u dëshmua jo vetëm tepër entuziaste dhe aktive në ato imazhe, por edhe tërheqëse si gjithmonë, ndërsa shoqërohej edhe nga një mike e saj.

Në një status të lënë në rrjetin shoqëror, Rafaeli gjithashtu shkruajti: "Parajsa është Toka vetë. Jetoni jetën tuaj".





Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)