Armët kimike, Rama: S'ka arsye për alarm

Armët kimike, Rama: S'ka arsye për alarm


Kryeministri i vendit Edi Rama ka kthyer një përgjigje zyrtare në lidhje me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike ne Shqipëri, duke u shprehur se, vendet e NATO-s, jane ende në diskutim dhe nuk jemi në kushtet kur duhet të marrim një vendim.

Gjate konferencës së perbashket për shtyp qe ka patur me komisionerin Fyle, Rama u shpreh se, ka diskutuar me sekretarin e Shtetit Amerikan për 30 minuta ne telefon, por ende nuk është marrë asnjë vendim.

"Kemi thënë përmes ministrit të Jashtëm, duke iu përgjigjur interesit të medias gjatë vizitës së tij në Francë se jemi kontaktuar nga SHBA dhe në këndvështrimin tim, e kundërta do të ishte shqetësuese që Shqipëria të mos kontaktohej
për një çështje që janë në kontakt të gjitha vendet e NATO-s. Kemi thënë gjithashtu se në fillin e këtyre kontakteve ka pasur një bisedë mes meje dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit për 30 minuta, ku kemi diskutuar për këtë cështje, dhe po ju them që nuk ka asnjë vendim dhe nuk ka asnjë transparencë më shumë se kaq që mund të bëhet për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ne jemi bashkë me vendet e tjera në një diskutim të brendshëm dhe nuk jemi në kushtet kur na duhet të marrim një vendim", u shpreh Rama. 

Kryeministri i vendit tha se vendimi do te ndahet me publikun dhe me Parlamentin. Por ai e mbylli pergjigjen e tij per kete çeshtje duke rikujtuar se Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe se çarmatosja pa lufte e regjimit te Assad dhe ndalimi i importit te plehrave jane dy gjera qe nuk duhet t'i ngaterroje askush.

"Së pari, askush nuk duhet ta harrojë që Shqipëria është anetare e NATO-s dhe për rrjedhojë, mendoj se gjithkush duhet të niset nga ky fakt dhe nga objekti i këtij diskutimi, që është çarmatosja pa luftë në terren e një regjimi vrastar dhe të mos bëjë asnjë krahasim të mundshëm, sepse nuk ka një të tillë me pozicionin tonë shumë të qartë për të shfrytëzuar këto katër vite për të pastruar Shqipërinë nga plehrat, duke nisur nga ndalimi i importit të plehrave", u shpreh Rama.

Rama tha se i 'kujtoj te gjithe shqiptarëve se une jame ne krye te detyres per t'i sherbyer se pari, interesave dhe sigurise kombetare'.

Comments

Popular posts from this blog

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

Liberta Spahiu – Profil

R.I.P. Monica Spear (Miss Venezuela 2004)